Vënia e trashëgimisë kulturore nën Ministrinë e Ekonomisë një marrëzi e “Tranzicionit Shqiptar”

29

Flet Cafo Boga, ish-anëtar i bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim: Qeveria vendosi të reduktojë më tej sipërfaqen e mbrojtur me një total prej 800 hektarësh në Butrınt. Pavarsisht studimit Ministrinë e Kulturës mbajti 150 ha dhe për 650 hektarë ka bërë marrëveshje të fshehta me miqtë e saj për një fshat turistik. Ja pse SHBA lejuan Shqipërinë të përkeqësimin e pluralizmit politik dhe mbështetiliderët autokratë

Qeveria vendosi të reduktojë më tej sipërfaqen e mbrojtur me një total prej 800 hektarësh, pavarësisht rekomandimit të një studimi të përbashkët të AADF-it me Ministrinë e Kulturës për një sipërfaqe të komprometuar prej vetëm 150 hektarësh. Mesa duket, për këto 650 hektarë shtesë të shkëputur, qeveria tashmë ka bërë marrëveshje të fshehta me miqtë e saj dhe se plane të caktuara për një fshat turistik janë duke u zhvilluar

Sigal

“Ishte koha më e mirë, ishte koha më e keqe, ishte epoka e mençurisë, ishte epoka e marrëzisë, ishte epoka e besimit, ishte epoka e mosbesimit, ishte stina e dritës, ishte stina e errësirës, ishte pranvera e shpresës, ishte dimri i dëshpërimit…” Charles Dickens

Pas katër dekadash sundimi komunist, në vitin 1990, Shqipëria filloi tranzicionin drejt demokracisë duke sjellë shpresë për ndryshime të mira. Populli shqiptar kishte vuajtur shumë, jo vetëm gjatë regjimit të fundit, por pothuajse që nga viti 168 p.e.s., kur Perandoria Romake përmbysi mbretin e fundit Ilir Gentin (Gentius). Sot, tridhjetë e tre vjet pas regjimit komunist, vendi ka pësuar disa reforma rrënjësore; ajo ka zbatuar një sistem pluralist demokratik dhe e ka kthyer vendin në një shoqëri të gjallë që është e hapur ndaj pjesës tjetër të botës. Por Shqipëria gjithashtu është goditur nga politika e polarizuar rëndë, ngritja e diktatorëve, korrupsioni në çdo aspekt të jetës, varfëria në pjesët e margjinalizuara të shoqërisë, emigracioni i pandalshëm dhe shterrimi i trurit të intelektualëve dhe të rinjve, grindjet sociale, dhe kërkimi i përgjegjësive. Prandaj, tranzicioni i Shqipërisë drejt demokracisë nuk ka qenë një kalim i qetë, por më tepër i trazuar, duke filluar me ngritjen dhe rënien e skemave piramidale që çuan në trazira të mëdha të gjithë vendin, pastaj ndjekur nga lufta në Kosovë, ngritja e despotizmit brenda partive politike, dhe në fund shkatërrimi i opozitës. Për dhjetë vitet e fundit, vendi është qeverisur nga Partia Socialiste, e komanduar nga një lider karizmatik dhe mjaft i aftë, i cili tashmë ka konsoliduar mjaft pushtetin, sa shumë besojnë se ai po e çon vendin drejt diktaturës. Shkencëtarët politikë si Juan José Linz dhe Samuel P. Huntington identifikojnë atributet kryesore që përcaktojnë strukturën e pushtetit të një diktature, duke përfshirë një lider të vetëm ose një grup të vogël liderësh, ushtrimin e pushtetit me pak kufizime, pluralizëm të kufizuar politik dhe masë të kufizuar mobilizimi. Për një udhëheqës të zgjedhur në mënyrë demokratike, arritja e pushtetit absolut nuk është diçka e lehtë; kërkon guxim, imagjinatë, dinakërinë, fuqinë e bindjes dhe, kur është e nevojshme, përdorimin e forcës. Megjithatë, demokracitë në shumë vende nuk janë gjithmonë më të preferuara se diktaturat, sepse nëse alternativa është kaosi, njerëzit preferojnë diktaturat, gjë që shpjegon nostalgjinë për disa sundimtarë të tillë. Çdo diktator aspirant që rivendos rendin, qoftë edhe me detyrim, ka të ngjarë të fitojë mirënjohjen e popullit të tij.

Shqipëria është me fat që ka pasur Shtetet e Bashkuara të Amerikës si mbështetëse dhe mentore në rrugëtimin e saj drejt demokracisë. Me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, Shqipëria u bë anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), e cila përfitoi jashtëzakonisht shumë për sigurinë dhe stabilitetin politik të vendit. Për më tepër, angazhimi i drejtpërdrejtë i NATO-s në Ballkan siguroi stabilitet dhe e pengoi rajonin të shkonte në një humnerë te pafund. Duke pasur parasysh faktin se Shtetet e Bashkuara jo vetëm që kanë mbajtur një sy vigjilent mbi Shqipërinë, por kanë luajtur edhe një rol kryesor në procesin e transformimit të saj, prandaj lind pyetja: pse Shtetet e Bashkuara e lejuan Shqipërinë të dalë nga binarët e një procesi legjitim të transformimit demokratik, përkeqësimin e pluralizmit politik, rritjen e korrupsionit, grindjet sociale, dhe lejuan liderët politikë shqiptarë të bëhen autokratë? Shumë besojnë se Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur liderët shqiptarë mbi institucionet e vendit, në këmbim të stabilitetit në vend dhe në rajon.

