Tre të infektuar kanë ardhur me urgjencë tek Infektivi, Adriatik Alimadhi lihet sërish në terapi intesive

382
Sigal

Gjatë 24 orëve të fundit kanë mbërritur tre raste urgjence me Covid-19 në spitalin Infektiv në Tiranë. Burime  bëjnë me dije se 2 raste urgjence kanë ardhur nga qyteti i Krujës. Po kështu, të njëjtat burime bëjnë me dije se mjekët e kanë lënë sërish deputetin Adriatik Alimadhin në terapi intensive, për të pasur në kontroll gjendjen e tij shëndetësore.

Aktualisht në zonën e Krujës janë 92 persona të infektuar dhe gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 7 raste të reja. Fasoneritë në Krujë janë ende ‘vatra të nxehta’ infeksioni. Ndërkohë, në vendin tonë janë infektuar 726 persona dhe janë shënuar 28 viktima. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 14 raste të reja me COVID-19 dhe ka humbur jetën një 60-vjeçar tek spitali COVID2. 60-vjeçari nga Tirana, vuante edhe nga sëmundje të tjera, si hipertensionit, diabeti dhe obeziteti. .