Stavri Trako: Tharmi i poetikës të poetit Frederik Rreshpja

470
Sigal

Në moshën e rinisë si çdo poet rrishtar te poezia “Akuarel”ai përfshihet nga

imazhi i lëvizjes së Yllit në muzg

Tharmi i poetikës te “ Lirika të zgjedhura  “ të poetit  Frederik Rreshpja

Dr. Stavri Trako

Sintagma e rrëfimit poetik e poeti Frederik Rreshpja estetikisht përvijohet në shumë dimensione. Vetëm një lexues i kualifikuar mundet t’i kuptojë ndoshta dhe dimensionin e imagjinatës konceptuale të tij. Ato mund të veçohen si faqet e kristalta të gurit të diamantit poetik nëse arrin të kuptosh perceptimin artistik të poetit Frederik Rreshpja.

Modestisht mora guximin të eksploroj në imagjinatën perceptuese të poeti Rreshpja dhe të kuptoj veçanësitë e unit të tij poetik.  Tharmi artistik ku poeti ngjyen penën etij krijuese kanë qënë vlerat më të mira krijuese të letërsisë bashkëkohore poetike, si botërore dhe kombëtare. Dallohet poezia e Rreshpjes për trajtimin me inteligjencë emocionale të lartë. Ai është gjithashtu pinjoll i shquar i shpirtit poetik të traditës epike dhe legjendare të vendlindjes të ngjizur në fëmininë e tij, që ai e percepton në detaje, andaj dhe sintagma poetike e tij, është unike dhe e pakopjueshme.

Lirikat e zgjedhura të Frederik Rreshpjes janë ndërtuar me thekse llogjikë që përvjojnë gjendjen e tij shpirtërore, ku spikat lirizmi i dhimbjes që e ka shoqëruar, sidomos në vitet e pjekurisë si poet.

Lirizmin e tij e shpërndan me tre kroje: në atë romantik dhe estetizan, elegjiak dhe epik.

Lirikat romantike e individualizojnë atë.

Te kenga “Poezi”, Rreshpja përvijon djepin e imagjinatës së tij poetike: “atje ku ka kësollën vjeshta e ku të gjitha stinët janë fqinj”:

Kësolla me hënë!/ Në qiellin tërë shi pikë – pikë/ Mbi çatinë e kaltër / Kësolla e trishtimit të djelmënisë time.

Dhe pa vonuar zbulon dhe krahun e dytë të poetikës së tij:

Kjo është një vizitë stinëve,/ se zemrën e kam te ju njerëz/ dhe te dashuria e parë(nëna)./ Ku vështrimi i thyer mbetet te xhami i plasur i dritares së saj. 

Në moshën e rinisë si çdo poet rrishtar te poezia “Akuarel”ai përfshihet nga

imazhi i lëvizjes së Yllit në muzg si një vëzhgues i mbushur plot lotë prej të cilëve

çelin trëndafilat dhe ku gjurmëzohen thirrmat e të dashuruarve që ah-hojnë i

psherëtime zërash të largët si një korr i pafundëm i të gjitha dashurive që vijnë

dhe vdesin te kjo amë trëndafilash.

Te poezia “Shiroka në dimër”kupton që poetika e Rreshpjes është e lidhur me Detin. Nuk ka më zogj, fluturimet u fshinë, bregu mendohet te këmba e ujrave dhe në rërën e haresës mbledh qeramikën e portretit të saj.

Sa e shkurtër kjo verë. o Zot!/ Një grusht rërë, një grusht diell/ Në kalendarin e verës vetëm një e shtunë  / Dhe tërë e shtuna vetëm me një puthje.

Tek ndjejimi poetik “Ul kokën i lodhur”,   Rreshpja e sjell një prag pranvere, si Ringjallje  të   jetës

Mbrëmja rend drejt qiellit

Hëna rend drejt një shtëpize resh

Percepton dimensionin e vërtetë të hapjes pranverore

Mjegulla e ulur në korijen e fjetun

Një zgjim lulëzimi që premton mars

Dhe pikëllimi i borës me gjunjë te burimi

Por spikat gjendja shpirtërore e poetit si një alarm, gjethesh?!