Duke vlerësuar se ku ndodhet Shqipëria sot pas më shumë se tridhjetë vitesh transformim, është e lehtë të konkludohet se janë bërë punë shumë të mira, por janë bërë edhe disa të këqija, ka gjithashtu dhe ndodhi të shëmtuara që çdo shqiptar duhet të ndihet i turpëruar. Kjo është arsyeja pse mendova ta filloja këtë artikull me paragrafin e hapjes së novelës të Charles Dickens, A Tale of Tëo Cities (Një Tregim për dy Qytete), i cili përdor fjalinë e famshme “Ishte koha më e mirë, ishte koha më e keqe” për t’i dhënë tonin novelës dhe për të pasqyruar natyrën e kundërt të epokës në të cilën zhvillohet historia. Morali i kësaj novele mund të interpretohet në mënyra të ndryshme, por një interpretim është se gjërat nuk janë gjithmonë ashtu siç duken. Dikush që duket se nuk është i mirë dhe i pavlerë mund të bëhet më i drejti. Individët që duket se kërkojnë drejtësi mund të jenë gjakatarë në fund. Dickens pohon besimin e tij në mundësinë e ringjalljes dhe transformimit si në nivel personal ashtu edhe në atë shoqëror. Novela përfundon me një notë pozitive duke arritur në përfundimin se personazhet e mbijetuar gjejnë një masë paqeje dhe lumturie. Le të shpresojmë që besimi i Dikensit në mundësinë e ringjalljes dhe transformimit të jetë i vërtetë edhe për shqiptarët dhe që brezi i ardhshëm të gjejë paqe dhe lumturi më të mirë brenda vendit të tyre – Shqipërisë.

Tani le të flasim diçka për temën kryesore të këtij artikulli, që është prezervimi dhe mbrojtja i aseteve historike dhe kulturore shqiptare dhe rreziku i perceptuar për shkak të disa veprimeve të pakujdesshme të qeverisë, duke përfshirë privatizimin dhe komodifikimin e parashikuar të aseteve të trashëgimisë kulturore. Ideja e përfshirjes së sektorit privat në menaxhimin e aseteve kulturore dhe historike në Shqipëri filloi me Fondin Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve (AAEF) dhe më vonë Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit (AADF) duke i ofruar Ministrisë së Kulturës një ndihmë në menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit, duke qenë parku më i rëndësishëm arkeologjik dhe kulturor në Shqipëri. Modeli ekzistues i menaxhimit ishte i pamjaftueshëm dhe pothuajse kishte dështuar në çdo aspekt, nga menaxhimi bazë deri te sigurimi i burimeve të mjaftueshme financiare. Fondacioni i krijuar më parë i Butrintit pushoi efektivisht veprimtarinë në vend në vitin 2012 dhe me këtë përfundoi edhe plani afatgjatë i rënë dakord me qeverinë për menaxhimin e ardhshëm të zonës. Ishte për shkak të këtij ngërçi që fillimisht AAEF dhe më pas AADF e panë të arsyeshme të ofronin një ndihmë në formën e përmirësimeve të menjëhershme të terrenit dhe fondeve për të ndihmuar Ministrinë e Kulturës në përgatitjen e një Plani të Menaxhimit të Integruar (IMP) që duhej zhvilluar profesionalisht duke u bazuar në modelet e zbatuara dhe praktikat më të mira. Bordi i Drejtorëve të AAEF/AADF, megjithatë, asnjëherë nuk miratoi dhe as diskutoi marrjen e përgjegjësisë së qeverisë për qeverisjen e zonës së Butrintit. Çdo ide e tillë e tentuar mund të jetë përpunuar mes Kryetarit të AADF, dy CEO-ve dhe qeverisë aktuale. Për më tepër, as drafti i IMP-se dhe as ligji i ri të cilët AADF i ka financuar, nuk u shperndanë asnjëherë te anëtarët e Bordit, megjithëse CEO’s dhe Kryetari i Bordit ishin të detyruar ta bënin atë. Tani kuptohet qartë pse – sepse ligji i ri lejon krijimin e një fondacioni jofitimprurës, në këtë rast nën direktivën e AADF, për të hequr vetëm pasurinë e trashëgimisë (Zonën A3) te Butrintit, duke lënë pjesën tjetër të parkut kombëtar nën strukturën aktuale të menaxhimit të qeverisë. Kjo është në kundërshtim me rekomandimin e IMP-së që i gjithë Parku Kombëtar (Zona A3 dhe Zona Buferike) “duhet të funksionojë si një njësi për të mirën e të dy mjediseve, si dhe për vizitorët, dhe mbi të gjitha, për njerëzit që jetojnë dhe punojnë aty.” Më duhet të ritheksoj se Bordi i AADF-it, në të cilin kam shërbyer si anëtar themelues, miratoi vetëm konceptin dhe i ndau burimet financiare menaxhmentit për një studim dhe kërkim të thelluar, si dhe punësimin e konsulentëve të nevojshëm për të ndihmuar në përgatitjen e draftit të IMP-se, por jo për të zotëruar dhe operuar trashëgiminë e qytetit te vjetër. Eshtë e panevojshme të thuhet se as Bordi dhe as drejtuesit e AADF nuk kishin njohuri apo përvojë të gjerë në fushën e ruajtjes ose menaxhimit të zonave arkeologjike dhe të trashëgimisë kulturore. Por ka edhe diçka tjetër që duhet cituar; IMP rekomandoi prerjen e rreth 150 hektarëve të parkut si territor i komprometuar që nuk kishte më kuptim të mbrohej. Megjithatë, qeveria vendosi të reduktojë më tej sipërfaqen e mbrojtur me një total prej 800 hektarësh, pavarësisht rekomandimit të një studimi të përbashkët të AADF-it me Ministrinë e Kulturës për një sipërfaqe të komprometuar prej vetëm 150 hektarësh. Mesa duket, për këto 650 hektarë shtesë të shkëputur, qeveria tashmë ka bërë marrëveshje të fshehta me miqtë e saj dhe se plane të caktuara për një fshat turistik janë duke u zhvilluar. Për detaje të mëtejshme në lidhje me çeshtjen e Butrintit, ju lutemi lexoni artikujt e mi të mëparshëm: Mjaft është mjaft: Larg duart nga trashëgimia jonë kulturore dhe Saga e vazhdueshme në lidhje me Butrintin.

