Tefta Cami: Shoqata Atdhetare Kulturore Labëria “NDERI i KOMBIT”, simboli i atdhetarizmit!

33
Sigal

– Dikur Teatri i Operës e Baletit planifikoi të vinte në skenë katër premiera të reja. Dy ishin opera të huaja dhe 2 shqiptare.

– Në monizëm janë bërë 3 Reforma për arsimin që e lartësuan arsimin shqiptar

– Nga viti 1945 deri në vitin 1987 upërgatitën 100.000 specialistë me arsim të lartë brenda dhe jashtë shtetit

 

/Telegraf.al/ Ju falenderoj z.Ago Nezha, që dërguat përfaqësues të Shoqatës Atdhetare Kulturore “Labëria”, z. Albert Zholi, kryeredaktorin e gazetës “Labëria”. U nderuam me praninë e tij dhe me përshëndetjen në emër të Shoqatës të Sesionit Shkencor të zhvilluar në Tiranë me temë “Çeta Nacionaliste-Antifashiste-Partizane e Malit të Gollobordës me komandant Ahmet Fet Cami-Dëshmor i Atdheut”. Kjo çetë qe krijuar që në janar të vitit 1940-të si çetë nacionaliste me shtrirje në 3 krahina të Dibrës dhe në maj të vitit 1943 shndërrohet në Çetë Partizane të Gollobordës. Çeta të tilla nacionaliste u ngritën në të gjithë Shqipërinë që me pushtimin e vendit nga forcat pushtuese fashiste italiane, që lind nevoja t’i evidentojmë e publikojmë, për t’i njohur brezat e rinj kontributet e shqiptarëve në Luftën e Dytë Botërore. Me këtë rast po përshëndes Shoqatën Atdhetare Kulturore Labëria “Nderi i Kombit”, që keni bërë histori të shquar që nga krijimi e deri në punimet e Kuvendit të 7-të në qytetin e lashtë të Tepelenës, të vendlindjes të Ali pashë Tepelenës! Tepelena është ndërtuar në tepe të malit, dmth, lindi në majë apo krye të malit, siç emërtohet në dialektin gegë-tepe-maja e kokës. Ky qytet është ndërtuar në një terren gjeografik kodër, mal dhe është sa i lashtë, aq edhe me shumë histori. Ju uroj për zgjedhjet e reja, kryetarin e ri z. Çiraku, dhe për kontributin atdhetar.

Shoqata ka karakter Kombëtar

Është me shumë vlerë e rëndësi, që Shoqata ka karakter kombëtar dhe ka një shtrirje mbarëkombëtare, e cila vazhdon të luaj rolin e një Akademie, që ka ndikuar e vazhdon të ndikojë e rrezatojë tek kombi shqiptar e veçanërisht tek brezi i ri për riformimin e ringritjen e ndienjave e të ndërgjegjes kombëtarë dhe kryesisht, për nocionet e qëndrimet e drejta të lirisë e demokracisë dhe të barazisë sociale në Sistemin e tanishëm Demokratik, për t’i dalluar nga anarkia e amullia, tradhëtia e korrupsioni, si dhe për të luftuar e ndaluar përhapjen e veprimeve antikombëtare të disa elementëve të elitës politike, apo të ndonjë pushtetari, që përmenden dhe i ka publikuar edhe shtypi juaj. Për kushtet e vendit tonë, që ka marrë përmasa galopante, është e domosdoshme që korrupsioni të shpallet tradhëti kombëtare dhe të korruptuarit tradhëtarë të kombit.

Familja dhe arsimi janë themeli dhe e ardhmja

Keni bërë mirë që, në strategjinë e Shoqatës Atdhetare Kulturore “Labëria”, është arsimi e shkolla shqiptare gjatë këtyre viteve. Historia ka treguar që, nëse do të zhdukësh një komb, përveç luftrave, kryesore janë arsimi- shkolla dhe familja, që kundërshtarët punojnë për t’i deformuar e shkatërruar, për të zhdukur identitetin kombëtarë e traditat shqiptare. Historikisht këto sulme janë zhvilluar me mohimin e moslejimin e gjuhës shqipe dhe të shkollave në gjuhën shqipe nga pushtuesit e huaj serbë e bullgarë, grekë dhe osmanllinj. Pavarësisht nga luftrat, dhe përndjekjeve, vrasjeve, që u janë bërë patriotëve shqiptarë, si dhe mallkimeve e vendimeve antishqiptare të pushtuesve si dhe të disa shërbëtorëve të pushtuesve shqiptarë, qëndresa e rezistenca e popullit dhe e patriotëve ka qenë e fuqishme dhe ka vazhduar historikisht, për të ruajtur e folur gjuhën shqipe, si gjuha më e vjetër e mëmësore e të gjitha gjuhëve. Falë asaj qëndrese, kombi shqiptar mbijetoi e nuk u asimilua nga pushtuesit e huaj, siç ka ndodhur me disa kombe të tjera, që kanë qenë të pushtuara.

