Nuk e ka fajin populli/ Qeveria në vend të vaksinës ka zgjedhur shkopin e gomës

175
Sigal

Është e vetmja qeveri në botë që tregon me gisht popullin e saj. Është e vetmja qeveri në botë që bën fajtor popullin përse përhapet pandemia.

Sistemi shëndetësor ka dështuar, qeveria ka dështuar, por faji u mbetet njerëzve. Policët janë sulur sërish të gjobisin dhe dhunojnë qytetarët për masat, kurse qeveria ka zgjedhur që mos ta gjejë zgjidhjen e krizës tek vaksina, por tek shkopi i gomës.

Dhe pikërisht këtij populli që e bëjnë fajtor do i kërkojnë votën. Populli sot nuk ka faj, do e ketë, nëse ua jep votën në 25 prill.