Masakra e Velipojës e ka burimin te Masakra Zgjedhore

360
Sigal

Nga Kastriot Islami

1. A janë të ndërlidhuar këto dy masakra? Ka shumë arsye për të besuar se këto dy masakra jo vetëm janë ngushtësisht të lidhura por në në thelb kanë të njëjtën origjinë ose më saktë burojnë nga e njëjta e KEQE e madhe që pasi ka kapur vëndin është kthyer nga rilindasit e babëzitur në model suksesi dhe busull orientimi për të KEQEN…Thënë ndryshe, masakra e Velipojës është rrjedhojë e Masakrës Zgjedhore, ndërkohë që autorët e të dyjavë janë të njëjtët.

2. Gjëndja e rendit dhe e qetësisë publike është përkeqësuar në ekstrem pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021; vrasjet makabër kudo në jug e veri, betejat për larje hesapesh mes bandave të lidhura me pushtetin apo të mbështetura nga pushteti ndaj më të “dobtëve” të pambrojtuar nga pushteti i dalë nga masakra zgjedhore, nuk janë as cështje e ndarjes së rërës për vënde cadrash, as nuk mund të ndreqen me disa makiazhe ndryshimesh në polici sic kërkon të mashtrojë kryeministri, madje as ndryshimet në qeveri sic bërtasin me naivitet apo keqdashje disa të tjerë nuk mund të ndryshojnë gjëndjen e rendit përderisa destabiliteti vjen nga ilegjitimiteti i pushtetit të dalë nga masakra zgjedhore…

3. Kjo e keqe që lidhet me jetën e qytetarëve është këmbanë e qartë alarmi e destabilitetit që është krijuar nga destabiliteti politik i shkaktuar nga masakra zgjedhore. Nga masakra zgjedhore që pengoi rrotacionin politik që kishte ndër të tjera për qëllim të sillte stabilitet politik. Kjo këmbanë alarmi bie për Edi Ramën, bie për të gjithë ata që kryen masakrën zgjedhore, bie për të gjithë miqtë e Shqipërisë që për arsye nga më të ndryshmet heshtën, mbyllën sytë apo edhe deri mbështetën ideatorët apo frymëzyesit e kësaj masakre zgjedhore që ka tronditur rëndë stabilitetin politik.

4. Ky alarm është një mesazh që gjenerohet nga të gjithë hajdutët e pushtetit, pra nga ata që blenë votat apo kërcënuan votuesit dhe tani pas vjedhjes së zgjedhjeve kërkojne haracin premtuar, pra kërkojnë shpërblimin për masakrën zgjedhore për të cilën sipas pazareve do të duheshin të shëprbleheshin…

5. Kjo e keqe duket se është ndërkohë edhe fillimi i tmerrshëm i krijimit të “zonave/territoreve mafioze”, pronarët e të cilave janë miqtë e shokët e ngushtë të pushtetit aktual ilegjitim, pra të urdhëruesve/porositësve të masakrës zgjedhore që shpërblimin këtë rradhë e kërkojnë përmes fitimit/grabitjes së pronave në bregdet apo vënde me vlerë, pa pyetur se kush është (ish)pronar. Madje në ndonjë rast edhe duke kërcënuar oligarkët politike e deri edhe vetë Edi Ramën, që ju premtuan gjatë fushatës se vjedhja e zgjedhjeve do të shpërblehet me kthimin e tyre në pronar të zonave me leverdi dhe spo e mbajnë fjalën ose po jua vonojnë haracin që ju kishin premtuar…

6. Askush nuk duhet të tregohet naiv e të humbasë në arsyetimet djallëzore të makinerisë së Ramës që kërkon të mashtrojë qytetarët e ndershëm e të dëshpëruar nga masakra zgjedhore. Sidomos duhet patur mirë parasysh propaganda e trashë e medias mjerane apo protaleve të Ramës që janë të paguara me paratë e korrupsionit e të krimit, e cila përpiqet ti mbushë mëndjen qytetarëve se e gjithë masakra e Velipojës është thjesht cështje e një “sherri për rërën e plazhit” i cili zgjidhet lehtësisht po të hiqet Voltana e të vijë Pjerini?! As me arsyetimet e krahut ekstrem të pinjollëve të degjeneruar e të korruptuar të tipit Rama e Balluku që përpiqen të mashtrojnë qytetarët duke deklaruar se fajin e ka e gjithë klasa politike pa përjashtim me shpresën se duke u bindur që të gjithë janë njëlloj të këqinj do ti hapej rruga Ramës për qëndrimin sa më gjatë në pushtet, me idenë diabolike, se ky është një i keq mes të gjithë të këqinjve por prap se prap është shumë më mirë se të tjerët… Kjo është tallje duke kërkuar të mashtrojnë përsëri qytetarët në mënyrë perverse e të trashë por edhe duke i ofenduar atyre inteligjencen kolektive!