Kjo është arsyeja që marrëveshja e parashikuar mes qeverisë dhe AADF-it ka krijuar një bujë të tillë në Shqipëri, sa çështja tani është në Gjykatën Kushtetuese për t’u vendosur. Kur bëhet fjalë për ruajtjen e pasurive kulturore dhe historike, shumica e shqiptarëve nuk i besojnë qeverisë aktuale, sepse nën flamurin e progresit ajo ka përdhosur një sërë pasurish të tjera kulturore, si Teatri Kombëtar dhe Piramida e Hoxhës. Gjithashtu edhe AADF-i e ka humb kredibilitetin si një fondacion që punon për të mirën e Shqipërisë, pa u përfshi në politikë të vendit, sikurse funksionoi dhe punoi paraardhësi i saj, AADF, prandaj çdo partneritet i saj me pushtetin e tanishëm dyshohet nga një pjesë e madhe e publikut.

Njoftimet e Fundit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, para pak ditësh njoftoi për ngritjen e një ministrie të re, të cilën e etiketoi si Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Ministria e re do të përfshijë degën e ekonomisë, e cila deri më tani ishte në varësi të Ministrisë së Financave. Në Ministrinë e sapokrijuar do të shkrihen Ministria e Kulturës dhe Ministria e Inovacionit, të cilat deri më tani ishin ministri të pavarura. Sipas kryeministrit Rama, bashkimi i tre ministrive në një nuk është bërë për të hequr ministra të respektuar nga postet e tyre, por për të ndërtuar një strukturë të re për të akomoduar nevojat në zhvillim të vendit. Për më tepër, ai ritheksoi se kjo është bërë në një përpjekje për të forcuar koordinimin midis këtyre tre segmenteve të ekonomisë dhe për të ecur drejt një qasjeje të integruar të qeverisë në dritën e epokës dixhitale dhe kulturës duke e kthyer atë në një pasuri ekonomike. Riorganizimi i qeverisë nuk është i ri për kryeministrin Rama. Shtatorin e kaluar, sapo Kuvendi u mblodh pas pushimeve verore, ai shpalli riorganizimin më të madh që kur Partia Socialiste mori pushtetin në vitin 2013, ku pesë ministra u larguan, shtatë ministra të rinj u emëruan, u bë shpërbërja e një ministrie dhe krijimi i një të reje. I shtyrë nga skandalet që përfshinin qeveritarët e tij në atë kohë, ai theksoi nevojën që institucionet qeveritare të luftojnë korrupsionin në të gjitha nivelet, të zgjidhin problemet e vendit dhe të mos i shtojnë ato. Ai u bëri thirrje ministrave që të jenë profesionistë të ndershëm dhe të përkushtuar dhe të mos bien në grackën e skemave të pasurimit të shpejtë- prandaj a mund të mos jetë kush dakord me këtë, por çfarë ndodh në realitet?

Nuk është e pazakontë që kryeministrat e një vendi të riorganizojnë kabinetin e tyre duke riorganizuar ministra dhe emëruar të tjerë, por zoti Rama ka zëvendësuar disa prej ministrave të tij pasi kanë shërbyer vetëm për një periudhë të shkurtër, madje edhe para se publiku t’i njohë ata. Për më tepër, arsyeja për këtë nuk është gjithmonë e qartë, duke lënë vend për shumë dyshime dhe spekulime. Disa njerëz besojnë se këto ndryshime janë bërë për të arritur një qëllim specifik- për t’i shtuar një dramë natyrës rutinë të punës së tij – por shumica besojnë se ato rrjedhin nga një hetim i vazhdueshëm nga autoritetet për skandalet e qeverisë, abuzimin me pushtetin dhe korrupsionin politik. Z. Rama ka treguar vazhdimisht se merr meritat për sukseset e qeverisë së tij, ndërsa dështimet dhe skandalet u atribuohen atyre individëve të kapur në veprime të paligjshme. Një tjetër sjellje e dyshimtë e zotit Rama është mënyra se si ai zgjedh kabinetin e tij, duke emëruar njerëz që nuk janë të njohur për publikun dhe aq më pak ekspertë të fushës për të cilën janë emëruar. Normalisht, procesi i punësimit të njerëzve më të kualifikuar për t’i shërbyer qeverisë ndjek qasjen e biznesit të korporatës duke u fokusuar në tre “K”, karakterin, kompetencën dhe kiminë. Në mënyrë tipike, ngritja e kabinetit nënkupton zgjedhjen e kandidatëve më të mirë për të adresuar nevojat e sektorit të cilin ata do të menaxhojnë, dhe që mundësisht të kenë një sfond politik. Siç ndodhi me administratat e mëparshme, edhe për Z. Rama, kjo nuk ka qenë normë; mjafton kimia dhe besnikëria ndaj kryeministrit për t’u bërë ministër. Procesi i vendimmarrjes drejtohet vetëm nga zoti Rama, sepse Partia Socialiste në pushtet është bërë thjesht një vulë gome për të aprovuar vendimet e tij. Për këtë arsye, shumë e shohin Shqipërinë si duke dalë nga binarët e demokracisë dhe duke shkuar drejt diktaturës.

