Prof. Dr. Valter Shtylla: Saraje të familjeve të mëdha shqiptare

66
Sigal

Çdo popull ruan në kujtesën e tij shekuj të mërzituar nga trashëgimia e kulturës kombëtare, sot e rrënuar, por e nderon dhe respekton ende si të tillë kur është në gjendje të ruajtur mirë. Populli krenohet me monumentet e trashëgimisë e kulturës kombëtare, pasi ato vlerësojnë aftësitë e tij krijuese, por edhe shprehin kuivalencën me objektet e llojit, kujtesës popullore në vende të tjera, në kufi apo më tej. Sasia dhe cilësia e monumenteve lidhen me shumë faktorë, që janë: hapësirat territoriale, popullsia e vogël, statusi politiko-shoqëror, fushatat ushtarake, politikat migratore etj. Kështu, çdo popull përsa i takon, krenohet dhe i konsideron me dinjitet aq vlera të trashëgimisë kulturore që na paraqiten në trajtën e gjinive dhe llojeve të ndryshme. Përpiqemi ta mirëmbajmë me mirësinë që kemi, ndoshta më mirë në të ardhmen, jo vetëm për ndjesi kombëtare, por edhe në përgjigje të rritjes së kërkesës së turizmit në unitet me territorin, cilësitë patriotike dhe aftësitë krijuese që historikisht i kemi trashëguar. Në trojet tona numërohen shumë objekte të kulturës materiale si: kala, fortifikime, ndërtime kulti, ndërtime inxhinierike, banesa tipike popullore, parqe arkeologjike etj.

Për të gjitha këto kanë folur e shkruar mjaft studiues e kolegë, vendës e të huaj, me kontributet përkatëse sipas periudhave kur i kanë hulumtuar. Në këtë shkrim do të përshkruajmë një gjini të veçantë të trashëgimisë kulturore – Sarajet e Familjeve të mëdha shqiptare, që mund ta cilësojmë edhe si gjini teknike ndërtimore të veçantë. Gjatë periudhës së mesjetës, në Shqipëri kanë qenë ndërtuar shumë Saraje të tilla nga familje të mëdha e me tradita patriotike, përgjithësisht me formim intelektual, me kulturë orientale apo perëndimore dhe me tituj të lartë onorifikë si: Princ, Pasha, Bej, Kont etj. Në ditët tona kanë arritur një numër i vogël i tyre, edhe ato në gjendjen e rrënojës. Megjithatë ato duhen identifikuar për vlerësimin e historisë së kulturës sonë të jetesës dhe të traditave, në larminë dhe zgjedhjet e ndërtimeve komplekse, të ngritura në territore të mbrojtura e panoramike.

Nga pikëpamja e vendndodhjes, Sarajet ndërtoheshin brenda kalave të qyteteve, ngjitur me muret e tyre. Të këtij lloji sot ruhen disa, pothuaj të rrënuara, në nivele themeli apo me trakte muresh. Në këtë gjendje hasen edhe kalatë e Peqinit, Pezës, Libohovës, Tepelenës, Janinës. Në murin perëndimor të Kalasë së Elbasanit ruhet objekti pa mbulesën e çatisë.

Në rrethimin e tretë të Kalasë së Rozafës, në Shkodër, siç shkruan kolegu Karaiskaj, kur rreth 1900-ës konsulli austriak i cili vizitoi kalanë, ai nuk konstatoi asnjë gjurmë të Sarajit. Ai shprehej se, sipas burimeve, pas rënies së Bushatllinjve më 1831 deri më 1865, Saraji ishte rezidencë e Guvernatorit turk. Me çlirimet arkitektonike në vitin 1988 u zbuluan gjurmët e saj.

Në origjinë ai kish qenë njëbanesë tipikë shkodrane, me dy kate, me çardakun sipër dhe hajatin poshtë, e ndërtuar në vitin 1757 nga Mehmet Pashë Bushati. Nga viti 1757 deri më 1831 në këto Saraje pesë pashallarët: Mehmet Pashë Plaku, Muhamedi, Ibrahim e Mustafa Pashë Bushati drejtuan Pashallëkun e Bushatllinjve, më i madhi i Shqipërisë së Veriut.

