Prof. Dr. Alqi Naqellari: Eksportet neto kanë ndikuar negativisht në rritjen e ekonomisë shqiptare

193

Qeveria ka meritë vetëm në goditjen e konkurencës së ndershme dhe fiksimin e çmimeve nëpërmjet Bordit të Transparencës.          

 

Sigal

Qeveritarët tanë, që nga ministrat e zakonshëm dhe deri te Ministri i Parë dalin në televizione dhe lavdërojnë sektorin e bujqësisë, se janë rritur prodhimet dhe se kanë ndikuar shumë pozitivisht në rritjen e eksporteve. Në fakt shpesh herë po këta shtetarë marrin shifrat e përzgjedhura, shifra që u interesojnë që të tregojnë se qeveria po punon dhe se ka rezultate të kënaqëshme. Ata përzgjedhin treguesit që janë pozitivë dhe anashkalojnë treguesit që janë negativë. Kështu ka ndodhur edhe me eksportet e vitit 2022. Lavdërohen eksportet, lavdërohet qeveria që ka ulur deficitin buxhetor, që ka frenuar rritjen e çmimeve, që ka rritur të ardhurat në buxhet etj. Në fakt për asnjë prej këtyre treguesve nuk ka ndonjë meritë qeveria. Qeveria ka meritë vetëm në goditjen e konkurencës së ndershme dhe fiksimin e çmimeve nëpërmjet Bordit të Transparencës.
          

  1. Çfarë kuptojmë me eksporte neto dhe si ndikon ndryshimi i tij në PBB-në shqiptare?

Eksport neto është diferenca midis Eksporteve dhe Importeve. Kur eksportet janë më të larta se importet kemi sufiçit në BT dhe kur janë më të ulta kemi defiçit në BT. Kur Eksportet barazojnë Importet kemi Bilanc Tregëtar (BT) në ekuilibër. Në Shqipëri Bilanci Tregtar ka qenë gjithnjë me defiçit, dhe kjo do të thotë se ka ndikuar gjithnjë negativisht në Prodhimin e Brendshëm Bruto. PBB përbëhet nga shpenzimet e konsumit©, shpenzimet bruto për investime (I), shpenzimet të qeverisë(G) dhe eksporte neto (NX). Në këtë mënyrë NX është një element shumë i rëndësishëm i PBB-së. Në Shqipëri Kërkesa e Brendëshme është më e madhe se PBB-ja vetëm për llogari të eksporteve neto. Nga viti 2000 deri në vitin 2020 ato janë ulur 3.3 herë, në krahasim me vitin 2001 janë ulur 2.6 herë. Kur themi janë ulur do thotë që shifra pa minusin para është shumë e lartë, kur themi se NX janë rritur shifra si modul është e vogë duke tentuar zeron: Bilanc Tregtar të barazuar. Në interpretim duhet pasur parasysh koncepti i rritjes së Eksporteve dhe i rritjes së Eksporteve Neto, sepse Eksportet Neto nuk varen vetëm nga Eksportet, por edhe nga Importet. Në Shqipëri Importet luajnë rol më të madh se në Eksportet Neto. Nuk mund të lavdërohen qeveritarët se qenkan rritur eksportet, pa përmendur importet dhe na qenka rritur ekonomia. Ekonomia rritet kur përmirësohen Eksportet Neto dhe jo thjesht se janë rritur eksportet. Mund të jenë rritur importet në masë të madhe dhe kjo e sfumon rritjen e eksporteve.