Riorganizimi i fundit i ministrave, veçanërisht eliminimi i Ministrisë së Kulturës dhe shkrirja e saj në Ministrinë e sapoformuar të Ekonomisë, ka ndezur një debat të madh, sepse ata e shohin këtë si një lëvizje të palogjikshme me potencial për të rrezikuar trashëgiminë historike dhe kulturore të shqiptarëve. Vënia e trashëgimisë kulturore nën Ministrinë e Ekonomisë nuk është vetëm një konflikt interesi i perceptuar, por një shkelje flagrante e përgjegjësisë fiduciare të qeverisë, pasi i hap derën komodifikimit të aseteve kulturore dhe historike për maksimizimin e fitimit, asete që përndryshe i përkasin shtetit dhe jo qeverisë.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike në opozitë dhe deputetja, zonja Ina Zhupa, thotë se vendimi për bashkimin e Ministrisë së Kulturës me Ekonominë dhe Inovacionin është bërë për të lehtësuar koncesionet në trashëgiminë kulturore për të maksimizuar fitimin, gjë që padyshim do të çojë për shkatërrimin e trashëgimisë kulturore. Armiqësitë e krijuara nga koncesionet e fundit të zonës arkeologjike të Butrintit të trajtuara nga Ministria e Kulturës, roli i së cilës është ruajtja dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore kombëtare, me sa duket i ka dhënë Kryeministrit idenë e shkrirjes së Ministrisë së Kulturës në Ministrinë e Ekonomisë, si një model më i përshtatshëm. për privatizimin e pasurive kulturore. Në listën për një eksplorim të tillë janë Pallati i Brigadave, Amfiteatri i Durrësit, Porto Romano dhe shumë të tjera që do të pasojnë. Znj. Zhupa shtoi më tej se ndryshimet në qeveri nuk janë bërë për të përfituar industria e turizmit siç pretendon qeveria; përkundrazi, ato lidhen drejtpërdrejt me ndryshimin e Ligjit për Zonat e Mbrojtura që do të mundësojë aktivitete ndërtimore në parqe kulturore dhe zona të tjera të mbrojtura. Ndonëse disa në media që janë në linjë me Partinë Socialiste nuk shohin asgjë të keqe me bashkimin e këtyre ministrive, ata e shohin atë si një ndryshim që do të përfitojë drejtpërdrejt nga turizmi. Për Zhupën “bashkimi i kulturës dhe ekonomisë tregon formalizimin e trajtimit të trashëgimisë kulturore si mall tregu dhe koncesionet si metodë pune”. Ajo po pret me padurim vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me çështjen e Butrintit dhe është e bindur se Gjykata do ta shpallë të pavlefshme këtë koncesion dhe do të ndalojë përdhosjen e mëtejshme të trashëgimisë kulturore për qëllime të fundit tregtare dhe korrupsion.

Roli i Sektorit Privat në Trashëgiminë Kulturore

Pjesërisht për shkak të nevojës fiskale, si dhe shkëmbimit të vazhdueshëm të ideve dhe përvojave se cilat strategji duket se funksionojnë në mënyrë efektive, disa vende kanë luftuar me idenë e përfshirjes së sektorit privat në ruajtjen dhe menaxhimin e trashëgimisë. Ideja ka ngjallur një debat të gjerë dhe jokonsistent në të gjithë vendet, i cili ka ndryshuar në bazë të perspektivës së rolit të perceptuar të shtetit dhe tregut të lirë. Sipas Bruce A. Seaman nga Universiteti Shtetëror i Georgias (Xhorxhias), debati rreth privatizimit dhe trashëgimisë kulturore ka qenë më dramatik në Itali, Greqi dhe Francë, dhe ka gjeneruar interpretime dhe apele të nxehta për procese më transparente dhe një studim më të plotë të një çështjeje kritike dhe implikimet për vendet e trashëgimisë. Megjithatë, ekziston një konsensus në rritje se sektori privat është një plotësues jetik i rolit tradicional të sektorit publik në ruajtjen e trashëgimisë në formën e sponsorizimit financiar, si dhe dhurimit të mallrave dhe shërbimeve në natyrë, së bashku me dispozitën më të fundit të shërbimeve të menaxhimit edhe ndaj aseteve kulturore shtetërore.

Duke elaboruar mbi temën, z. Seamans shprehet se “Greqia dhe Mbretëria e Bashkuar ofrojnë shembuj të shkëlqyer të qasjeve të ndryshme ndaj përfshirjes së sektorit privat në ruajtjen e aseteve të trashëgimisë në formën e antikiteteve (zakonisht të përcaktuara gjerësisht për të përfshirë të gjitha veprat e arkitekturës, skulpturës, vepra grafike dhe të tjera të artit dhe gurë e monedha të çmuara) me klima ligjore krejt të ndryshme për sa i përket legjislacionit arkeologjik. Greqia i konsideron të gjitha këto asete pronë të shtetit dhe vendos një lloj kufizimi të rreptë në kontrollin privat të burimeve të tilla që janë gjithashtu të zakonshme në Amerikën Qendrore dhe Jugore si dhe në vende të tjera të Mesdheut. Në Greqi, koleksionet private të antikave lejohen me leje nga Ministria e Arsimit dhe koleksionistët duhet të mbajnë një inventar të detajuar. Qasja në koleksione të tilla private duhet t’i jepet Ministrisë nëse kërkohet. Gërmimet në terren kërkojnë gjithashtu autorizim; shkatërrimi ose dëmtimi i antikave dënohet rëndë; dhe shitjet e antikave janë rreptësisht të rregulluara përmes qeverisë që ruan të drejtën për të parandaluar çdo shitje që konsiderohet kundër interesit publik. Pavarësisht këtyre përpjekjeve, plaçkitjet dhe kontrabanda mbeten probleme serioze dhe zhvillimi ekonomik i sektorit privat dhe interesat bujqësore ndonjëherë kërcënojnë vendet historike.”Ndoshta ky do të ishte një model i mirë edhe për Shqipërinë?

Në të kundërt, në Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Australi, ku monumentet dhe asetet e trashëgimisë kulturore janë në pronësi publike dhe private, qasja është e ndryshme. Pronarët privatë inkurajohen nga shteti të vazhdojnë ruajtjen e aseteve të tyre kulturore, i cili rezervon të drejtën për t’i blerë ato nëse ato ofrohen për shitje. Në Mbretërinë e Bashkuar, për shembull, është miratuar legjislacioni që deklaron se në zonat e përcaktuara si zona me rëndësi arkeologjike, kërkohet njoftim paraprak për çdo aktivitet që mund të ndikojë në pasuri të tilla. Në Shtetet e Bashkuara, ekzistojnë tre lloje të pasurive të trashëgimisë kombëtare: Parqe Kombëtare, Monumente Kombëtare dhe Zona të Trashëgimisë Kombëtare, të gjitha të krijuara nga Kongresi Amerikan. Parqet Kombëtare dhe Monumentet Kombëtare janë toka në pronësi dhe menaxhim federal, të administruara dhe operuara nga Shërbimi i Parkut Kombëtar, pjesë e Departamentit të Brendshëm. Zonat e Trashëgimisë Kombëtare që nuk janë në pronësi federale menaxhohen nga qeveritë shtetërore, organizatat jofitimprurëse ose korporata të tjera private. Shërbimi i Parkut Kombëtar ofron një rol këshillues, planifikim teknik të kufizuar dhe ndihmë financiare. Ekzistojnë ligje federale dhe shtetërore të miratuara për të mbrojtur parqet kombëtare, monumentet dhe zonat e trashëgimisë.