Një nga krahinat më të njohura e me histori të pasur ka qenë ajo e Mirditës, me pesë bajraqe e me kryeqendër Oroshin. Nga dera e Kapedanëve ka dalë Princi Prenj Bib Doda (1860-1919), me origjinë nga dera e Gjenakëve, prej nga vjen edhe Kapedani i Oroshit, Gjon Marku. Gjoni, me një autoritet të madh dhe me një flamur që i priti gjithë në Malin e Shenjtë. Në Orosh do ndërtoheshin Sarajet e Princit, Kisha Abacie e Shën Aleksandrit në Malin e Shenjtë dhe Sarajet e Kapedanit Gjon Mark Gjoni, sot të rrënuara krejtësisht. Sarajet ishin në formë U-je, me një çardak në katin e sipërm, duhet t’i takojnë shekullit të XVIII.

Fisi i Toptanëve me origjinë mesjetare përfaqëson një nga familjet më të mëdha në Shqipërinë e Mesme. Në shumë familje dinjitoze shqiptare gjen pinjollë nga kjo familje. Sadija, e bija e Emin Bej Toptanit ishte nëna e Ahmet bej Zagollit. I biri i Xhemal Pashë Zogut dhe i Sadijes ka lindur në fshatin Burgojet të Matit.

Ahmet Zogu (Zogolli) ka qenë kryeministër i Shqipërisë në vitet 1924-1928 dhe në periudhën 1928-1939 mban titullin ‘Mbret i Shqiptarëve’. Ai përmendet si lider me aftësi ligjore dhe administrative, si njohës i sistemit të kapitalit tregtar, si krijues dhe si përkrahës i tregut ndërkombëtar etj.

Në lartësitë e Burgajetit dominon Kalaja (Sarajet) e Zagollëve, e ndërtuar gjatëshekullit të XV,  sot e djegur plotësisht. Mbase në nga familjet më të mëdha dhe me kohëzgjatje historike në trojet shqiptare është ajo e Toptanëve, ndoshta me origjinë që prejTopiajve të shekullit XIV-XV. Në çdo event historik kombëtar si: Pavarësia e Vlorës, Kongresi i Lushnjës, Kuvendet arsimore etj. Në një botim dinjitoz të kohëve të fundit, kolegu Ajten Toptatni jep një monografi shteruese për historinë e kësaj familjeje, me foto e studime. Sarajet e tyre janë të inkuadruara kryesisht në brendësi të kalave si në Tiranë, Krujë etj.

Kalaja e Tiranës gjatë shekujve XVII-XVIII ngrihet mbi themele më të hershme të antikitetit të vonë, shekujt IV-VI. Brenda rrethimit janë sarajet e Selim Pashës (shekulli IXX), Adem Bej Toptanit etj., të ruajtura në gjendje të mirë.

Me interes janë edhe mjaft Saraje të tjera, simbole të familjeve të mëdha shqiptare, të ruajtura në statusin e rrënojës. Në Konicë, në gjysmën e lartësisë së tij ruhet qartazi Saraji i familjes Konica, i ndërtuar në vitin 1771. Ruhet qartë hyrja e Sarajit me ujë, hark guri të latuar dhe me mbishkrime anash. Personazhi kryesor i kësaj familjeje është pa dyshim Faik Bej Konica, i lindur në vitin 1875, në familjen e Shahin Bej Konicës, me prejardhje nga Ali Pashë Tepelena. Faiku ka qenë shkrimtar e publicist me shkollim në Francë. Me përshtypje të larta në fushën e diplomacisë. Gjatë viteve 1926-1939 ka qenë përfaqësues i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. At Gjergj Fishta e ka quajtur “Njeriu i ditur, gjykatësi elegant i letërsisë shqiptare”. Fare pranë Sarajeve të Konicës, në majën e qytetit të Konicës dominojnë sarajet e Hankos, nëna e Ali Pashë Tepelenës, bija e Zejnel Beut.

Konaku i gjysmës së parë të shekullit XVIII, në aspektin tipologjik funksional ndryshon nga Sarajet e tjera. Në dallim prej tyre, ku hasen edhe elementë tëarkitekturësklasike perëndimore, objekti i Hankos ngjan me kullat e gurta të maleve në Shqipërinë e Veriut. Sigurisht, kjo është ajo çka shohim, pasi në oborrin e madh të saj ruhen qartazi edhe mbetje ndërtimesh të tjera të kompleksit. Muret rrethues konturojnë një hapësirë të madhe me shumë përbërës, që i kanë takuar me siguri emërtimit “Sarajet e Hankos”.

