Sami DAKE, Kamniku Neolitik Dodona
Lis i Madh vigan – simbol i etnisë dhe bashkimit. Dhrom -rruga e hapjes së pellazgëve.
Dodona e Madhe, pikë e fiksuar në majë të shkëmbit të Larmë Kamnik, Hierorja e parë e Botës, është hapur nga qyteti Dodonë fillimisht në krahinën e saj Dodonë sot Dangëlli, Vakëfet, Leskovik, Kolonjë e më tej Gramozit. Ajo në mijra vite u shtri në të tërë Globin me degët e saj Dodona bija.
Zbulimet arkeologjike, gjurmë e toponime flasin qartë për hapjen e pellazgëve hyjnorë nga Dodona në Arkadi. Inferioriteti i paraardhësve dhe Dodona e pazbuluar ndikuan negativisht. Të dhëna pellazgjike në të sotmen shqiptare ka kudo Shqipërisë dhe kryesisht rreth Dodonës.


Spiro Meksi & Kristaq Kotonika te “Gërmenji e Gërmenjllinjtë” sjellin gjurmë e toponime për prejardhjen tonë pellazgjike. “Lisi i Madh” emër pellazgjik ku mblidheshin banorët e lashtë ruhet në memorje. Kohëve më reja qendra çvendoset te “Plepi” në kryqëzimin e rrugëvë për Kropanjë.
Gërmenji shtrihet mbi rrugën shumë të herëshme të “Dhromit” që lidhte krahinën me Janinën. Dhrom do të thotë Dodonë (Dhrom – Dhromos- Dhodhonë – Dodonë) rrugë. Gjurmë të saj ka në Kalanë e Leshnjës, etj. Toponim “Dhrom” ka edhe në Kamnik që vjen Shullërit të Sanjollasit, ish Karakoll, te Kodrat e Manes, në Pradellë te Kisha e Kuqe dhe përmes Perasit në Manastir, Selanik.
Fshati emrin e mer nga shkëmbi i Gjigërmerit ku ka rrënoja të lashta. Toponimet Guri Zotës, Guri Çarë, Ingropa, Liqeri, Vrima e Francezëve, Sulumënet, Sheshi i Kuq, Kthisëzat, Kllapa, Ralica, Bahiret, Gjollat, Rasatet, Gomarezat, Gjeraqinat, Vigëlza, Jëncka, Rungajë, Kritia, Pragmatari, Aramiu, Nonçarë, Gjon Balla, Golo, etj rrëzë Kozjakut që e mer emrin nga dhitë e egra të ka patur deri vonë në malin Kozjak me rrënoja e murrishte të lashta e mbrapa tij mali Kamenik.
755 faqe tradita, zakone, emigrim në Turqi, Greqi, Rumani, Argjentinë e SHBA janë objekti i punimit dinjitoz për të 20 fiset Çani, Guçi, Haxhi, Kërri, Kotonika, Kosho, Lako, Lale, Lamçe, Llagoi ( Gërmenji), Lluri, Manushi, Mitrollari Ndile, Note, Peshqini, Prifti, Thaka, Lilo, Thimjama.


Patriotizmi për etninë shqiptare ndrin te fisi Llangoi ku ende ekzistojnë ara e Llagoit, kopshti Llagoit të migruar në Korçë në vitet 1860 me mbiemër origjinën. Thanas i Dhimitrit lindi në Gërmenj. Ai emigroi me veprimtari patriotike në Stamboll, Egjypt, Bukuresht. Atdhedashurinë e trashëgoi te djemtë e tij të zjartë për çështjen shqiptare që e lanë me gjakun e tyre mëmëdhenë.
Telemaku dhe Mendu Zavalani bien dëshmor në korik 1914 në Pogradec. Themistokliu është krenaria legjendare e Gërmenjit, Kolonjës Korcës e Shqipërisë. Thanasi më 22 shtator 1872 e la 13 vjet. Ai dhe M.Grameno, Asdreni, Loni Llogori, NuçI Naçi, etj përqafuan idetë patriotike.
