Suplementi Pena Shqiptare/ Vangjush Saro: Një libër për atë që shkon me pushime

117
Sigal

Kjo është një pjesë e krijimtarisë sime letrare në dekadat e fundit. Për tematikën e shënimit dhe si fillim i këtij sezoni, le ta quajmë njëlloj pakete, ku çdo pushues mund të përzgjedhë diçka për të lexuar:

■Librat me fabula – “Dhelpra shpërblen Lepurin”, “Trumcaku ftillon Ferrën”, “Gomar apo Kaproll?”, “E dashur Dhelpër!” dhe “Drenusha që humbi rrugën” – nuk besoj se duan shumë koment; lexim pa pengesa (siç thotë një shkrimtar i njohur, pasi më lexon) e ilustrime të këndshme.

■Novela “Djali që u bë tullumbace” (shqip/ anglisht)  është historia e një fëmije që ka humbur kontrollin mbi veten, në të gjitha aspektet (ushqyerje, zdërhallje, mjete elektronike) dhe që fillon fryhet frikshëm, duke kaluar në një sërë aventurash, ku mund të gjeni fantazi dhe humor. Dikur, me këmbënguljen e të atit, përballet me ndonjë punë, çka e sjell pak në vete…

■Romani “Misioni” (botimi II “Misioni i z. Ndrio”) Një profesor ëndërrimtar mëton të sensibilizojë njerëzit dhe institucionet që të mbrojnë natyrën e të drejtat sociale dhe të kthehen në modelet e vjetra e të shëndetshmë të jetës. Por… nuk i ecën; në çdo aventurë prodhon veç humor e trishtim. Libri mund të porositet online në Amazon; botimi II mund të gjendet në disa nga libraritë e Tiranës.

■Romani “Kurora e Ballkanit”. Dy letrarë disi të paekulibruar – njëri në Tiranë e tjetri në Diasporë – i shkruajnë letra njëri-tjetrit, duke u mburrur e duke krijuar kështu një tablo sa realiste aq edhe komike të kësaj dukurie aktuale në këtë fushë të artit. Libri mund të porositet online në Amazon.

■ “Shqipëria në dy kohë”. Një ese e mbushur me fakte e mbresa për letërsinë, filmin, publicistikën, vetë jetën… në dekada të ndryshme; një përqasje jo thjesht e dy kohëve, por e çdo kohe e në të cilën ‘vdes’ trashëgimia dhe krijohen konfuzione të panevojshme. Libri gjendet: Librari ART’S (Pranë shtatores Zogu I) Libraria Albania (pranë shkollës “Edit Durham”) Libraria Qendra STEFAN (Sheshi te Pazari i Ri) Librari Galatea (Pranë Shkollës së Baletit) Brenda Tiranës – porosi në numrin: 068 22 190 16. Online edhe tek entet Bukinist e Librat.al

■Përmbledhjet me fabula “Dear Fox!” (në anglisht) dhe “L’Âne et le Chevreuil” (në frëngjisht) mund të porositen online në Amazon.