Pavarësisht dallimeve filozofike që vazhdojnë të karakterizojnë debatin rreth rolit të ndryshëm të sektorit privat në ruajtjen e trashëgimisë, ka shumë të ngjarë që tendenca të vazhdojë drejt një zgjerimi të vazhdueshëm të rolit të sektorit privat në ruajtjen e trashëgimisë. Ekzistojnë tre modele bazë të qeverisjes dhe qasje pjesëmarrëse për bashkëpunimin e sektorit privat me sektorin publik në lidhje me funksionimin dhe menaxhimin e aseteve kulturore dhe historike: Partneriteti Publik-CivilPartneriteti Publik-Privatdhe Partneriteti Publik-Privat-Komunitet. Qasjet pjesëmarrëse çojnë drejt decentralizimit të qeverisjes së trashëgimisë, e cila mund të rezultojë në një investim në rritje të burimeve, përmirësim të aftësive të menaxhimit dhe rritje të ndërgjegjësimit lokal për ruajtjen e trashëgimisë, duke fuqizuar kështu komunitetet lokale dhe palët e interesuara për të luajtur një rol më aktiv në mbrojtjen e trashëgimisë së tyre. Miratimi i modeleve të tilla nxit bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit midis aktorëve të ndryshëm, duke çuar në procese më të mira vendimmarrëse si dhe përmirësim të koordinimit midis organeve qeveritare, organizatave dhe komuniteteve të përfshira në menaxhimin e trashëgimisë. Ndërsa decentralizimi mund të sjellë përfitime, ai gjithashtu paraqet sfida. Ekziston rreziku që organet qeveritare mund të fokusohen në mënyrë disproporcionale në vendet e trashëgimisë me potencial të lartë turistik, duke lënë pas dore vendet më pak fitimprurëse. Për më tepër, mungesa e përkufizimeve të qarta të obligimeve dhe të drejtave mund të çojnë në konfuzione dhe konflikte, veçanërisht në rastet kur interesat ndryshojnë. Interesat e ndryshme paraqesin problem në gjetjen e një ekuilibri midis zhvillimit ekonomik, ruajtjes kulturore dhe konsideratave sociale. Të zgjedhësh modelin e duhur do të thotë të zgjedhësh atë që i përshtatet më mirë nevojave dhe rrethanave, por në fund të fundit, qeveria mbetet ruajtësi i aseteve të trashëgimisë kulturore dhe historike, dhe ndërkohë ajo mund të kontraktojë disa detyra funksione apo obligime, por qeveria nuk mund të transferojë përgjegjësitë e saj.

Prandaj, roli tradicional i sektorit publik do të mbetet thelbësor në ruajtjen e aseteve historike dhe kulturore dhe nuk ka gjasa të zëvendësohet, të paktën për të ardhmen e afërt. Privatizimi i aseteve kulturore as nuk po vazhdon dhe as nuk mund të inkurajohet teorikisht në dritën e kufizimeve që përmban apo thjeshtë motivimeve komerciale në ruajtjen e aseteve kulturore me vlera kaq të rëndësishme jotregtare. Kur arkeologu Amerikan Stephen Miller, i cili ka punuar në Greqi për 40 vitet e fundit, sugjeroi që kompanitë private të merrnin përsipër zhvillimin, promovimin dhe sigurinë e disa vendeve të nënshfrytëzuara në këmbim të një pjese të të ardhurave nga turistët, ishte qartë i refuzuar. Shoqata e Arkeologëve Grekë hodhi poshtë thirrjen për lejimin e firmave private të menaxhojnë vendet antike, duke këmbëngulur që kjo detyrë duhet të mbahet nga shteti.

Konkluzioni

Në çdo vend që ka institucione të mirëformuara me kontrolle dhe balanca të përshtatshme, që mbështetet nga ligje që mbrojnë trashëgiminë kulturore, zhvendosja e përgjegjësisë nga një ministri në tjetrën nuk do të ishte një punë e madhe. Në disa vende, përgjegjësia për trashëgiminë kulturore mund të jetë në një ministri të caktuar, ndërsa në të tjera, mund të jetë në një sërë ministrish që mund të kombinojnë kulturën, arsimin, informacionin, turizmin, mbrojtjen e natyrës, rininë, sportin dhe muzetë. Në pamje të parë, eliminimi i Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe shkrirja e saj në Ministrinë e Ekonomisë me atë të Inovacionit, edhe pse një kombinim paksa i pazakontë, nuk duhet të jetë shkak për alarm. Megjithatë, duke pasur parasysh se institucionet në Shqipëri janë mjaft të dobëta me pak kontrolle dhe balanca dhe se Kryeministri ka de facto pushtetin mbizotërues në drejtimin e vendit, kjo përbën një shkak për shqetësim. Ka mjaft dëshmi empirike se Kryeministri Rama preferon modernizimin dhe përparimin, edhe nëse kjo vjen në kurriz të trashëgimisë kulturore. Për më tepër, ka mjaft prova empirike që korrupsioni është një faktor në shumë projekte zhvillimi, duke përfshirë ato që përfshijnë vendet e trashëgimisë kulturore. Shqiptarët kanë një arsye të mirë për të qenë të dyshimtë ndaj lëvizjeve të fundit të Kryeministrit, por koha do ta tregojë të vërtetën. Unë mendoj se ai është mjaft i zgjuar sa të dijë se korrupsioni mund t’i ndihmojë liderët të bëhen diktatorë, por kjo nuk zgjat shumë dhe nëse nuk bëhet asgjë për ta ndaluar, ai bëhet faktori kryesor i përfundimit të vetë atyre!

