Kanabis mes arës me misër, arrestohet 60-vjeçari në Roskovec

43
Sigal

Kapet në flagrancë në fshatin Ngjeqar, teksa kujdesej për bimët narkotike cannabis sativa, arrestohet 60-vjeçari.

Në vijim të operacioneve me fokus konstatimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike cannabis sativa, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier finalizuan operacionin policor anticannabis të koduar “Ngjeqar”.

Si rezultat i kontrolleve, në territorin e fshatit Ngjeqar, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin B. G., teksa ujiste bimët narkotike që kishte kultivuar nëpër tokën e tij, të mbjellë me misër, me qëllim fshehjen e tyre.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi B. G., 60 vjeç, banues në fshatin Ngjeqar, Roskovec, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, si dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, 17 bimë narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.