Sa i takon Sarajeve kryesore të Ali Pashës, me interes është gravura e vitit 1843 e realizuar nga Ëilliam Leitsh dhe e ekspozuar në Muzeun e Ali Pashës, në ishullin e Janinës. Ali Pashë Tepelena, që për 32 vjet qeverisi një shtet të madh, si në Janinë, në Kalanë e Tepelenës etj., e veç tyre, ai për pushime e tregti ngriti shumë Saraje – kulla, si në Sajadhë etj. Me angazhimin e specialistëve të huaj, Aliu shquhet edhe për ngritjen e një game të gjerë ndërtimesh.

Familja Dino njihet si një nga familjet më të mëdha të Çamërisë, me origjinë nga fshati Lopës i Filatit. Në gjendjen e sotme Lopësi së largu shfaq një siluetë interesante të një vendbanimi me kulla, i tëri i rrënuar dhe i braktisur. Në majën e fshatit spikat Kompleksi i madh i Sarajeve të familjes Dino, me një unitet ndërtimesh mjaft të përbërë, me ndërtesa 2, 3 apo 4 katëshe. Përfaqësuesi kryesor i familjes Dino ishte Abidin Pashë Dino. I lindur në Preveze më 1843-in, biri i Ahmet Bej Dinos, një nga klerët atdhetarë të kryengritjes së 1847-ës kundër Tanzimatit.

Abidini në Perandorinë Osmane ka qenënd/Prefekt në Prevezë dhe në 1880 emërohet Ministër i Punëve të Jashtme të Perandorisë. Ai ishte mik i Abdyl e Sami Frashërit, i Vaso Pashës, Zija Prishtinës etj. Nipi i tij, Xhemal Dino gjatë viteve 20 ka qenë diplomat i Shqipërisë në shumë vende të Evropës.

Jo pa qëllim, së fundmi përshkruajmë Sarajet e Ali Bej Këlcyrës, pasi edhe në gjendjen pjesore të ruajtur, ato pa dyshim përfaqësojnë Kompleksin Saraj, më monumentalin, më të përbërin, me një zgjidhje arkitektonike pothuaj evropiane. Pozicionohet në një peizazh tërheqës panoramik. I vendosur mbi një çukë, djathtas Lumit Vjosa, Saraji shtrihet vetëm 200-300 metra poshtë Kalasë historike të Këlcyrës, me themel antik dhe jetëgjatësi mesjetare, madje deri nga gjurmët e Ali Pashë Tepelenës.

Mbështetur mbi ujë, foto të fillim shekullit të XX, nuk është e vështirë të admirosh detajet eksluzive të arkitekturës gotike perëndimore, të zbatuara nëfasadat e ndërtesave të larta e solide. Lexohen kornizat, strehët, tiparet trekëndore, shfrytëzimi racional i territorit etj. Përgjithësisht ky Saraj të imponohet me peizazhin, me situatën territoriale, me siluetën arkitektonike etj.

Përfaqësuesi më i zellshëm i familjes së Sarajit është intelektuali me kulturë italiane, por poliglot, Ali Bej Këlcyra Xhoxhaj – pjesëmarrës në Kuvendin e Pavarësisë, Vlorë. Vetë Aliu, një nga organizatorët e Luftës së Vlorës 1920, veprimtar social-demokrat me Avni Rustemin dhe StavroVinjakun. Deputet i Parlamentit Shqiptar gjatë viteve 20.

Sarajet e Këlcyrës i takojnë shekullit të XVIII, ato janë shkatërruar gjatë Luftës së Parë Botërore. Veç vlerave historike lidhur me ngjarjet apo figurat e kohës nga pikëpamja teknike Sarajet janë një gjini ndërtimore komplekse, ku vlerësohet shtrirja në territor, vertikaliteti, ambientet funksionale, si ato të ditës, oda e madhe, gatimi, kulla e ngrënies në raste sigurie etj. Nëpër oborr ndërtoheshin ngrehinat për bujqit, trimat, shërbyesit etj.

Këto lloj ndërtimesh (Sarajet) duhen trajtuar me punime ndërtimi, pastrim-sistemimi, konservimi dhe bile edhe me rrugët që të çojnë te to.

Së fundmi, tabelat shpjeguese për turizmin kulturor. Ishin këto disa rreshta jo zbukuruese për ndërtimin e Sarajeve dhe për gjendjen e tyre. Ishte kjo një nismë që duhet thelluar dhe konsideruar, pasi ato kanë vlerë.