Rënia e skelës së pallatit në ndërtim ku u plagosën dy kalimtarë, policia arreston tre persona, mes tyre edhe pronari i firmës

32
Sigal

Policia ka arrestuar tre persona në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, ku skela e një pallati në ndërtim ra duke plagosur dy kalimtarë.

Janë arrestuar inxhinieri i firmës që merrej me sigurinë, pronari i firmës dhe punëtori të cilit i ra skela.

Tiranë

Më datë 22.01.2024, rreth orës 10:10, në bulevardin “Gjergj Fishta”, janë rrëzuar skelat e nje pallati në ndërtim e sipër, dhe si pasojë janë dëmtuar 2 shtetas (kalimtarë) H. L., rreth 70 vjeç, dhe I. Sh., rreth 45 vjeçe.

Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar inxhinieri i pallatit, shtetasi K. S., dhe punëtorët N. S., dhe A. P., për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.