Kjo lidhje shihet në dinamikën e importeve dhe të eksporteve ku tendencat janë thuajse të njëjta. Një karakteristikë që vrehet është se diferenca midis tyre vazhdon të rritet dhe kjo do të thotë se NX ka ardhur vazhdimisht në rënie. Nga viti 2010 deri në vitin 2013 eksportet kanë njohur rritje ndërsa importet kanë qenë të paqëndrueshmë. Pikërisht vitet 2012 dhe 2013 janë vite kampion sa i përket shkallës së mbulimit të importeve nga eksportet me respektivisht 43.3% dhe 50.5%. Pas vitit 2013, me ndrimin e qeverive ndryshuan politikat ekonomike. Ndryshimi i politikave ekonomike bëri që edhe shkalla e mbulimit të importeve nga eksportet të bjerë, në 2014 zbriti në 29.4%, në 2016 në 21.5% dhe në 2020 zbriti vetëm në 21%. Thuhet se Shqipëria ka rritje ekonomike, kjo mund të jetë e vërtetë, por në përgjithësi nuk vjen prej zërave efektivë të PBB-së. Nuk vjen nga shtimi i investimeve në bujqësi, nga ripopullimi i fshatrave dhe i qyteteve të vegjël, nuk vjen nga rritja e numrit të fabrikave dhe uzinave, nuk vjen nga ndërtimi i hidrocentraleve dhe termocentraleve. Ajo vjen kryesisht nga sektorë të vegjël dhe nga tregëtia me pakicë, nga vetëpunësimi njësoj si në shoqërinë primitive ku familjet dilnin në pyll të siguronin mjetet dhe produktet e jetesës. Ajo mund të vijë nga sektori i ndërtimit, i cili furnizohet sipas medjave të vendit dhe të huaj me para të pista, me para të drogës. Rritjet e ardhura prej tyre nuk janë të qëndrueshme, ato janë të përkohëshme dhe me ndikim negative në sektorët e tjerë të ekonomisë. Për shkllën e imformalitetit të ekonomisë është folur gjatë dhe thuhet se shkon mbi 33%. Unë do theksoja e është absolutisht më e lartë vetëm duke u nisur nga dy tregues, Hyrje-Dalje të valutës në raport me Importe plus Eksporte si modul. Ky raport ka ardhur vazhdimisht në rritje nga 17.1% që ishte në vitin 2008 në vitin 2020 arriti në 23.1%. Nëse do ta krahasojmë vetëm me importet ajo kthehet në një shifër të frikëshme, nga 29.2% në vitin 2008 në 37.5% në vitin 2020.  Në Hyrje valute kemi përfshirë eksportet, remitancat dhe IHD-të, ndërsa në Dalje kemi përfshirë Importet, nuk janë përfshirë edhe daljet në forma të tjera prej kompanive të huaja që veprojnë në Shqipëri apo për depozita kreditime etj, etj. Nëse do përfshinim edhe këto atëhere shifrat do shkonin te 50%. Lidhja midis Eksporteve dhe Importeve në 20 vite nuk është shumë e fortë. Vetëm 0.75, por që mund të merret në konsideratë. Në disa grupe vitesh shkon edhe në 0.90. Kjo vjen nga rëndësia dhe pesha që faktorët ekonomikë kanë ndaj tyre. Rol në madhësinë e tyre por jo gjithnjë të njëjtë e luajnë PBB e brendshme dhe e huaj, norma e interesit të brendshëm dhe të huaj; Kërkesa e huaj dhe e brendëshme për të mira dhe shërbime. Kurset e këmbimit etj.

  1. b) Faktorët që përcaktojnë eksportet neto (NX) dhe ndikimi në PBB.

1) Prodhimi i Brendshëm (PBB=Y). Rritja e PBB do sjellë si pasojë uljen e eksporteve neto sepse rrit kërkesën për importe.

2) PBB-ja e vendeve të huaja. Rritja e PBB-së në vendet e huaja me të cilët Shqipëria ka marrëdhënie tregtare do sjellë rritje të eksporteve shqiptare, për pasojë do sjellë rritje të eksporteve neto. Rritja e eksporteve neto do sjellë rritje të Prodhimit të Brendshëm.

