Shqipëria peng e vaksinave të bojkotuara nga qeveritë e BE

361
Sigal

Kryeministri Edi Rama deklaron marrjen e 38.400 vaksinave AstraZeneca nga Suedia, ndërkohë që kjo e fundit ka 1 muaj që e ka ndaluar përdorimin e saj për shkak të pasojave, deri në vdekje. Me sa duket, Rilindja boshatisi magazinat e Suedisë. Reagon mjekja e njohur: Edhe pse këto vaksina janë të rrezikshme, qeveria po i përdorë për vota, ndërkohë që Agjencia Europiane e Barnave, nis hetimin për Astra Zeneca. Ja 14 shtete e BE që i kanë bllokuar

 

Agjencia Evropiane e Barnave nis investigim lidhur me vaksinën Astra Zeneca. Mjekja:  Fushatës elektorale i duhen vota, por qeveria duhet të pres

Shqipëria peng e vaksinave të bojkotuara nga vendet e BE

 

Kryeministri Edi Rama deklaron marrjen 38400 vaksinave të Astra Zenenca nga Suedia, ndërkohë që kjo e fundit ka një muaj që i ka hequr nga përdorimi për qytetaret e saj. Mesa duket një pjesë e tyre mbërritën në Tiranë  dhe Rama kërkon ta shes si sukses të tij personal marrjen e vaksinave që janë të destinuara për vendet e botës së tretë .

 

 

Më 13 mars në 6 shkollat e para të Tiranës nisi vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve me vaksinën e AstraZeneca, kundër Covid-19.Por në një kohë që ka disa ditë që në vendet e Bashkimit Europian mediat shkruajnë mbi efektet e padëshiruara që kjo vaksinë ka shkaktuar te pacientët që janë vaksinuar, dyshimet tek arsimtarët kanë qenë të shumta. Këtë e vuri në dukje edhe shefja e departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino, e cila tha se i kishte sqaruar mësuesit se kjo vaksinë është e sigurt.“Bashkë folëm, kishin dyshimet e veta por që është tepër e sigurt”, tha ajo. Ndërkohë kryeministri Rama sqaroi se pezullimi në disa shtete i përdorimit të kësaj vaksine ka ardhur vetëm për një seri të caktuar të prodhuar, për të verifikuar çfarë ka ndodhur me ato pak raste ku ka pasur dhe efekte fatale në jetën e të vaksinuarve. “Seria jonë ka ardhur nga Suedia e në Britani ata kanë bërë miliona vaksina AstraZeneca e s’kanë pasur asnjë problem. Janë pezulluar në disa vende seri të vecanta për të bërë një verifikim”, theksoi Rama. Ndërkohë që mediat norvegjeze dhe agjencia ndërkombëtare ‘Reuters’ kanë bërë me dije se Suedia ka e pezulluar pasi një numër i madh i profesionistëve shëndetësor raportuan efekte anësore të mundshme. “Në Sormland, gjithsej 400 punonjës të spitalit morën një dozë të vaksinës së AstraZeneca të enjten. Nga 400, 100 njerëz raportuan ato që ata dyshojnë të jenë efekte anësore”, shkruan norëaytoday. Bëhet me dije se ka ndodhur që prej 13 shkurtit. Ndërkohë që është bërë një muaj që pas këtij raportimi teksa Rama ende kërkon të shesë si sukses ardhjen e vaksinës Astra Zeneca në Shqipëri. Mesa duket 38400 dozat janë ato të mbeturat nag Suedia ,të cilën Rama e etiketon si vendin nga vijnë dozat e Shqipërisë. Ky është një  skandal për të cilin duhet të vihen në lëvizje organet kompetente. Të parët që e përfitojnë do të jenë mësuesit. Në një replikë me një mësuese, Rama tregoi pse ishte zgjedhur e para shkolla “4 Dëshmorët” për të nisur me vaksinimet e mësuesve.

Pas disa rasteve të komplikacioneve me vaksinën e AstraZeneca, thuajse gjysma e vendeve të BE ka bllokuar në mënyrë të plotë ose të pjesshme vaksinimin me AstraZeneca. Italia, Gjermania Franca, Hollanda Austria ,Danimarka etj me laboratorë të shkëlqyer e pezulluan

Mësuesja: Me fat që na zgjodhët ne të parët

Rama: E di pse? Se quhet “4 Dëshmorët”

Mësuesja: “Mos bëhet ndonjë i pestë”, shprehet ajo duke treguar hezitimin ndaj vaksinës.

Kjo vaksinë supozohej të furnizonte më shumë vendet e botës së tretë. Fakt tjetër tronditës del në pak , ku Afrika e Jugut tha kohët e fundit se do të ndërpresë vaksinat e saj COVID-19 me vaksinën Covidshield të zhvilluar nga AstraZeneca dhe instituti Oxford, një nga vaksinat që India po përdor për të luftuar pandeminë. Kombi i Afrikës më i goditur ka pezulluar përdorimin pasi një studim tregoi se ilaçi dështoi të parandalonte rastet e lehta dhe të moderuara të variantit të virusit.