Njerëzit që ndryshojnë ose shkatërrojnë veprat e artit dhe trashëgiminë tonë kulturore për përfitime ose si ushtrim pushteti janë barbarë… George Lucas, regjisor dhe filantrop Amerikan.

Versioni në Anglisht:

 Albanian Transition: Tale of the two Cities

Prime Minister is Playing Again Political Chess Game

By Cafo Boga

“It was the best of times, it was the worst of times, it was the age of wisdom, it was the age of foolishness, it was the epoch of belief, it was the epoch of incredulity, it was the season of light, it was the season of darkness, it was the spring of hope, it was the winter of despair…” Charles Dickens

After four decades of communist rule, Albania in 1990 began a transition to democracy, bringing hope of change for the better. Albanian people had suffered so much, not only during the last regime but ever since 168 BCE, when the Roman Empire overthrew the last Illyrian King Genti (Gentius). Today, 33 years after the communist regime, the country has undergone some radical reforms; it has implemented a democratic pluralist system and turned the country into a vibrant society that is open to the rest of the world. But Albania has also been plagued by severely polarized politics, the rise of dictators, corruption in every aspect of life, poverty in marginalized parts of society, unstoppable emigration and brain drain of intellectuals and young people, social strife, and searching for answers. Hence, Albania’s transition to democracy has not been a smooth passageway but rather a turbulent one, starting with the rise and fall of pyramid schemes leading to major upheaval in all parts of the country, followed by the war in Kosova, the rise of despotism within political parties, and finally the destruction of opposition. For the past 10 years, the country has been ruled by the Socialist Party, commanded by a charismatic and rather capable leader who has already consolidated enough power that many believe he is moving the country toward dictatorship. Political scientists such as Juan José Linz and Samuel P. Huntington identify key attributes that define the power structure of a dictatorship, including a single leader or a small group of leaders, the exercise of power with few limitations, limited political pluralism, and limited mass mobilization. For a democratically elected leader, getting absolute power is no easy feat; it takes courage, imagination, cunning, the power of persuasion, and, when necessary, the use of force. Notwithstanding, democracies are not always more popular than dictatorships because if the alternative is chaos, people prefer dictatorships, which explains the nostalgia for certain such rulers. Any aspiring dictator who restores order, even through coercion, is likely to earn the gratitude of his people.

Albania is lucky to have had the United States as a supporter and mentor in its journey toward democracy. With help from the United States, Albania became a member of the North Atlantic Treaty Organization (NATO), which tremendously benefited Albania’s security and political stability. Moreover, NATO’s direct engagement in the Balkans provided stability and prevented the region from going into an abyss. Given the fact that the United States has not only maintained a watchful eye over Albania but has also played a pivotal role in its transformation process, the question arises: why did the United States allow the derailment of Albania from a legitimate democratic transformation process, the deterioration of political pluralism, the rise of corruption, social strife, and allowing Albanian political leaders to become autocrats? Many believe that the United States has supported Albanian leaders over the country’s institutions in exchange for stability in the country and in the region.

In assessing where Albania stands today after more than thirty years of transformation, it’s easy to conclude that a lot of good things have been done, but some bad things have also happened, and there is also a presence of ugliness that every Albanian should be humiliated by. That’s why I thought of starting this article with the opening paragraph of Charles Dickens novel A Tale of Two Cities, which uses the famous line “It was the best of times, it was the worst of times” to set the tone for the novel and to reflect the contrasting nature of the era in which the story is set.  The moral of A Tale of Two Cities can be interpreted in different ways, but one interpretation is that things are not always as they seem. Somebody who appears to be no-good and disreputable could become the most righteous. Individuals who appear to seek justice may be bloodthirsty in the end. Dickens asserts his belief in the possibility of resurrection and transformation, both on a personal level and on a societal level. The novel ends on a positive note by concluding that the surviving characters find a measure of peace and happiness. Let’s hope that Dicken’s belief in the possibility of resurrection and transformation holds true for Albanians as well, and that the future generation finds better peace and happiness within their own country – Albania.

Now let’s talk about the main subject of this article, which is the preservation of Albanian historical and cultural assets and the perceived risk due to certain imprudent government actions, including contemplated privatization and commodification of cultural heritage assets. The idea of involving the private sector in managing cultural and historical assets in Albania started with the Albanian American Enterprise Fund (AAEF) and later the Albanian American Development Foundation (AADF) offering the Ministry of Cultural Foundation some assistance in managing Butrint National Park, the most important archeological and cultural park in Albania. The existing management model was greatly inadequate and had failed to deliver in every aspect, from basic management to securing sufficient financial resources. The previously established Butrint Foundation effectively ceased onsite operations in 2012 and with that, the long-term plan agreed upon with the government for future management of the site also ended. It was due to this impasse that first AAEF saw fit to provide some assistance in the form of immediate site improvements and then AADF to financially assist the Ministry of Culture in the preparation of an Integrated Management Plan (IMP), to be professionally developed based upon implemented models and best practices. The Board of Directors of AAEF/AADF, however, never approved nor discussed taking over the government’s responsibility for the governance of the Butrint site.  Any such attempted idea might have been worked out between the Chairman of AADF, the CEOs, and the current government. Moreover, neither the draft of IMP nor the new law—which AADF paid for—were ever shared with the Board, although the Chairman and the CEOs were obliged to do so. Now it is clearly understood as to why – because the new law allows for the creation of a non-profit foundation, in this case under the directive of AADF, to take away only the heritage asset of Butrint (Area A3) while leaving the rest of the national park under the current government management structure. This is in contradiction to the IMP recommendation that the whole National Park (Area A3 and the Buffer Zone) “should operate as one unit for the benefit of both environments as well as for the visitors and—above all—for the people who live and work in it.” I must reiterate that the Board of AADF, in which I served as a founding member, only approved the concept, and allocated resources to management for an in-depth study and research, as well as hiring the necessary consultants to help prepare the draft of the IMP but not to own and operate the heritage the cite. Needless to say, neither the Board nor the management of the AADF had any extensive knowledge or experience in the field of preserving or managing archeological and cultural heritage sites. But there is more to it that should be said, the IMP recommended cutting off about 150 hectares of the park as compromised territory that no longer made sense to protect. However, the government decided to further reduce the protected area by a total of 800 hectares, despite the recommendation of the joint study of the AADF with the Ministry of Culture for a compromised area of only 150 hectares. Apparently, for these additional 650 detached hectares, the government has already made secret deals with its cronies, and certain plans for a tourist village are underway. For further details regarding Butrint, please read my previous articles: Enough is Enough: Hands Off Our Cultural Heritage and Continued Saga Concerning Butrint.