3) Norma reale e interesit të brendshëm. Një rritje në normën e interesit të brendshëm ndikon në uljen e eksporteve neto. Kjo ndodh sepse: Norma e lartë e interesit real vlerëson normën reale të këmbimit dhe bën të mirat dhe shërbimet relativisht më shumë të shtrenjta se sa të mirat dhe shërbimet e huaja.

4) Norma reale e interesit të huaj. Një rritje e saj sjell për pasojë rritje të eksporteve neto. Kjo sepse: Norma e lartë e interesit real të huaj do zhvlerësojë normën reale të këmbimit dhe do të bëjë të mirat e brendshme relativisht më të lira se të mirat e huaja.

5) Kërkesën botërore për të mira të brendshme. Nëse kërkesa botërore do rritet për të mirat tona do rriten eksportet dhe për pasojë do rriten eksportet neto. Rritja e eksporteve neto do sjellë si pasojë ndikim pozitiv në rritjen ekonomike.

Dinamika e NX dhe ndikimi i tij në PBB.

Rritja e eksporteve nuk mund të realizohet nëpërmjet sektorëve të ndërtimit apo sektorit të “turizmit”, rritja e eksporteve sigurohet nëpërmjet rritjes së produkteve bujqësore e blegtorale. Po a mund të rriten eksportet në blegtori kur është përgjysmuar numri i gjedhëve në 10 vjetët e fundit, janë ulur krerët e të imtave dhe të dhirtave më pak se periudha e monarkisë?

  Exporte (mlϵ) Importe (mlϵ) Eksport Neto (mlϵ) Mbulim % H-D/ Im + Ex, % H-D/ Im %
2008 917.50 3,348.90 -2,431.40 27.4 -17.1 -29.2
2009 750.70 3,054.40 -2,303.70 24.6 -16.0 -27.6
2010 1,171.50 3,254.20 -2,082.70 36.0 -10.2 -18.6
2011 1,405.50 3,647.10 -2,241.60 38.5 -15.3 -26.5
2012 1,525.60 3,524.80 -1,999.20 43.3 -10.6 -19.2
2013 1,756.20 3,475.90 -1,719.70 50.5 -3.8 -7.3
2014 924.20 3,147.80 -2,223.60 29.4 -15.2 -26.4
2015 771.10 3,070.10 -2,299.00 25.1 -16.8 -28.8
2016 713.70 3,316.50 -2,602.80 21.5 -18.4 -31.1
2017 797.10 3,621.20 -2,824.10 22.0 -19.8 -33.0
2018 986.10 3,857.20 -2,871.10 25.6 -18.0 -30.6
2019 906.50 4,050.30 -3,143.80 22.4 -21.0 -34.7
2020 793.60 3,776.10 -2,982.50 21.0 -23.1 -37.5

Burimi INSTAT

Rritja e eksporteve nuk mund të realizohet nëpërmjet sektorëve të ndërtimit apo sektorit të “turizmit”, rritja e eksporteve sigurohet nëpërmjet rritjes së produkteve bujqësore e blegtorale. Po a mund të rriten eksportet në blegtori kur është përgjysmuar numri i gjedhëve në 10 vjetët e fundit, janë ulur krerët e të imtave dhe të dhirtave më pak se periudha e monarkisë? Jo nuk mund të rriten eksportet, përkundrazi pa subvencione ato do vazhdojnë të bien. Nuk mund të rriten prodhimet bujqësore pa u angazhuar gjithë bujqësia e Shqipërisë nga Vermoshi në Konispol ! Nuk bëhet bujqësia me 50 serat e Lushnjës apo të Fierit. Nuk rriten eksportet thjeshtë duke gënjyer sheshit me shifra të turpëshme si prodhimi i misrit në Shqipëri ka qenë 400 mijë ton dhe i grurit 220 mijë ton. Shqipërisë i nevojitet ringritja e Kombinatit të Ballshit, vazhdimi i ndërtimit të Hidrocentralit të Kalivaçit e Tecit të Vlorës, ringritja e Uzinës së prodhimit të Plehrave Kimike në Fier etj, etj. Vetëm prej këtyre sektorëve do rriten eksportet shqiptare.

