Qoka me miliona/ ‘Albcontrol’ jep 200 mijë euro për tender pa garë. Kush qëndron pas shpenzimeve pa kufij të parave publike

273
Sigal

 

Hantin Bonati, drejtori “hije” i Albcontrol, kompanisë shtetërore që administron hapësirën ajrore shqiptare, vijon që të shpenzojë pa kufij paratë publike. Kompania, sipas statusit dhe ligjeve në fuqi, ka miliona euro të ardhura, të cilat harxhohen me lloj lloj procedurash.

Ish-drejtorët e kësaj kompanie, ku një ndër to është edhe ministrja aktuale e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, kanë bërë të njëjtën gjë. Në fund apo fillim viti, fondet që konsideroheshin si të tepërta përdoreshin për qokat e radhës, duke iu dhënë kompanive të preferuara, me teorinë se ato nuk duhej të “digjeshin”.

Ndërkohë, Bonati, i vendosur pikërisht nga Balluku, po bën të njëjtën skemë, duke harxhuar të gjitha fondet e kësaj kompanie, ku drejtuesit dhe stafi kanë trajtim të veçantë, pavarësisht se punojnë në Republikën e Shqipërisë. Paga dhe shpërblime, madje edhe kushte luksoze ku punojnë. Madje, në ambiente kanë palestra, apo mësojnë anglisht me kurse të veçanta, gjithmonë me paratë e shtetit.
Sipas dokumenteve drejtori i Albcontrol Hantin Bonati, ka finalizuar tenderin me objekt “shpenzime mirëmbajtje dhe blerje pjesë ndërrimi e sistemeve të instaluara në AÇ/APP/TËR/Administratë”. Fondi për këtë tender ka qenë 20.500.000 lekë të reja, ose mbi 200 mijë euro.

“Kohëzgjatja e kontratës do të jetë 12 muaj nga data e nënshkrimit të kontratës”, thuhet në dokumente, ndërsa tenderi është zhvilluar në datën 28 dhjetor 2021, në orën 11:00. Në tender ka marrë pjesë vetëm operatori ekonomik “4 A-M”, i cili ka pasur një ofertë prej 20.460.953 lekë pa TVSH, ose sa 99 % e fondit limit.

Natyrisht, procedurat janë tepër të dyshimta. E para lidhet me kohën e kryerjes së tenderit, pra në fund të vitit 2021. Dhe, e dyta, për pjesëmarrjen e firmave apo edhe për vlerën e ofruar. Fituesi ka lënë vetëm disa kacidhe për arkat e kësaj kompanie shtetërore sipas BoldNeës.

Sipas hulumtimit fituesi, operatori ekonomik “4 A-M” sh.p.k. me adresë në rrugën “Artan Lenja”, pallati i 4 A-M, ka aksioner dhe përfaqësues ligjor z.Ardit Metaliaj, i cili në këtë tender ka paraqitur ofertën me vlerë 20 460 953, e identifikuar si oferta e suksesshme.

Por, kush qëndron pas kësaj firme?

Sipas informacioneve ,pas z.Metaliaj qendron një firmë e fuqishme ndërtimi dhe që operon në disa sektorë.Praktikat kanë treguar se firma të cilat konsiderohen si të fuqishme, kanë pasur probleme me tenderë të tjerë, madje çështjet kanë shkuar deri në gjykatë. Dhe, për të bërë një kamuflim sa më të mirë, krijojnë firma “satelite” me qëllim që të “fshihen” emrat e vërtetë të përfituesve.