Te lirika “Zogu” poeti Rreshpja bën apologjinë për krijimet e tij poetike. Ai lumturohet për çastin kur zogu(krijimi) ikën qiejve, por me bindjen ku fluturimi duhet të jetë dora e poetit. Ai i kujton çdo kritiku se krijimi poetik në duart e poetit është dhe çerdhe e shpirtit të poetit, ku krijimi s’ka për t’u prehur kurrë më. Me vetëdije të plotë estetike poeti Rreshpja, beson se një krijim i kaluar në duart e poetit do ta mirëpresë qielli, dhe na kujton se ka pasur shumë gjëra që i kanë lëshuar duart e tij, shumë të dashuara për të, që ikën një e nga një. .. I bindur dhe fluturimi i fundit i zogut që lëshoi nga duart e tij: Hija e tij u bë hënë dhe ra në det.

Te poezia “Diku, kudo” çdonjëri nga poetët dhe poezitë e tyre janë unike, andaj ai përditë duhet të nxitojë drejt diçkaje që nuk është (e pa rrëfyer më parë) Itaka e tij ka nevojë për një ishull. Se geni i unit të tij poetik me sy prej shiu (plot jetë) e vështron te dritarja, ai fëmija lakuriq (idlirë) andaj te çdo poet bien itakat e legjendave pas bregut madhështor të vetmisë (të krijmit)

Lirika e romantike “ Shi në plazh” është një apoteozë  për detin, ujra qielli dhe ajri, me një mesditë të gjelbër  mesuar me pezaulë të shtrirë si peshk në rërë. Por, beftas vjen shiu fladitës që u çon lajm dhe fushave të largëta me grurë. Horizonti i ditës së verës qerthullohet nga një lumturi ndjejore zbukuruar me ylber dashurie.

Tepria e shiut i kthen poeti ndjenjën e trishtimit, vetminë në plazh ku tani lahet vetëm rëra. Por gjithësesi mbetet një rreze gëzimi. Poeti i kërkon detit t’ia ruaj këtë këngë që e thurri nën retë e shiut.

Det i dashur!

Do të vij herë pas here

Të hedh këtë pezaul përmbi botë.

Te kenga “Ky shi sonte…”, është një përvijim  origjnal  që Rreshpja i bënë  imazhit të vjeshtës, poezisë “Vjeshta” të Kadaresë të përvijuara me metafora homeriane.

Qerrja e shiut mbjell pellgje/ Dhe ikën pyjeve me vërtik./ Qertari i zi nëpër kodra/

I bie vjeshtës me kamzhik

Tërë verës portretet tona vareshin nepër gjethe

Te lumi me gjethe të zhveshta lëkundet qerrja e pikëlluar e shiut dhe rrodhën te varrezat e detit gjethet e harruara të vjeshtës. Dhe dhimbja e shpirtit të poeti shprehet me një revoltë përmbyllëse pamëshirësisë:

Qerrtari i zi nëpër kodra/ Përze vjeshtën pa mëshirë/ Po vjen Perandoria e Ftohtë e dimrit;/ Oh! Sa do të ngrijmë, zemra ime!

Te poezia “Vinë ciganët”, me një romantizëm shpotitës, poeti shprehet për ngulimin e pazakontë të ciganëve buzë lumit me daulle dhe me hënë dhe me thirrma ah-hesh  që duket sikur qajnë dhe ulërijnë  dhe poeti akohet se  i rrethuan me çadra shpirtin e tij prej uji dhe gjithçka nga rinia  kur ishte i bukur, i zjarrtë në dashuri që i harroi për atë hëne e për magji. E pazakonta kish ndodhur. Ulërinin ciganët me daulle për dhimbjet e shkretëtirave të largëta. Por poeti rri zgjuar në breg të lumit mallkuar me dashuri dhe hënë. Ah-he shpirti të korrit të trëndafilave dhe ai që derdh lot për atë që ishte dikur në një mars të shkuar.

