Xhelal Mziu: Kandidatët e Qarkut Dibër vlerë e shtuar e PD-së

506
Sigal

Prezantimi i listës fituese të kandidatëve për Deputet, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, sot në degën e PD të rrethit Dibër. Kandidatët e rrethit Dibër janë një vlerë e shtuar e PD për maksimalizimin e votave më 25 prill. Të gjithë kandidatët e PD që  janë zgjedhur, janë mirpritur nga strukturat dhe kjo më shton bindjen se me këtë ekip do të punojmë fort për maksimalizimin e votës dhe do ta mundim 4 me 1 ekipin e Rilindjes, thënë ndryshe “bandën 184″. Përballë nesh ikën kapitenja”ndrikull”  Xhaçka shefja e bandës, dhe kryesimin e merr një ish/emigrant që është pak i njohur për publikun, kuptohet edhe për të majtët. Kandidati tjetër ish/ kryetari i Bashkisë Dionis Imeraj i cili dha dorëheqjen për tu bërë deputet. Ky i fundit është person nën hetim pasi ka qenë person kyç në blerjen dhe  vjedhjen e votave si dhe shantazhimin e zgjedhësve në 2016 dhe më zgjedhjet e 2017. Lista e “bandës 184” vazhdon edhe me emra të tjerë por që duhet ti analizojë KQZ pasi janë subjekte të ligjit të Dekriminalizimit. Ne, Partia Demokratike, kemi prezantuar para anëtarësisë, mbështetësve,  votuesve,  gjithmonë njerëzit tanë më të mirë, më të plotësuar, më intelektualë dhe kurrë nuk kemi tentuar të tradhëtojmë votuesit duke i përfaqësuar me njerëz që kanë lidhje apo mbështetje kriminale. I bëjmë thirrje KQZ të pastrojë listat e kandidatëve nga subjektet e ligjit të Dekriminalizimit, të marrë masa të ndalojë dhe të çojë para drejtësisë personat që janë pjesë e dosjes 184 të cilët janë ende aktiv.