Puna në hanin e familjes e mundësoi të njihej me kolonjarë, oparakë, gorarë, mokrarë, devollinj. Në vitin 1907 vendoset në Manastir dhe në korrik 1908 shkon me mision politik në Bukuresht. Ai kthehet menjëherë në Manastir ku u mblodh Kongresi për unifikimin e alfabetit të gjuhës shqipe (14-23 nëntor 1908) Hani i tij u bë qendër ku u bujtën shumë nga delegatët e këtij Kongresi.
Bisedimet në Greqi përfundojnë pa sukses. Në Romë mirëkuptohet me konsullin bullgar. Me Spiro Ballkamenin nisen në Egjypt dhe në pranverën 1911 në Sofje mer pëlqimin e ministrit të jashtëm për të ndihmuar kryengritjen e përgjithëshme që patriotët shqiptarë po organizonin. Arestohet në Përmet dhe u reziston torturave me burrëri në burgun e Gjirokastrës e të Janinës.
Ai sillet për të gjykuar në Korçë ku organizohet lirimi i tij por çetat ndeshen me hordhitë turke në Orman Ciflik ku ranë 6 dëshmorë.Themistokliu, Qamil Panariti, Estref Verleni, Halim Xhelo u nxorën para gjyqit ushtarak me mungesë provash u shpallën të pafajshëm. Lufta e parë ballkanike më 8 tetor 1912 e gjen në mal me çetën e tij. Qeveria e Vlorës e emëroi nënprefekt të Skraparit.
Ai në janar 1914 me 500 trima niset në Korçë të merte në dorëzim qytetin. Në shkurt 1914 emërohet shef i policisë dhe me zgjuarsi, trimëri e bashkëpunim mposhtën puçin e 2 prillit që i kanosej Korçës me kordinim veprimesh luftarake me Sali Butkën dhe kapedan Kajo Babjenin.
Afrimi i fundit të luftës së parë botërore krijoi vështirësi që cili krah do të fitonte? Korca çdo çast rezikohej nga grekët. Ai me zgjuarsi zbulon fitoren e Aleancës e hyn në marëveshje me pushtuesit francezë të Korcës. Ndjenja patriotike i detyroi ata të bëjnë marëveshje me patriotët shqiptarë.
Themistokliu me çetën hyn në Korçë më 25 nëntor dhe atë ditë takohet me kolonelin francez De Kuen që kish simpati për shqiptarët e Shqipërinë: “Themistokliu më bëri përshtypje më të mirë e më tha që në fillim të bisedës –jam atdhetar shqiptar…unë jam me ata që garantojnë lirinë e atdheut tim”. Ai i kërkoi ta konsideronte Korçën pjesë të pandarë të Shqipërisë dhe atë ditë i drejtohet popullit: Franca e njeh Korçën për Shqipëri e i njeh kombit shqiptar të gjitha të drejtat”.
Fitorja më e madhe politike e ushtarake e 10 dhjetorit 1916: Shpallja e mosvarme e krahinës së Korçës me administratë e polici lokale shqiptare. Ngritja e flamurit kombëtar dhe plotësimi i të gjitha kërkesave bëri që Korça të mbetej shqiptare. Gazeta Dielli në Amerikë: Ajo i dedikohej atdhetarit të shquar Themistokli Gërmenji. Përpjekjet e njerëzve si Ai gremisin shkëmbinj e male”
Këshilli qeveritar kish funksione të fuqisë ekzekutive e legjistative si organi suprem i Republikës. Kryesinë e mbanin me radhë për një muaj çdo antar që ish dhe Kryetar i Republikës. Themistokliu u emërua prefekt i policisë. Gjuha zyrtare ish gjuha shqipe. U prenë monedha me emrin e Republikës. Lulëzoi jeta, u hapën shkolla në gjuhën shqipe dhe u hapën dyert e liceut francez.
