Intervista/ Flet Dr. Hekuran Braho: Bllokimi i hundës dhe veshëve, fsheh sëmundje

59
Sigal

Dr. Hekuran Braho, mjek otorino-laringolog në Spitalin Ushtarak

Fenomenet e bllokimit të hundëve janë për t’u marrë në konsideratë sepse ato pastaj shoqërohen me faringite që themi ne, faringitet shoqërohen me korditet, laringite akute, me ngjirjen e zërit, me tharjen, ndjenjën e pështirësisë, fenomene që të prishin komoditetin e jetës

Pasi kalojmë një gjendje gripale, të gjithë ne mendojmë se nuk ka më rrezik dhe nuk e mbrojmë më organizmin. Menjëherë pas kalimit të kësaj gjenjdje ne jemi të predispozuar për të mainfestuar sëmundje të tjera. Kapërcimi i gjendjes gripale, në një kohë realitivisht të shkurtër pas tij, një pjesë e konsiderueshme njerëzi kanë bllokim të hundëve, veshëve dhe rrugëve të frymëmarrjes. Për më shumë kujdes shpjegon Dr. Hekuran Braho, mjek otorino-laringolog në Spitalin Ushtarak në një intervistë që ai ka dhënë për suplementin e gazetës “Telegraf”.

Pas kalimit të një gjendjeje gripale, njerëzit ankohen nga bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes, të hundëve, veshëve etj. Kjo vjen si rrjedhojë pas gripit apo ka të bëjë me diçka tjetër?

Me të drejtë shumë njerëz ankohen për këto fenomene që ndjejnë pas kalimit të një rrufe, pas gripit, sinoziteve ose sidomos ndihet në periudhat e pranverës dhe të vjeshtës, kur edhe fenomenet alergjike janë më të shpeshta. Kjo ndodh si pasojë se duke ditur që veshi me hundën kanë një kanal që i lidh dhe balancon presionet atmosferikë, atë të jashtëm dhe të brendshëm që të rrijë membrana në pozicion drejt dhe t`i përgjigjet luhatjeve të tingujve, nëse për arsye të ndryshme ky kanal bllokohet ose inflamohet, atëherë njeriu duhet të ndjejë këtë, si në lartësitë ose në avion që duhet të gëlltitet në mënyrë që të hapet veshi. Dhe kjo ndodh për shumë arsye. Në rradhë të parë janë pengesat mekanike që quhen devijacionet e septumit ose deformimet e pjesës ndarëse të hundës, që në çdo fenomen alergjik ose infektiv mund të fryhen dhe të japin si pasojë një bllokim të shpejtë të njërës anë ose të të dyja anëve. Nga ana tjetër janë edhe fenomenet alergjike stinore. Dihet që polenet, pluhrat, janë me qindra alergenë që mund të shkaktojnë. Atëherë këto reflektohen me bllokimin e hundëve që e bën pacientin jo komod, nuk ambientohet dot sidomos gjatë natës, sepse dihet që hunda ka funksionin e kalimit, pastrimit dhe të ngrohjes së ajrit. Kështu që nëse eliminohen këto funksione, njeriu merr frymë me gojë dhe natyrisht që ndjen tharjen e fytit, sidomos kur ngrihet në mëngjes, bezdinë dhe shpeshherë bëjnë dhe apena ose ndalim të frymëmarrjes disa sekonda. Mund t’i shkaktojë dhe ndjenjën sikur i zihet fryma dhe zgjohet i alarmuar, kjo ndodh sidomos te fëmijët e vegjël, që i kanë të shpeshta këto fenomene dhe tjetra kanë denoidet ose gitecionet adenoide, që është mishi në hundë dhe që nga çdo infeksion dhe ngacmim i jashtëm ato fryhen, hedematizohen dhe japin këto fenomene të bllokimit të veshëve dhe fëmijët që vuajnë nga otitet akute, nëse nuk mjekohen mund të shkaktojnë dëmtimin ose çarjen e daullës, membranës timpane, një fenomen që mund të mbyllet, por dhe të kronicizohet, të ngelet i hapur dhe të ketë nevojë për një operacion të mëvonshëm. Fenomenet e bllokimit të hundëve janë për t’u marrë në konsideratë sepse ato pastaj shoqërohen me faringite që themi ne, faringitet shoqërohen me korditet ose me laringite akute, me ngjirjen e zërit, me tharjen, ndjenjën e pështirësisë ose të ngacmimit gjatë gëlltitjes që janë fenomene që të prishin komoditetin e jetës.

Mund të kalojnë në sëmundje kronike?

Po, nëse nuk mjekohet. Më parë ka patur shumë otite, duke patur dhe shumë fëmijë, duke qenë se dhe shërbimi shëndetësor nuk ka qenë në këtë shkallë, atëherë dhe abondonoheshin ose liheshin me mjekime popullore, lëngun e preshit, qumështin e gjirit dhe i linin, mund të pushonte dhimbja, por ajo gradualisht të zvillohej dhe të çonte në një otit kronik që shoqërohej me çarjen e daulles së veshit.

Si vendoset diagnoza?

Për këtë shkohet te mjeku i familjes që të rekomandon pastaj te mjeku specialist që vendos dhe mjekimin. Kryesisht mjekimi në faza të para nëse nuk është i infektuar që ka nevojë për antibiotik, mund të mjekohet dhe me ato viralet me antiperetik që janë kundër temperaturës, me pika në hundë. Ka aq shumë preparate saqë mund të përdorësh sipas moshës ose sipas gravitetit të sëmundjes. Nëqoftëse shoqërohen me otite natyrisht që ka nevojë për antibiotik dhe për vazokonstriktor ose me pika në hundë, plus asaj që shoqërohen sipas patologjive të ndryshme ose ankesave të pacientit, mund të përdorësh sprai oral për gojën, nëqoftëse është i shoqëruar me faringite. Nëse ka ngjirje zëri, sepse prapa një sëmundje të lehtë mund të fshihet ndonjë polit ose ndonjë sëmundje tjetër që duhet vlerësuar patjetër nga specialisti.

 

Mjekime popullore

Skleroza

Kamomili

Në të gjitha rastet e sklerozës përdorni 6 lugë gjelle lule kamomili, 300 ml uthull, 3 lugë gjelle mjaltë hidhen në një litër ujë dhe zihen një minutë. Ena lihet e mbuluar 20-30 min, pastaj kullohet.  Pihet një filxhan dy herë në ditë.

Endemat

Gjethe pelini

Në endemat (enjtje) që mund të shfaqen merrni 2 lugë gjelle bimë pelini hidheni në 1 litër ujë të porsavaluar. Ena lihet e mbuluar 2 orë, pastaj kullohet. Pihet para bukës një gotë 3 herë në ditë.

STUDIMI

Kujdesi, vitaminë C për sytë

Zona rreth syve shumë shpesh mënjanohet duke menduar se nuk ka shumë rëndësi të përdorim një produkt specifik për tu kujdesur, por në të vërtetë, përdorimi i një produkti të tillë është i domosdoshëm, rrethi i syrit është një zonë shumë e ndjeshme e cila ka nevojë për kujdes të veçantë. Gabimi është se mendojmë që kremi hidratant i fytyrës që përdorim është i mjaftueshëm edhe për këtë zonë. Në të vërtetë kremi i fytyrës i ditës apo i natës aplikohet pa prekur rrethin e syve. Për këtë zonë ekzistojnë shumë produkte. Çdo njeri me principa aktive të ndryshme, për probleme të ndryshëm. Qeskat e syve luftohen me vitamina C.