Importe dhe eksporte në vlerë dhe njësi(kg)

  2021(11) 2022(11) 2021(11) 2022(11) 22/21 % 22/21 %
  Njësi Njësi Vlerë(lekë) Vlerë(lekë) Njësi Vlerë
Importe 4,973,268,387.00 4,653,001,377.00 712,873,750,999.00 855,813,362,779.00 93.6 120.1
Exporte 4,006,360,431.00 3,604,434,238.00 336,867,755,390.00 446,562,819,651.00 90.0 132.6
Ex-IM -966,907,956.00 -1,048,567,139.00 -376,005,995,609.00 -409,250,543,128.00 108.4 108.8
%Ex/Im 80.6 77.5 47.3 52.2    

Në këtë tabelë kemi dhënë eksport-importet në lekë dhe në vlerë për 11 mujorin, për vitet 2021 dhe 2022. Qeveria lavdërohet me rritjen e eksporteve dhe të importeve, sepse eksportet në vlerë janë rritur në 2022 në krahasim me 2021 me 132.6%, ndërsa importet janë rritur me 120.1%. Këto shifra nuk tregojnë realitetin e eksportit dhe importit. Rritja në vlerë nuk do thotë se janë rritur eksportet dhe importet, sepse në vitin 2022 ka një rritje të madhe të nivelit të çmimeve të importit dhe çmimeve të prodhimeve të vendit. Çmimet e mallrave të importit sidomos çmimet e karburanteve dhe të mallrave ushqimore u rritën nga 20% deri në 100% aq sa Qeveria për “të mbrojtur” konsumatorët krijoi një Bord Transparence. Rritja e importeve ka ndikuar në rritjen e të ardhurave të Buxhetit Fiskal. Në këtë mënyrë rritja e çmimeve dhe pasojat e vendimeve të Bordit të Transparencës kanë ndikuar negativisht në të ardhurat e konsumatorëve dhe pozitivisht për buxhetin e qeverisë dhe në të ardhurat e bizneseve. Importet dhe eksportet reale, në njësi, në kilogram janë ulur. Importet e 11 mujorit të vitit 2022 janë sa 93.6% e importeve të 11 mujorit të vitit 2021. Kështu importet reale kan qenë 93.6% dhe importet nominale 120.1%. Me këto shifra qeveria nuk duhet të lavdërohet se ka rritur të ardhurat në buxhet. Të ardhurat në buxhet janë shtuar duke boshatisur xhepat e konsumatorëve të varfër shqiptarë. Shifrat tregojnë se në Shqipëri Eksportet Neto që nga viti 2000 kanë ndikuar negativisht në rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Strukturimi i PBB-së në sektorët e shërbimeve dhe jo në sektorët e prodhimit ka bërë që Eksportet Neto të vijnë në rënie. Eksportet do rriten nëse prioritet i ekonomisë do bëhet bujqësia, sektori i nxjerjes dhe përpunimit të mineraleve, forcimi dhe rishtetëzimi i sektorëve strategjikë si sektori karburanteve, i energjisë etj. Duhet të hiqet dorë nga sektori turizmit si prioritet, nga portet e skafeve, nga virgjëria e lumit Vjosa, nga sektori i ndërtimeve sepse ndërtimet që bëhen në Tiranë nuk janë për shqiptarët e varfër, por për bosat e pasaportave të arta. Shqipërisë i duhet një plan strategjik afatgjatë për strukturimin e GDP-së. Me këtë strukturë të ekonomisë shqiptare që sundon sot do largohen jo vetëm të rinjtë, por edhe pensionistët dhe në Shqipëri nuk do mbetet më këmbë shqiptari.