Kolonjë, gjendet e pajetë një grua, dalin detajet e para nga policia

340
Sigal

Një grua rreth 50 vjeçe është gjetur sot e pajetë.

Ajo dyshohet të jetë vetëvaruar.

Policia bën me dije se gruaja u gjet në një hangar në afërsi të banesës të saj.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Kolonjë/Informacion paraprak

Më datë 01.06.2020, rreth orës 09:00, në fshatin Kreshovë, në një hangar në afërsi të banesës të saj, është gjetur e pajetë shtetasja M. M., rreth 50 vjeçe, e cila dyshohet të jetë vetëvaruar.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.