Vendet europiane pezullojnë Astra Zeneca

Pas disa rasteve të komplikacioneve me vaksinën e AstraZeneca, thuajse gjysma e vendeve të BE ka bllokuar në mënyrë të plotë ose të pjesshme vaksinimin me AstraZeneca.

Gjermania

Franca

Italia

Austria

Estoni,

Lituani,

Luksemburg

Letoni

Norvegjia

Danimarka

Islanda

Suedia

Islanda

Irlanda

 

Bolonja/ Mësuesi humb jetën 10 ditë pas vaksinimit me AstraZeneca, nisin hetimet

Një dosje do të hapet nga Prokurori Publik i Bolonjës për vdekjen e një mësuesi, Giuseppe Morabito, zv / drejtori i shkollës së mesme “Veggetti” të Vergato nel Bolognese, i cili ndërroi jetë mbrëmë, dhjetë ditë pas injektimit të një doze vaksine të AstraZeneca. Hetimi pritet që të hedhë dritë nëse vdekja e mësuesit lidhet me vaksinën e AstraZeneca.

Mjekja e njohur: Pezulloni për të paktën dy javë vaksinimet me AstraZeneca

Mjekja Rubina Muzina ka bërë thirrje që vaksina Astra Zeneca të pezullohet për të paktën dy javë, duke qenë se ka një diskutim të madh në Europë nëse duhet përdorur apo jo.

Mjekja, e cila prej vitesh jeton dhe punon në Teksas të SHBA-ve, nënvizoi se Agjencia Evropiane e Barnave ka nisur një investigim lidhur me këtë vaksinë, për të parë efektet që ajo sjell, e për këtë, kërkoi nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, që të paktën për dy javë, aq sa zgjat dhe hetimi i agjencisë, të pezullojë injektimin në popullatë.

Gjithashtu, mjeke Muzina u ndal dhe tek variantet e reja të virusit, më konkretisht atë britanik, që është prezent dhe në vendin tonë. Mjekja theksoi se variantet mund të kenë qenë më herët në vend, kjo shihet sipas saj tek infektimet e shtuara të të rinjve dhe rritja e infeksioneve në përgjithësi.

Ajo shprehet se  AstraZeneca është një diskutim i madh në Evropë. Agjencia Evropiane e Barnave ka hapur një investigim. AstraZerneca nuk ka aplikuar në Amerikë për të qenë prezent. AstraZerneca filloi me vështirësi. Është një vaksinë e mirë, por do të thoja fare hapur komitetit shqiptar, që vaksina duhet të qëndrojë pezull deri në dy javë. Unë e di që qeveria kujdeset për qytetarët e vend, AstraZeneca ka dhënë pak rezultat të Evropë. Ata po investigojnë në pjesën e sigurisë. Për ta vazhduar apo jo, do të thoja që Agjencia e Evropiane e Barnave duhet t’i japim 2 javë kohë, sepse ata kanë aprovuar këtë vaksinë dhe ata do e shohin më me kujdes për sigurinë e saj. AstraZeneca do të jetë në të gjithë vendin. Ne themi këtu kur një shtet e ndalon, ose e heq, por ka të dhëna Danimarka, kanë të shkëlqyer laboratorët. Jemi në mes të një fushate elektorale shumë të egër. Ne duam sa më shumë vaksina, por duhet të presim dy javë.

Reagimi i mjekes vjen në një kohë kur sot në Shqipëri ka nisur vaksinimi i mësuesve me këtë vaksinë.

Rubina Muzina në lidhje me transmetimin e  lartë dhe ulje të moshës, por edhe nëse gratë shtatzëna janë një kërcënim serioz pas javës së 24 të shtatzënisë shprehet se : Ne e kemi pasur këtë shqetësim, këtu në SHBA ndoqëm një rrugë fare tjetër, ne duhet t’ia lëmë gruas të kontaktojë me mjekët dhe të shohë mundësitë e riskut. Ata kanë rrezik për lindje të parakohshme, infeksione respiratorë, për faktin që ka një fëmijë, organizmi duhet të punojë për dy veta. Rreziku nga vaksina dhe COVID-i, kush nga ata të vret? Në Pfizer dhe Moderna, nuk e kemi të ligjshme të studiojmë gratë shtatzëne, por kur futëm studimet, kishte gra shtatzëne, pas 3 mujorit të parë që kalon rreziku ti merr vaksinën.

 I riu me Covid hidhet nga kati i 3-të i spitalit

Situata e rëndë shëndetësore e shkaktuar nga koronavirusi po  shoqërohet me  trauma psikike  dhe këto pasoja  po i vuajnë jo vetëm  pacientët e prekur nga Covid-19, por edhe qindra mijëra familjarë që janë pas tyre.

Ditën e djeshme Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku një i ri është hedhur nga kati i 3-të i spitalit Covid të këtij qyteti.

Bëhet fjalë për një 24 vjeçar, i cili kishte disa ditë i shtruar në spital. Hedhja nga lartësitë e spitaleve të të sëmurëve me koronavirus është kthyer në fenomen shqetësues, ku Elbasani shënon sot rastin e gjashtë. Në Tiranë pesë persona kanë humbur jetën pasi janë hedhur nga dy spitalet Covid.

