Pali Nito: Tranzicioni i tejzgjatur na solli jo vetëm varfërinë e tejskajshme, por edhe pashallarët e rinj

329
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Për më shumë se tri dekada tranzicion dhe demokraci alla-shqiptare kemi si pasojë një varfëri ekstreme, që ka prekur shoqërinë tonë e sidomos shtresat në nevojë si të papunët, pensionistët, qytetarët me ose pa përkrahje sociale, invalidët, njerëzit me aftësi të kufizuar fizike e mendore e të tjerë, që jetojnë në kushtet e mbijetesës. Më e keqja është se prognoza ekonomike për të ardhmen është akoma dhe më e zymtë, që mund ta thellojë dhe më tepër varfërinë. Është pikërisht  kjo arsyeja përse ikin nga sytë këmbët qytetarët shqiptarë dhe midis tyre dhe truri i shqiptarëve dhe shtresa më aktive e më vitale siç janë të rinjtë.

Në këto rrethana dhe përballë këtij realiteti shoqëria jonë bën gjithfarë përpjekjesh për t’u afruar e për të trokitur në paradhomën e Bashkimit Europian.

Por, ndonëse gjeografikisht jemi në zemër të Europës për të hyrë në BE na kërkohet shumë dhe çfarë nuk na kërkojnë, janë gati të kërkojnë qiqra në hell dhe gjilpërën në kashtë si i thonë.

Jemi ndeshur shpesh me shprehje të tilla nga ana e përfaqësuesve të institucioneve Europiane duke na thënë:”Keni goxha arritje, por ende shumë më tepër për të bërë”.Ose kur na thonë se janë pozitive arritjet tuaja, por duhet të përmirësoni punën në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pra ne realizojmë detyrat e shtëpisë dhe Europa shton detyrat.

“Pashallarët e rinj e të kohës moderne i kemi të pranishëm kudo e gjithandej në institucione qeveritare, në administratën qëndrore dhe vendore, në dogana, në gjyqësore, në drejtori dhe komisarjate të policisë së shtetit”

“Natyrshëm pashallarët e atëhershëm të Turqisë mbanin poste të larta, gëzonin dhe privilrgje, supet dhe gjokset e tyre zbukuroheshin nga gradat e larta dhe nga urdhërat dhe dekoratat e gjithëfarëlloj xhingla- minglash. Por gjithsesi ata vepronin në pajtim me ligjet”

Pra ata ga e ne na dhe gjithmonë pronto dhe lepe- peqe. Pra, qëndrimet e europianëve ndaj nesh kanë treguar se janë qesharake, tallëse dhe aspak serioze. Është rasti t’ju kujtoj institucioneve europiane se heroi ynë legjendar Gjergj Kastrioti me aftësinë e një gjeniu dhe strategu të madh ushtarak ndaloi hordhitë otomane që të dyndeshin drejt Europës. Për këtë akt të madh internacional të heroit tonë kombëtarë na janë borxhlinj, të paktën të na jenë mirënjohës e të na mbështesin në rrugën tonë të mundimshme drejt BE pasi nuk ka arsye të arsyeshme që të veprojnë në kundërshtim të hapur me interesat tona. Por duhet të theksoj vendosmërisht e pa ekuivokë se tranzicioni i tejzgjatur dhe i trishtë nuk na solli vetëm varfëri të mjerueshme, por, na solli e na bëri peshqesh edhe pashallarët e kohëve moderne.

Termi pasha apo pashallarë ka origjinë nga Orienti, pra nga Turqia.

Natyrshëm pashallarët e atëhershëm të Turqisë mbanin poste të larta, gëzonin dhe privilrgje, supet dhe gjokset e tyre zbukuroheshin nga gradat e larta dhe nga urdhërat dhe dekoratat e gjithëfarëlloj xhingla -minglash. Por gjithsesi ata vepronin në pajtim me ligjet , në të kundërtën sulltani ua priste duart dhe kokën. Ndërsa çuditërisht tek ne sulltanëve të kohës modern, ndonëse kanë vepruar dhe veprojnë hapur në këndvështrim me ligjet dhe kushtetutën, atyre nuk u hyn gjëmba në këmbë. Tek ne kanë ndodhur ngjarje dhe evenimente të llahtarshme si lejimi i firmave piramidale, që rrëmbeu dhe zhvati pa mëshirë kursimet e shqiptarëve, ndodhën ngjarjet e paprecedenta e të llahtarshme të vitit të mbrapshtë të 97-ës, u hapën depot e armëve të cilat edhe sot e kësaj dite mbetën një varr i hapur për qytetarët shqiptarë, ndodhi shpërthimi nuklear i Gërdecit ku humbën jetën 26 persona , u plagosën dhe u gjymtuan qindra të tjerë,u dëmtua rëndë mjedisi natyror e megjithatë askush nuk u gjykua dhe ndëshkua. Pashallarët tanë të kohës moderne ndryshojnë shumë nga pashallarët e orientit, sepse mbi të gjitha janë të pandëshkueshëm dhe thellë-thellë në skutat e ndërgjegjes, të qenies e të shpirtit të tyre kanë ndjenjën e babëzisë për t’u pasuruar në rrugë të paligjshme, që veprojnë pa u ndalur, pa limite e pa doganë. Pashallarët e rinj e të kohës moderne i kemi të pranishëm kudo e gjithandej në institucione qeveritare, në administratën qëndrore dhe vendore, në dogana, në gjyqësore, në drejtori dhe komisariate të policisë së shtetit. Madje më i përfolur na del ministri Ahmetaj, që rezulton të ketë pasuri të luajtshme e të paluajtshme, si: apartamente, vila luksoze, llogari bankare për të cilat SPAK duhet ta hetojë dhe nëse ato që thuhen janë të vërteta duhet të zbatojë ndëshkueshmërinë dhe raste të tilla kemi kudo e gjithandej. Prandaj, me masa gjithëpërfshirëse të mos lejojmë shtimin e pashallarëve të kohës moderne pasi të tillë kemi dhe na teprojnë.