Vermiku, në regjistrimet e bëra në rrjedhën e kohës

1531
Sigal

Nga Seri Tushi

Ai ka qenë i banuar para lindjes së Krishtit, domethënë para vitit 1, të epokës sonë. Kjo trevë është banuar që në kohërat e besimit pagan. Kjo vërtetohet nga shumë objekte që janë zbuluar në kohë të ndryshme, si varreza Ilire (varre të mbuluar me një pllakë të madhe guri), të tillë janë zbuluar në qafë të Zvorrit, në Perze tek arat e Tushe. Gjithashtu në zonën e Vermikut ndodhen 5-vende të mira (1 në qafë të varre, 1 në grykë te shkallës Këndrevicës, 1 në Çipin, Guri i Stracës, 1 në Ploda tek përralli i Mëzure, një në Qafë Pishës). Gjithashtu në besimtari Pagane në betime si: Për këtë tokë, për këtë bukë, për syrin e diellit etj… Ajo që vërteton në besëtytni Pagane nga Vermikasit ishin paraqitjet në portat apo qoshet e shtëpive gdhendjet e figurave pagane: Si gjarpri, koka e dhisë, brirët e demit, shqiponja apo lisi për të cilin ka shumë emërtime si: Qafa e Lisit, Shtegu i Panjës, Bregu i lisit, Qafa e Thanës, Shtegu i Thanës, Lisi Kryq (këto e kanë origjinën që nga Dushku i lashtë i Dodonës).

Me lindjen e fesë krishtere nga viti 1 deri ne vitin 1700 të epokës sonë Vermiku ka qenë i banuar. Kjo vërtetohet nga emërtimet si: Manastir, Qafa e Shënmitrit, Lëmi i Jorgos, Qafa e Gogos etj… Gjithashtu në këtë periudhë ne Vermik ka pasur 2 kisha: 1 në Bletaj dhe 1 në qendër të fshatit.

Me lindjen e fesë Myslimane gjatë fillimit të shekullit 18 Vermiku u kthye ne fenë Myslimane. Në qendër te fshatit në vend të Kishës u ndërtua një Xhami madhështore me mure rrethues, me minare ku u mbollën dhe 2 rrepe të cilët janë edhe sot. Njeri nga këta rrepe u quajt rrapi i burrave ose rrapi i kuvendeve sepse këtu mblidheshin burrat e fshatit dhe vendosnin për gjithçka. Tani po japim disa të dhëna gjatë regjistrimeve të banorëve dhe pasurisë vermikase në periudha të ndryshme historike.

Regjistrimi i vitit 1431 në kohën e vendosjes së Sundimit Osman

Vermiku ndodhet me emrin Vervenik I ndarë në dy pjesë. 24 hane ( shtëpi) plus një grua e ve, gjithsej 25 shtëpi te lidhura me Kirelash ( do të thotë Kurvelesh), taksa 1229 akce ( para turke). Këto 25 familje kanë banuar në Vervenik ose Vërmikun e sotëm. Fshati Vervenik me banim në Boder tek kalaja e Boderit që gjithë kohën është quajtur Kalaja e Vermikut. Hane ( shtëpi) 11, taksa 614 akce. Përveç Vermikut që del me 36 shtëpi të banuara në Vermik e Boder, në këtë periudhë dalin edhe fshatra si: Bileni (Bolena) 6 shtëpi paguan 600 akce. Kuç 48 shtëpi, Progonat 6 shtëpi, Smokthinë 19 shtëpi, Derbaç (Tërbaç) 18 shtëpi, Borsh 23 shtëpi, Lepenicë 30 shtëpi, Nivica 40 shtëpi.

Regjistrimi i pasurisë në fshatin Vervenik (Vermik) bagëti të imta

15 000 krerë, bagëti të trasha: Qe, Lopë, kafshë pune 213 krerë, 3 vreshta, 114 koshere bletësh primitive. Regjistrimi tjetër është bërë nga Qeveria e Vlorës më 1913. Në këtë regjistrim Vermiku kish 91 shtëpi (familje) me 853 banorë. Varej nga Prefektura e Gjirokastrës dhe Komuna Gusmar. Numri i bagëtive të imta ish 6730 krerë. Kryefamiljarët ishin: Kadri Zenel Zhupaj, Qamil Tushi, Rremkë Tushi, Mete Tushi, Memo Dhrami, Nexhip Kondi, Muço Cani, Zylfo Sela, Xhafer Sela, Breshan Sela, Hairo Toli, Muço Gjoni, Beshir Gjoni, Selim Gjoni,Ali Gjoni, Mane Gjoni, Sefedin Hania, Veip Hania, Jashar Hania, Zoto Habili, Bejo Çiraku, Faslli Çiraku, Difo Braka, Adil Kashta, Xhafo Gjoka, Ceno Veshi, Qerim Veshi, Pajo LLoi, Sheremet Lloi, Dino Balaj, Halim Balaj, Isuf Boçi, Sulo Kolila, Myftar Kolila, Ramadan Xhezo, Cane Çela, Mersin Çela, Jakup Koçerri, Ali Koçerri, Hyso Koçerri, Pronjo Robi, Qazim Zheku, Evel Mëzuri, Haxhi Mëzuri, Hakim Mëzuri, Muho Mëzuri, Telo Mëzuri, Emin Mëzuri, Gani Mëzuri, Rushan Mëzuri, Mero Bleta, Hamza Bleta, Ramadan Bleta, Hyso Bleta, Toto Capo, Etem Capo, Toro Laba Xhuveli, Hadër Hasan Alimuçi, Alem Alimuçi, Rait,Alimuçi, Velo Alimuçi, Subi Hallo, Ҁarçan Alimuçi.

