AKEP miraton dokumentin, tarifat celulare me shumicë ulen me 32%

442
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka miratuar dokumentin final për rezultatet e modelit të kostove të shërbimeve me shumicë të rrjeteve celulare.

Sipas analizës së kostove të përgatitura nga konsulentët e kontraktuar nga AKEP për këtë qëllim, kosto e terminimit të thirrjeve kombëtare ka rezultuar rreth 0.751 lekë për minutë, ndërsa për thirrjet hyrëse ndërkombëtare 0.762 lekë për minutë. Tarifat aktuale të terminimit në Shqipëri janë rreth 1.11 lekë/minutë për të dyja llojet thirrjeve. Për t’i çuar këto tarifa në kosto, që është edhe objektivi i AKEP, tarifat e terminimit të thirrjeve duhet të ulen me rreth 32%.

Mbështetur edhe në eksperiencën e vendeve të tjera, AKEP ka propozuar që ky proces të zgjasë dy vjet, në intervalin 2022-2024

A do ulen tarifat që paguajnë konsumatorët?

Tarifat e terminimit janë tarifat që operatorët i paguajnë njëri-tjetrit për thirrjet që kryhen drejt rrjeteve respektive. Për shembull, për çdo minutë thirrje që një përdorues i rrjetit X kryen drejt një rrjeti tjetër Y, sot operatori X i paguan operatorit Y 1.11 lekë për minutë. Përcaktimi i këtyre tarifave është instrumenti kryesor i rregullimit të tregjeve të komunikimeve elektronike nga autoritetet përkatëse.