Largimi i De Kuenit ndryshoi politikën franceze. Intrigat e kurdisura nga armiqtë e çështjes shqiptare bënë që Republika të mos kish jetë të gjatë. Themistokliu arestohet e çohet në Selanik ku në gjyqin e 29 tetorit 1917 pa asnjë fakt, provë e dokument dënohet me pushkatim që ekzekutohet më 7 nëntor 1917. Ai mbajti qëndrim burrëror “Unë jam shqiptar nuk jam tradhëtar”
Fjalët e fundit janë legjendare: 1- të më pushkatoni me gjoksin para dhe jo në shpinë 2- Skuadrës së pushkatimit ti jap unë vetë urdhërin për zjarr; 3-Të mos mi lidhni sytë.Themistokliu u pushkatua dhe vdiq si legjendar për atdheun e tij detyrë të cilën e kish plotësuar deri më një. Letra që i la së shoqes thekson:“Jam viktimë e mashtrimeve. Vdes i pafajshëm. Rroftë Shqipëria”.
Oficeri francez që e pa vrasjen me sy e përshkruan: “Ai nuk tregoi asnjë shenjë frike përpara vdekjes. Mbetëm të mahnitur. Veshur me roba kombëtare ecte me hapin e qetë dhe plot dinjitet. Fjalët e fundit për francezët: “Ju po bëni një gabim shumë të madh. Rroftë Shqipëria”! Më 16 shkurt 1918 U abrogua protokolli 10 dhjetorit 1916 dhe krahina kaloi nën administrimin francez. Flamuri shqiptar vazhdoi të ngrihej krenar krahas atij francez dhe shkollat e vazhduan mësimin.
Profesori në Universitetin e SORBONËS i thotë studentit shqiptar: “Ta kesh për nder që je shqiptar sepse Shqipëria ka burra të tillë që i japin nder kudo”. Pse? “Unë kam qënë në trupin gjykues kundër Themistokliut si edhe në ekzekutimin e tij. Para pushkatimit Ai nuk pranoi tia lidhnin sytë. Burrat vdesin me sy hapur. Jam mahnitur dhe do ta mbaj ment për tërë jetën”.
Gërmenji dhe Gërmellinjtë janë pjesë e historisë së trevës prehistorike të Dodonës. Meksi e Kotonika lënë të shkruara vlera trashëgimie etnike e patriotike si copëza për tu bashkuar rreth Hierores Dodonë e Lisit të Zeusit, dy tempujt më të lashtë të njerëzimit që kompletojnë historinë.
Themistokli Gërmenji yll vezullus në lashtësinë Dodonë sot Kolonjë, pishtar që ndrin mes qindra kapedanëve legjendarë të krahinës prehistorike dhe Shqipërisë etnike me gjurmë e toponime të lashta, vaditur mëmëdhenë me gjakun arjan të bijve viganë. Shqiptarët në shekuj me gen etnik sakrifikuan për kombin dhe gjuhën shqipe me nder, guxim, besnikëri dhe shpirtin e vetmohimit.
Heroizmëm të pafund ka ngado trojeve shqiptare për etni e komb në Epir, Iliri dhe Dardani qysh në lashtësi dhe ditëve tona. Atdheu mbi gjithçka të shenjtë e qëndrim burrëror po tregojnë përpara botës çlirimtarët e Kosovës, fati i të cilëve po nëpërkëmbet me mashtrime që nuk duhet të riciklojnë ekzekutimin e kapedanit kolonjar legjendar Themistokli Gërmenji.
Drejtësinë për çlirimtarët e Kosovës do ta vendosë Gjykata me bindjen e brendëshme për kombin që krijoi Evropën qarqet antishqiptare vazhdojnë të sillen barbarisht me mashtrime e alibira të sajuara. Ndershmëria e shenjtë e gjykatësve do të prevalojë dhe nuk do riciklohet dënimin patriotëve shqiptarë në kohët moderne dhe do vlerësohen për heroizmin etnik kombëtar.




