Vdekjet si pasojë e mungesës së oksigjenit , jep dorëheqjen ministri i Shëndetësisë në Jordani

Shqipëria është i vetmi vend në Europë që nuk rimburson Oksigjenin e të sëmurve. Qeveria zbraz thasët për klientët e saj duke u dhënë mbi 400 milion euro koncesione për shërbimet shëndetsore, por nuk pranon të rimbursoi 600 mijë euro në vit për Oksigjenin. Edhe pse në këtë gjendje tepër shqetësuese askush nuk ngre zërin. Paradoksiale se si Nathir Obeidat, ministri i Shëndetësisë në Jordani, ka dhënë dorëheqjen pasi 6 pacientë të infektuar me Covid-19 humbën jetën në spital si pasojë e mungesës së oksigjenit. Nuk është e qartë përse oksigjeni u ndërpre, por për këtë ngjarje ka nisur një hetim. Ministri i Shëndetësisë tha se ndjente përgjegjësi morale për atë që ndodhi.

 

Denoncimi në “ Telegraf”: Ja si po vdesin qytetarët nga indiferenca e Ministrisë së Shëndetësisë

Një qytetarë ka paraqitur shqetësimin e tij në redaksinë e “Telegraf”, duke nxjerrë haptazi një ngjarje kriminale të ndodhur në një fshat të Fierit. Ai ka treguar  ngjarjen e trishtë ku banori Refat Velaj shtrohet në Tiranë me Covid-19 dhe fatkeqësisht humb jetën. Sikur të mos mjaftonte kjo, shteti nuk zbaton detyrimin ligjor që ka për të varrosur qytetarin . Kjo  pakujdesi zgjerohet në një tragjedi të madhe për familjen Velaj. Pasi në shtëpi e bien familjarët, pa asnjë shoqërues ose udhëzues për rrezikun që ka hapja e arkivolit. Mes dhimbjes për t’i dhënë lamturmirën e fundit familjarët hapën arkivolin dhe përshëndetën  me duar njeriun e tyre duke bërë që Covid t’ i marrë jetën 3 pjestarëve të familjes. Qeveria vijon të hesht duke mos ndihmuar këtë familje.

“Po ju vë në dijeni të një ngjarje kriminale dhe askush nuk mbanë përgjegjësi. Në fshatin Varibop të komunës Cakran-Fier, banori Refat Velaj shtrohet në Tiranë me Covid-19. Atje nuk e përballon dot sëmundjen dhe vdes.Në shtëpi e bien familjarët, pa asnjë shoqërues ose udhëzues për rrezikun që ka hapja e arkivolit. Në shtëpi familjarët hapën arkivolin dhe përshëndetën  me duar njeriun e tyre. Covidi-19 veproi menjëhere. 2 vëllezërit, kunata vdesin dhe vazhdojnë varrimet e familjarëve.  Shumë nipër  e mbesa janë me Covid. Shteti hesht. Shtrohet pyetja? Kush e ka fajin  e përhapjes së  së Covidit që po vë në rrezik një fis, Velaj që të mbijetojë”, shkruan i tronditur V. Lamcaj.

Tritan Shehu: Sistemi shëndetësor në situatë të rëndë

Tritan Shehu u shpreh se sistemi shëndetësor është në një situatë shumë të rëndë dhe jashtë çdo kontrolli. Sipas Shehut, të dhënat pohojnë se Shqipëria është në vendin e tretë për vdekjet dhe infektimet sa i takon Covid-19. Shehu: Sistemi shëndetësor është në një situatë shumë të rëndë dhe jashtë çdo kontrolli. Askush nuk mund të parashikojë se çfarë do të ndodhë në javët që do të vijnë. Edhe me të dhënat që dalin nga të dhënat zyrtare, ne renditemi ndër vendet më të larta të infektimeve dhe vdekjeve në Evropë. Po të shohësh të dhënat ne jemi në vendin e tretë më të lartë në botë për vitin 2020. Unë jam në Gjirokastër dhe në disa zona kam parë shtëpi të kthyera në spital. Gjendje është shumë më e rëndë se sa jepen në raportimet ditore. Vitin e kaluar janë 6000 vdekje shtesë, sepse nuk ka pasur teste dhe raportime zyrtare. Ata që humbin jetën në shtëpi nuk figurojnë askund. Numri i vdekjeve shtesë në vitin 2021 do të jetë më i lartë se sa i vitit 2020. Njerëzit trajtohen në shtëpi sepse është një situatë shqetësuese dhe jashtë kontrollit. Ndërkohë, spitali i Gjirokastrës nuk lejon të sëmurë me Covid. Aty shtrohen të sëmurë të tillë, por nuk bëhet në bazë të principeve që duhen bërë. Kështu njerëzit marrin medikamentet dhe oksigjenin pa asnjë rimbursim. Unë kam kërkuar qysh në marsin e kaluar që të aktivizohen spitalet rajonale, afër familjeve dhe të të sëmurëve.