2 –Krroi elegjiak i lirikave të poetit Frederik Rreshpja te vëllimi “Lirika të Zgjedhura”

Te poezia “Gjethja e fundit” janë të dallueshme tonet elegjiake, konceptimi analogjik  të  Ikjes së shtërgut të fundit të Lasgushi me i ikjen së gjethes së fundit në qiellin e dimrit, nëpër erë si një lamtumirë  dhe në planin shpirtëror shprehja e një gjendje  nervoze  nga mynxyrat që po pësonte letërsia. Kërkon  që zot i qiellit me me vetëtima  ta mbrojë nga kjo e keqe.

Te poezia “Vinjet “metamorfizon veten me shelgun e vetmuar të mbuluar me dimër dhe imazhin e loteve që përcjell shelgu, pasi zogjtë dhe gjethet e braktisin dhe era që i lëshon boçen e shiut ndër dhe një koncepti kafkijan i realitetit të poetit. Mendimi poetik i Rreshpjës është dy krahësh ai asnjëherë nuk shkëputet nga castet e lumtura të fëminisë, si zilka që i tringëllinë në degët e kujtesës, emërtimin metaforik të stinës hënëza e ngrënë nga shtëllungart e vjeshtës, akullzimin e kristalizuem të natyrës, që përkojnë dhe me gjendjen e tij të trishtë, fatkeq si Serembe, që fundon me piskamën që lëshojnë pastelet e borës së mardhët.

Te poezia “Rekuiem” me respekt merr penelin poetik të Lasgushit për të plotësuar imazhin e tij elegjiak si një gjethe që noton në  një përrua në një ditë të vdekur  vjeshte kur kaluan me ngut dhe në heshtje  shtergët e fundit me sy të verdhë. Prej këtyre drurëve (lisave) rrëzohet trishtimi i borës në lugina me hënë lyer (vegim i parajsës) dhe ku drerët e erës venë kryet me dhimbje, me brirët prej akulli  thyer paratthënie e vdekjes së vjeshtës poetike.

            Qefini me gjethe të tharë/ O dimri I drerëve me brinjë në erë/ Kë vjeshtë të qajmë më parë?

Te skica poetike “Vizatim” një fund i dhimbshëm për poetët martirë

Bien nga çerdhet ëndërrat e zogjve/ Bien rrezet e fundit dhe gjethet (shpirti poetik)

Dhe në skaj të një reje po ndez qiriun e  hënës/ Për tërë këta shpirtëra të rënë

Te skica e dytë “Vizatim”, drurët (metonema të shpirtërave të poetëve), si antena ku zërat kanë vdekur por poeti gëzohet me zogjtë  tani e kanë shtëpinë te era. U harrua hëna në kujtesën e gjetheve. Rrëzohet çdo ditë nga mollët vjeshta.

Të poezia “Mbi kodrat e mbuluara me borë” i rënë në gjunjë ndan një pishe, një re e trishtuar qan me lot. Për një çast pisha më kujtoi simbolin e bukurisë femërore të bjeshkëve shqiptare të përdorur mjeshtërisht nga Camaj. Dua të besoj që kjo elegji i kushtohet këtij mjeshtri të madh të letrave shqipe.

Kushedi nga ç’dhimbje qiellore/ Kushedi nga ç’dhimbje lartësie/ Dhe mbi kodrat e mbuluara me bore/ Rreth zjarrit të hënës ujqit flenë/ E mjegullat nëpër ëndrra e tyre/ Ngjiten mendueshëm si dhentë.

Rreshpja ka bindje të plotë se ata janë nga bronxi i rrufeve të një qielli iliade një botë e tërë do gjëmojë me tërbim, veç për këto gjethe që bien nga supet, veç për një dimër veç për një stinë.