This is the reason why the contemplated arrangement between the government and AADF has created such an uproar in Albania that the case is now before the Constitutional Court to be decided. When it comes to the preservation of cultural and historical assets, most Albanians don’t trust the current government because, under the banner of progress, it has desecrated a number of other cultural assets, such as the National Theater and the Hoxha Pyramid. Likewise, the AADF has lost much of its credibility as a foundation that works primarily for the benefit of Albania, without getting involved in internal politics of the country as did its founding predecessor AAEF. Therefore, any partnership between the government and AADF is viewed with suspicion by most Albanians.

Recent Announcements

Few days ago, the Prime Minister of Albania, Edi Rama, announced the establishment of a new ministry, which he branded as the Ministry of Economy, Culture, and Innovation. The new ministry will include the branch of economy, which until now was subordinated to the Ministry of Finance. Merge into the newly established Ministry will be the Ministry of Culture and the Ministry of Innovation, which until now were independent ministries. According to Prime Minister Rama, the merger of three ministries into one was not done to remove respected ministers from their posts but to build a new structure to accommodate the evolving needs of the country. Moreover, he reiterated that it is done in a bid to strengthen coordination among these three segments of the economy and to move towards an integrated government approach in light of the digital age and the culture becoming an economic asset. Government reshuffling is not new for Prime Minister Rama. Last September, as soon as the Parliament reconvened after the summer break, he announced the largest reshuffling since the Socialist Party took power in 2013, five ministers departing, seven new ministers appointed, the dissolution of one ministry, and the creation of a new one. Moved by the scandals involving his government officials at that time, he emphasized the need for government institutions to fight corruption at all levels, solve the country’s problems, and not add to them. He called on ministers to be honest and dedicated professionals and not to fall into the trap of getting rich quick schemes – wise words that no one can disagree with. It is not uncommon for the prime ministers of a country to reorganize their cabinet by reshuffling ministers and their other appointees, but Mr. Rama has been replacing some of his ministers after serving only for a short period, even before the public gets to know them. Moreover, the reason for this is not always clear, leaving room for plenty of doubt and speculation. Some people believe that these changes are made to achieve a specific purpose, to add some drama to the routine nature of his job, but most believe that they stem from an ongoing investigation by authorities into government scandals, abuse of power, and political corruption. Mr. Rama has demonstrated over and over that he takes credit for the successes of his government, while failures and scandals are attributed to those individuals caught in illicit actions. Another dubious behavior of Mr. Rama is how he chooses his cabinet, appointing people that are hardly known to the public and even less as experts in the field for which they are appointed. Normally, the process of hiring the best qualified people to serve the government follows the corporate business approach by focusing on the three “C”, the character, competence, and chemistry. Typically, setting up the cabinet means choosing the finest candidates to address the needs of the sector, which they will manage, and who preferably have some political background. As was the case with previous administrations, for Mr. Rama as well, this has not been the norm; the chemistry and loyalty to the Prime Minister suffice to become a minister. The decision process is driven solely by Mr. Rama because the ruling Socialist Party has become just a rubber stamp to officiate his decisions. For this reason, many see Albania as derailing from democracy and moving toward dictatorship.

The recent reshuffling of ministers, especially the elimination of the Ministry of Culture and merging it into the newly established Ministry of Economy, has sparked a huge debate because they see this as an illogical move with the potential to endanger Albanians historical and cultural heritage. Placing cultural heritage under the Ministry of the Economy is not only a perceived conflict of interest but a blatant violation of the fiduciary responsibility of the government, as it opens the door to the commodification of cultural and historical assets for maximizing profit, assets that otherwise belong to the state and not the government.

The spokesperson for the opposition Democratic Party and the member of Parliament, Ms. Ina Zhupa, says that the decision to unite the Ministry of Culture with Economy and Innovation is done to facilitate concessions in cultural heritage in order to maximize profit, which undoubtably will lead to the destruction of cultural heritage. The animosities created by recent concessions of Butrint archeological site handled by the Ministry of Culture, whose role is to preserve and protect nations cultural heritage, apparently gave the Prime Minister the idea of amalgamating the Ministry of Culture into the Ministry of Economy as a better suitable ministry for privatization of cultural assets. On the list for such exploration are the Palace of the Brigades, the amphitheater of Durrës, the Porto Romano, and many others that will follow. Ms. Zhupa further added that the changes in the government were not done to benefit the tourism industry as the government claims; rather, they directly relate to the amendment of the Law on Protected Areas that will allow for construction activities in cultural parks and other protected areas. Though some in the media who are aligned with the Socialist Party don’t see anything wrong with a merger of these ministries, they see it as a change that will directly benefit tourism. For Zhupa, “the union of culture and economy shows the formalization of the treatment of cultural heritage as a market commodity and concessions as a working method”. She is eagerly awaiting the decision by the Constitutional Court relating to the case of Butrint and is confident that the Court will declare this concession null and void and stop further desecration of cultural heritage for ultimate commercial purposes and corruption.

