Karaburuni tym e flakë!

324
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Nga Ergys Alushi

Aq sa edhe deti nuk dukej nga Skela sot në drekë nga tymi i zjarrit! Zjarr dhe në Topallti Dhe askush nuk mban përgjegjësi, as morale dhe as ligjore! Dhe çdo verë i njëjti teatër! Prefekti dhe kryetari i bashkisë që” janë në ballë” e në garë me njëri tjetrin të luftës për shuarjen e zjarrit, foto në facebook dhe takime në zyrë për marrje masash! Ka më shumë “Komitete” sesa piroman! Dhe Zjarret që djegin e djegin pas çdo foto e takimi.

Zjarre që mbeten pa autor të ndëshkuar edhe pse të gjithë e dinë se kush i ka kullotat apo i ka në pronësi tokat që digjen! Më thuani një rast të vetëm në këto vitet e fundit që dikush të jetë dënuar me burg për zjarrëvënie edhe pse Zjarre ka patur çdo verë! Historia vazhdon përderisa edhe show vazhdon…. Mirënjohje për të gjithë ata njerëz që janë vërtet në vijën e parë të shuarjes së zjarreve, pa kushte dhe me mjete rrethanore!