Speciale nga Edmond Tullumani: Si e futi Udhëheqësi Antikulturë, Këshillin Drejtues të RTSH në skemat elektorale me ushtarët Kuvendit

790
Sigal

Udhëheqësi Antikulturë

Edmond Tullumani

Kalvari i plotësimit të vendeve në Këshillin Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar u kthye sërish në vëmendjen e medias dhe opinionit publik. Shkak u bë votimi në Kuvend pak ditë më parë, ku kandidatura ime dhe e disa kolegëve nga bota e artit e kulturës, nuk u pranuan. Nuk dua të flas e komentoj për atë seancë dhe mënyrën konspirative të votimit, as për rezultatin e vulosur përpara se vetë deputetët të mësonin për çfarë votonin, për një arsye shumë të thjeshtë. Në atë Kuvend janë votuar me po aq verbëri partiake e aspak përgjegjësi e integritet personal e kolektiv edhe ligje e marrëveshje shumë më të rëndësishme dhe me dëme qindra milionë euro në kurriz të shqiptarëve. Në këtë kuptim, mund të duket si luks i tepërt të pretendosh se vota kundër 3 njerëzve të artit e kulturës ishte një moment tjetër i errët për atë Parlament. Megjithatë, ajo votë mbart një mesazh të qartë për komunitetin e artistëve e njerëzve të kulturës: Vullneti i partisë dhe Udhëheqësit Antikulturë do të vendosë për gjithçka, pavarësisht vlerave e kontributeve të secilit, në kohë e fusha të ndryshme.

Për ata që nuk i njohin me detaje ligjet e procedurat për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH-së është i nevojshëm një shpjegim i shkurtër. Historia nisi 3 vite të shkuar, kur unë dhe shumë artistë të tjerë, njerëz të medias e kulturës, u përfshimë nëgarën e drejtuar nga Komisioni parlamentar i Medias. Konkurrohej me CV-të përkatëse dhe paraqitjen e platformës. Në fund, deputetët e Komisionit të Medias, pas seleksionimit, miratuan kandidatët dhe i dërguan në seancën plenare. Vlen të theksohet se lista finale u miratua nga deputetët e të gjithë partive, përfshirë edhe socialistët. Për 3 vjet procedura ngriu, ndonëse rregullorja e Kuvendit përcakton afate të qarta për votimin e emrave të zgjedhur nga Komisioni i Medias dhe kur anëtarëve ekzistues në Këshillin e RTSH u kishte mbaruar mandati. Shpjegimi i vetëm politik, por jo ligjor ishte: Largimi i opozitës na pengon ta votojmë. Udhëheqësi Antikulturë kishte bllokuar gjithçka dhe askush nuk kishte guximin të ngrinte zërin, ndonëse Këshilli Drejtues po paralizohej dhe çdo lloj procedure e ligji ishin shkelur. Nuk flisnin as të përbetuarit për zbatimin e ligjitdhe as dashnorët (dashamirës nuk mund të quhen) e medias, artit e kulturës. Nuk flisnin as vetë deputetët socialistë të Komisionit.

Vetëm tre muaj përpara zgjedhjeve dhe në nevojë emergjente për të shpërndarë ndere e favore, duke i parë si mënyrë e akaparimit të artistëve, Udhëheqësi Antikulturë vendosi ta rrotullojë globin e tij gjithnjë e më të vogël. Aty pa se vendet në Këshillin Drejtues të RTSH-së duhen futur në skemat e fushatës elektorale dhe urdhri i prerë i gjeti si gjithnjë kokëulur ushtarët e tij. Deputetët që votuan të përzgjedhurit 3 vjet më parë në Komision, tashmë votuan kundër vetvetes. I ranë me shkelm procesit që ndërtuan vetë dhe veten e panë në pasqyrë për të thënë: Nuk jemi ne ata që dalim kundër Udhëheqësit Antikulturë. Një gjë e tillë, 2 muaj larg hartimit të listës së kandidatëve për deputetë, as nuk duhet çuar ndër mend. Cila është zgjidhja: Dalim më mirë kundër  vetes. Dhe kështu u bë një mal me vota në Kuvend, që shoku Gramoz i kishte në shportë vetëm pak sekonda pas urdhrit të Udhëheqësit Antikulturë.

Vazhdimi i historisë së RTSH-së për mua ndalet këtu, pa asnjë keqardhje personale, pasi kontributi e vepra ime në fushën e artit flasin vetë. Vite të tëra kontribut e angazhim në Teatrin e Operas si tenor, dhjetra koncertetë organizuar si producent dhe dy ekspozita pikture (organizuar si artist e jo si kryeministër) janë një pasuri që më mbush zemrën e më bën krenar nëçdo çast. Ndaj i uroj fat çdokujt që do të jetë pjesë e drejtimit të gjigandit RTSH, nëse bagazhi kulturor e artistik do të mbizotëroj ndaj bindjes partiake. Historia e RTSH, ashtu si e ajo e artit e kulturës në përgjithësi, falë Zotit, nuk nis e mbaron me Udhëheqësin Antikulturë.

Udhëheqësi Antikulturë ka një angazhim 23-vjeçar kundër institucioneve të artit e kulturës. Një operacion i shtyrë përpara me bindjen se fasada dhe jo artistët bëjnë artin. Ndaj ai kujdeset më shumë për suvatimet se sa për një trajtim të denjë financiar të artistëve; ndaj ai pëlqen më shumë ngjyrat e ndezura të mureve, se ndezjen e artit e kulturës nëpërmjet një ligji modern sponsorizimesh edhe nga sektori privat; ndaj Udhëheqësi Antikulturëëndërron të jetëArtisti më i madh i këtij vendi, duke i detyruar artistët e vërtetë të ikin nga Shqipëria.

Përpjekja Antikulturë nisi me Teatrin e Operas në vitin 1999 dhe artistët u detyruan të bënin edhe një grevë urie për ta detyruar të zbrapset. Por të vërtetat duhen thënë deri në fund. Ishin kryeministri i kohës, Ilir Meta dhe kryetari i grupit të PS, Ruçi, që u bindën nga artistët dhe e frenuan përkohësisht hovin shkatërrimtar, qëvazhdoi me fshirjen e kinemave nga Tirana e fillimviteve 2000 dhe kulmoi me shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar pak muaj më parë. Një fiksim i vjetër i Udhëheqësit Antikulturë, i kthyer në realitet me vetëm një fadromë. Kaq iu desh Udhëheqësit Antikulturë. Vetëm një fadromë. Ah, po, edhe disa policë. E vetmja gjë që mungonte ishte njëprojekt. Vallë mos duhej vepruar ndryshe? Projekt para fadromës? Shumë artistë e artdashës do të përgjigjeshin “po”. Por Udhëheqësi Antikulturë fërkon globin e tij dhe beson se arti ndërtohet si një shumëkatësh. Diccka e veccantë bën diferencën te arti e kultura dhe ai është shpirti. Pikërisht ai shpirt për ta prodhuar, ndjerë e mbështetur artin, që i mungon aq shumë Udhëheqësit Antikulturë.