Role of Private Sector in Cultural Heritage

Partially due to fiscal necessity as well as the ongoing exchange of ideas and experiences as to what strategies seem to work effectively, certain countries have wrestled with the idea of the involvement of the private sector in heritage preservation and management. The idea has evoked extensive and inconsistent debate across the countries, which has varied based on the perspective of the perceived role of the state and the free market. According to Bruce A. Seaman from Georgia State University, the debate about privatization and cultural heritage has been most dramatic in Italy, Greece, and France and has generated heated interpretations and appeals for more transparent processes and a more thorough study of an issue with critical implications for heritage sites. Notwithstanding, there is an increasing consensus that the private sector is a vital complement to the traditional public sector role in heritage preservation in the form of financial sponsorship, as well as the donation of in-kind goods and services, along with the more recent provision of management services even to state-owned cultural assets.

Elaborating on the subject matter, Mr. Seamans states that “Greece and the United Kingdom provide excellent examples of different approaches to private sector involvement in the preservation of heritage assets in the form of antiquities (typically defined broadly to include all works of architecture, sculpture, graphic and other works of art and precious stones and coins) with quite different legal climates regarding archaeology legislation. Greece considers all such assets property of the state and imposes the kind of strict limitations on the private control of such resources that are also common in Central and South America as well as in other Mediterranean countries. In Greece, private collections of antiquities are allowed with a permit from the Ministry of Education, and collectors must keep a detailed inventory. Access to such private collections must be given to the Ministry if requested. Site excavations also require authorization; destruction or damage to antiquities is punished severely; and antiquities sales are closely regulated, with the government maintaining the right to preempt any sale deemed against the public interest. Despite these efforts, looting and smuggling remain serious problems, and private sector economic development and agricultural interests sometimes threaten historical sites.” Perhaps, at this time this would be a good model even for Albania?

By contrast, in the United Kingdom, United States, Canada, and Australia, where monuments and cultural heritage assets are both in public and private ownership, the approach is different. The private owners are encouraged to keep up the preservation of their cultural assets, with the state reserving the right to purchase them if they are offered for sale. In the United Kingdom, for example, legislation was enacted stating that in areas designated as Areas of Archaeological Importance, prior notification is required for any activities potentially affecting such remains. In the United States, there are three types of national heritage assets: National parks, National monuments, and National heritage areas, all created by Congress. National Parks and National Monuments are federally owned and managed lands, administered and operated by the National Park Service, part of the Department of the Interior. National Heritage Areas that are not federally owned are managed by state governments, non-profit organizations, or other private corporations. The National Park Service provides an advisory role, limited technical planning, and financial assistance. There are both federal and state laws enacted to protect the national parks, monuments, and heritage areas.

Notwithstanding the philosophical differences that continue to characterize the debate about the diverse role of the private sector in heritage preservation, most likely the trend will continue toward an ongoing expansion of the private sector role in heritage preservation. There are three basic governance models and participatory approaches to the collaboration of the private sector with the public sector in connection with the operation and management of cultural and historical assets: public–civil partnerships, public–private partnerships, followed by public–private–community partnerships. Participatory approaches lead towards the decentralization of heritage governance, which can result in an increased investment of resources, improved management capabilities, and heightened local awareness about heritage preservation, thus empowering local communities and stakeholders to play a more active role in safeguarding their heritage. The adoption of such models fosters collaboration and information exchange among various stakeholders, leading to better decision-making processes as well as improved coordination among government bodies, organizations, and communities involved in heritage management. While decentralization can bring benefits, it also presents challenges. There is a risk that government bodies might focus disproportionately on heritage sites with high tourism potential, neglecting less lucrative sites. Additionally, the absence of clear definitions of duties and rights can lead to confusion and conflicts, especially in cases where interests diverge. Diverse interests pose a problem in finding a balance between economic development, cultural preservation, and social considerations. Choosing the right model means choosing the one that best fits the needs and circumstances, but ultimately, the government remains the custodian of cultural and historical heritage assets. While the government can outsource certain tasks, it cannot outsource its responsibilities.

Therefore, the traditional role of the public sector will remain pivotal in preserving historical and cultural assets and is not likely to be superseded, at least for the near future. Waste privatization is neither going on nor can be theoretically encouraged in light of the inherent limitations of purely entrepreneurial and commercial motivations in preserving cultural assets with such significant nonmarket values. When an American archeologist, Stephen Miller, who has been working in Greece for the past 40 years, suggested letting private companies take over the development, promotion, and security of certain underexploited sites in exchange for a share of revenue from tourists, it was outright rejected. The Association of Greek Archeologists rejected the call for allowing private firms to manage ancient sites, insisting that this task should be retained by the state.

Conclusion

In any country that has well-established institutions with appropriate checks and balance and is supported by laws that safeguard cultural heritage, shifting the responsibility from one ministry to another would not be a big deal. In certain countries, the responsibility for cultural heritage may rest in one specific ministry, while in others, it may rest in a variety of ministries that may combine culture, education, information, tourism, natural protection, youth, sports, and museums. On the surface, the elimination of Albania’s Ministry of Culture and merging it under the Ministry of Economy with that of Innovation, although a bit of unusual combination, should not be a cause for alarm. However, mindful that institutions in Albania are quite weak with few checks and balances and that the Prime Minister has de facto overriding power in running the country, this does present a cause for concern. There is enough empirical evidence that this Prime Minister prefers modernization and progress, even if that comes at the expense of cultural heritage. Moreover, there is enough empirical evidence that corruption is a factor in many development projects, including those involving cultural heritage sites. Albanians have a good reason to be leery of the Prime Minister’s recent moves, but time will tell. I think he is smart enough to know that corruption may help leaders become dictators, but that does not last long and if nothing is done about to eradicate it, corruption becomes the main factor in their demise!

People who alter or destroy works of art and our cultural heritage for profit or as an exercise of power are barbarians... George Lucas, American filmmaker and philanthropist