Si gjithmonë vigjilencë

Situatat politike në Ballkan e në Botë, si dhe vatrat e reja të luftës, kërkojnë riorganizimin e ushtrisë, që të rikthehet detyrimi ushtarak deri në 2-3 vjet për të rinjtë. Shkatërrimi i Ushtrisë Shqiptare në vitin 1997 dhe publikimi e shkatërrimi i vendstrehimeve, përveç shkatërrimeve të të gjitha krijimeve e ndërtimeve të realizuara në Shqipëri me punë krijimtarie e krahu të 2-3 brezave, si dhe prishja e muzeve e arkivave, si dhe vrasjeve të mijra vetëve janë krimet më të mëdha, që janë bërë në Shqipëri gjatë viteve 1990-1997, që nuk janë hetuar e ndëshkuar ligjërisht, sepse janë parashkruar nga Parlamenti Shqiptar i atyre viteve. Sulmi i Serbisë në Banjskë të Zveçanit të Kosovës në vitin e kaluar, është një këmbanë alarmi për të gjithë shqiptarët. Ai sulm, siç del, qe i nxitur nga Beogradi e Moska, për ta përdorur si pretekst për futjen e forcave ushtarake serbe për ripushtimin e Republikës të Kosovës, ndonëse qe një manovër, për të parë reagimin e BE e të SHBA dhe të vendeve të tjera. Por nëse nuk do të reagonin e dënonin sulmin e Beogradit në vitin e kaluar në Banjskë të Kosovës, Serbia do të kishte futur forcat e armatosura për ta ripushtuar Kosovën.

Arsimi e kultura të kenë identitet kombëtar

Lidhur me arsimin e kulturën duhet të rikthehen në identitetin kombëtar me plane e programe dhe tekste shkollore. Dukuri të tilla si përhapja e analfabetizmit, përhapja e fiktivitetit, e dipllomave fallso dhe doktoratura me plegjiaturë, apo dhënia me shumicë e doktoraturave, që kanë karakter përshkrues dhe nuk japin rrugëzgjidhjet për sektorët përkatës në konkluzionet, që nxjerrin, kanë qenë e janë në dëm të cilësisë dhe me pasoja të pariparueshme për Shqipêrinë. Vitin e kaluar maturantët dualën më dobët në provimin e gjuhës shqipe si në lexim e shkrim dhe në matematikë. Këta tregues u përfshinë edhe në raportin e PISA, ku arsimi në Shqipëri rradhitet në vendin e 77-të nga rradha e 68-të, që ka qenë një vit më parë. Shqipëria nuk po përfiton në përdorimin e teknologjisë të informacionit, që të futet digitalizimi në arsim. Del që sektori i arsimit ka buxhetin më të ulët në raport me sektorët e tjerë ekonomiko-shoqërorë. Në vitet që kam qenë ministre e Arsimit dhe Kulturës sektorët social-kulturorë zinin 27-30 % të buxhetit të shtetit. Ka largime të specialistëve jashtë vendit, sepse ende pagat e tyre si dhe të mësuesve e pedagogëve janë jo në nivelin e duhur. Në vitet që kam qenë ministre Teatri i Operës e Baletit planifikonin të vinin në skenë katër premiera të reja, që dy ishin opera të huaja dhe 2 shqiptare. Ky raport ndikoi që të krijoheshin opera e opereta me tematikë shqiptare, disa prej të cilave janë filmuar. Kinostudio ” Shqipëria e Re” së bashku me RTVSH-ën arritën të prodhonin 18 filma artistik në vit me tirazh të gjatë përveç filmave artistik multiplikativ e kronikave dhe dokumentarëve. Në sektorin e letërsisë e arteve kishte një krijimtari në fushën e krijimtarisë letrare e artistike, muzikore e artet figurative, me taban kombëtarë, që vlerësoheshin nga Komisionet Letrare apo Artistike të përbërë nga specialistët më të mirë të fushave përkatëse. Mendimi i disa kompozitorëve të shquar shqiptarë është se në krijimtarinë artistike të pas viteve ’90-të dominon muzika tollova, dmth, që s’është krijimtari e muzikës të mbështetur në tabanin kombetar. Prandaj kërkohet, që të rikthehet krijimtaria kombëtare me këngë e tekste ku të jepen mesazhe të rëndësishme. Gjatë 45 viteve të Sistemit Socialist janë ndërmarrë 3 Reforma: 1. Për zhdukjen e analfabetizmit deri në moshën 40 vjeç, arsimin fillor të detyrueshëm dhe ngritjen e Instituteve të Larta, si dhe në vitin 1967 të Universitetit Shtetëror të Tiranës, për përgatitjen e specialistëve të fushave e sektorëve ekonomiko-shoqërorë brenda e jashtë vendit. 2. Për arsimin 7-vjeçar të detyrueshëm me ligj dhe çeljen e disa instituteve për përgatitjen e specialistëve të sektorëve kulturorë e të prodhimit 3. Për arsimin 8-vjeçarë të detyrueshëm, masivizimin e arsimit të mesëm të përgjithshëm e profesional dhe zgjerimi e ngritja e Instituteve të Larta e të Filialeve të Universitetit në disa rrethe, për shpejtimin e përgatitjes të kuadrove me arsim të lartë me e pa shkëputje nga puna, si dhe lidhjen e përgatitjes të brezit të ri me jetën e prodhimin. Kuvendi Popullor në vitin 1987, miratoi një Ligj për sistemin arsimor 10 vjeçar të detyrueshëm. Në ato vite arsimin 10 vjeçarë të detyrueshëm e kishte BS dhe RP e Kinës. Shqipëria e kishte sistemin arsimor si të vendeve perëndimore. Në shtator të vitit 1987-të, 80-90% e nxënësve që mbaronin arsimin 8-vjeçar të detyrueshëm vazhdonin shkollat e mesme, që ishte masivizuar. Kishim hapur shkolla të mesme, përveç qyteteve, edhe në çdo Kooperativë Bujqësore. Sistemi arsimor i detyrueshëm 10 vjeçarë, megjithëse u miratua, nuk u zbatua, sepse nuk i përshtatej kërkesave të vendit e të sektorëve. Pas çlirimit të vendit nga viti 1945 deri në vitin 1987 janë përgatitur 100.000 specialistë me arsim të lartë brenda dhe jashtë shtetit.