Po ndiqeshin për blerje votash, u arrestuan për korrupsion me pronat

437
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Hetimet për zyrtarët e Hipotekës kanë nisur në dyshimin e favorizimit për vota në zgjedhjet e 25 prillit. Nga përgjimet më pas, kanë rezultuar rreth 7 praktika për nxjerrje pronësie, që janë bërë nën ndikimin e vlerave monetare apo ndikimeve të tjera. Në një rast nga përgjimet dhe vëzhgimet është konstatuar dhënia e një vlere prej 2 milionë lekësh, që sipas SPAK janë dhënë në zarf. Sipas dosjes, dy personat më aktiv kanë qenë Gazmend Canaj dhe Admir Burri, të cilët kanë dhënë ndihmën e tyre në praktikat e nxjerrjes së certifikatave të pronësisë.

Masa e sigurisë në gjykatë

Gjykata e Posaçme, GJKKO ka caktuar sot masat e sigurisë për të arrestuarit në operacionin policor të koduar ‘Ndërmjetësi’, aksion nw zyrat e Kadastrës nw Tiranw, finalizuar pas hetimeve të SPAK.

Personat e arrestuar akuzohen për ushtrim tw ndikimit tw paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Ky operacion është zhvilluar pasi janë ngritur dyshime për falsifikim dokumentesh, korrupsion apo edhe tjetërsim pronash.

Panol At-Nikolla është pezulluar nga detyra si punonjës i Hipotekës

Admir Burri arrest me burg

Neritan Bablusha arrest me burg

Gazmend Canaj arrest me burg

Po në kuadër të operacionit u bë ekzekutimi i masës sw sigurimit personal me karakter shtrëngues ‘Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore’ ndaj personave  nën hetim:

  1. H. 59 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Korrupsioni aktiv i personave, që ushtrojnë funksione publike’;
  2. B. 58 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike’.

Si dhe u bë shpallja në kërkim policor i shtetasit me iniciale I. A., për të cilin Gjykata ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues ‘Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore’, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike’.