Kishin kthyer lokalet në bazë bixhozi, por polica i zbulon dhe…

633
Për dy pronarë lokalesh në Lezhë dhe Mirditë ka filluar një procedim penal nga policia, pasi kishin kthyer ambientin në një sallë lojërash fati. Sipas njoftimeve të policisë ata kishin sajuar ambientin e lokalit në ambient për të luajtur poker. Policia në cilësinë e provave materiale ka sekuestruar të gjitha sendet e gjetura.
Njoftimet e policisë 
Më datë 26.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin M.A, vjeç 30, banues në Shënkollë, pasi dyshohet se në Shënkollë, u kap duke ushtruar aktivitetin e lojërave të fatit, pa liçencë dhe ka vënë në dispozicion lokalin për lojëra të palejuara. Në cilësinë e provës materiale u bllokuan 1 televizor, 1 aparatur antenë parabolike, 2 monitor kompjuteri, 1 pajisje lazer për skanim dhe 2 pajisje për printim bileta të lojërave të fatit. Nenet 197 e 198 të Kodit Penal. Më datë 25.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin V.R, vjeç 27, banues në Rrëshen Mirditë, pasi dyshohet se në Rrëshen, në ambientet e lokalit në përdorim, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Me cilësinë e provës u bllokuan 1 tavolinë pokeri, 2 kuti letra bixhozi, pa dokumentacionin përkatës. Neni 197 i Kodit Penal.
Sigal