E bujshme, mbrojtësi shqiptar arrestohet në aksionin e policisë për trafik droge

496
Sigal

Policia e Sarandës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Vlorë, kryen një operacion të bujshëm ditën e sotme në qytetin e Sarandës, ku u arrestuan 8 persona, të cilët dyshohen për trafik ndërkombëtar të drogës.

Mes tyre, ishte edhe Adrian Xhibro, mbrojtësi i cili aktivizohet me ekipin e Delvinës, në grupin B të Kategorisë së Dytë.

30-vjeçari Xhibro, bashkë me të arrestuarit e tjerë, janë dërguar në Polici dhe pritet t’u komunikohet arresti, dhe më pas pritet të dalin para Gjykatës që të njihen me masën e sigurisë.

59470144_429022934597027_8473802975578423296_n

Mbrojtësi Xhibro, ka qenë më parë edhe pjesë e skuadrave si Butrinti, Albpetroli, dhe së fundmi tek Delvina.

60002484_832652783802901_7662724231662141440_n