10 vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

562
Sigal

Një delegacion i Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë

Një delegacion i Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, me në krye Shefin e tij, gjeneralkolonel të Forcave Ajerore Christo Christodoulou, ishte i pranishëm në aktivitetet festive për 10vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, të cilat u organizuan në Tiranë më datën 28 dhe 29 mars 2019. Në këto aktivitete ishin gjithashtu të pranishëm Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, znj. Eleni Sourani si dhe Atasheu Ushtarak i Greqisë në Tiranë,  gjeneral brigade Christos Bakirtzis.
Pjesëmarrja e delegacionit u shoqerua nga prania e Njesisë Flamurmbajtëse të Brigadës së Tetë të Motorizuar, si dhe nga fluturimet e dy avionëve luftarakë  Grekë F-16. Në vazhdim të aktiviteteve, Shefi i Shtabit të përgjithshëm të FA të Shqipërisë, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, priti zyrtarisht Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë  në selinë e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, në kuadër të së cilës u diskutuan ceshtje të  bashkëpunimit ushtarak midis dy vendeve.