Në vitin 1941 në regjistrimet nga Italia Vermiku del me 78 shtëpi. Bagëti të imta 9600, bagëti të trasha 321. Një vit e gjysmë para kolektivizimit të ekonomisë, krijimit të kooperativës ne shtator 1955 u bë regjistrimi i popullsisë dhe pasurisë. Në këtë regjistrim fshati Vermik kish pesëdhjetë e pesë familje dhe 267 banorë.

Familjet ishin:

-Ne lagjen Përze 17 familje,

-Ne fshatë qendër 24 familje,

-Në Manastir 14 Familje.

Ndërsa për pasurinë po japim më kryesoret:

-Bagëti të imta (dhen e dhi ) gjithsej 4870 krerë,

-kafshë ngarkese mushka 41 krerë,

-Qe pune 48 krerë,

-Lopë e vic 87 krerë ,

-Bletë 365 koshere primitive.

Gjithashtu dhe mijëra drurë frutorë si: hardhi, qershi, ftoj, shegë, fiq, mana, arra e të tjera.

Në vitin 1991 sistemi kolektiv u shemb dhe filluan marrëdhëniet kapitaliste dhe ekonomia e tregut. Kështu pasuria e kooperativës u nda për familjet që ishin anëtare të kooperativës në këtë kohë. Pra, u ndanë katër kope dhi, gjithsej 1200 krerë dhe një kope dhen 250 krerë. Pasuria u nda sipas frymëve (çdo frymë 6 kokë dhi dhe një kokë dele. Çdo 6 shtëpi 1 ka pune dhe çdo familje 2 dynymë tokë, kurse kullotat secili të vetat. Në këtë kohë Vermiku përbëhej nga 41 familje me afërsisht 215 persona. Të 41 familjet u larguan nga Vermiku gjatë vitit 1992-97, të cilat u vendosën në këto vendbanime . Në Vlorë 25 familje (15 në Hambare , lagja “kushtrimi”, 5 familje tek Plazhi i vjetër, 5 familje në Qafë të Topit lagja “15 Tetori”)

Në Babicë të vogël 15 familje (5 familje në Babicë të vogël fshati i mëparshëm, kurse 10 familje u vendosën në jug të fshatit duke krijuar një lagje te re krejt vermikase)

Një familje, Azem Tushi, në Lubonjë. Një familje në Risili, Zyber Xhyheri.

Duke analizuar numrin e familjeve dhe të pasurisë rezulton se numrin më të madh, Vermiku e ka pasur në vitin 1913, gjithsej 91 familje qe jetonin në Vermik, kurse pasurisë më të madhe e ka pasur në vitin 1431. Gjatë viteve popullsia ka rrjedhur duke emigruar në Vlorë. Vetëm në luftën italo-greke 1914-1916, ku u shpërngul gjithë Kurveleshi dhe Vermiku për në Vlorë dhe rrethinat e saj. Nga Vermiku nuk u kthyen më në Vermik pas luftës, por qëndruan në Vlorë 18 familje. Po kështu dhe në luftën e dytë italo-greke 1940-1941 në Vermik nuk u kthyen 22 familje, të cilat qëndruan ne Vlorë. Ndërsa, pasi u krijua kooperativa në Vermik ndërmjet vitit 1957 deri ne 1962 u larguan nga Vermiku 28 familje, të cilat u vendosen ne Babicë të vogël dhe 4 familje në Risili.

Kurse nga viti 1920-1940 janë larguar nga Vermiku në emigracion në Amerikë e gjetkë 46 persona prej tyre 6 familje.

Nga këta 17 prej tyre nuk u kthyen, por qëndruan andej. Një pjesë e tyre mbajnë lidhje me njerëzit e tyre këtu ne Shqipëri edhe sot.

Në vitin 2002 u krijua shoqata atdhetare-kulturore “Vermiku’’ në regjistrimin e anëtareve të kësaj shoqate rezulton si me poshtë:

Familje vermikase, gjithsej 373 me një popullsi 1500 banorë te cilët jetojnë në keto vendbanime:

– Në Vlorë Brenda në qytet 160 familje me këta mbiemra: Tushi, Robi, Veshi, Toli, Gjoni, Kolila, Dhrahmi, Gjoka, Bala, Ania, Capi, Sela, Koçerri, Zheku, Brahimi, Habili, Çiraku, Kashta, Lloi, Boçi, Xhyveli, Halla, Alimuçi.

– Në Babicë të Vogël 83 familje me këta mbiemra: Koçerri, Ania, Mëzuri, Alimuçi, Abili, Gjoni, Tushi, Capi, Sela.

– Në Risili 24 familje: Bleta, Capi, Sela, Xhuveli.

– Në Tiranë 56 familje: Çiraku, Lloi, Tushi, Alimuçi, Xhuveli, Ania, Kondi, Braka, Bleta, Mëzuri, Sela, Boçi, Veshi, Koçerri.

– Në Fier 4 familje: Bleta dhe Çiraku.

– Në Elbasan 6 familje: Çela, Cani, Bleta dhe Zheku.

– Në Durrës 3 familje: Çiraku, Bleta.

– Në Gjirokastër 3 familje: Hania, Cela.

– Në Emigracion të vjetër e të ri 34 familje: