Niko Gjoni: Si u kthye në vitin 1967 objekti i kishës katolike në kinema “Rinia”.

  • Kisha jonë në Rrugën e Kavajës është ndërtuar në vitin 1938 nga italianët dhe mbetet një nga kishat më të bukura të kohës
  • Nënat dhe baballarët tanë kur bisedonin në shtëpi thoshin: Ky është komunizmi, nuk e njeh Zotin e Madh
  • – Në vitet e para të pluralizmit kisha ortodokse vazhdonte me ambjentet e saj e përshtatur si palestër për skuadrën e 17 Nëntorit të Tiranës.

Kisha jonë në Rrugën e Kavajës është ndërtuar në vitin 1938 nga italianët. Ajo është një nga kishat më të bukura të kohës ku mblidheshin shumë besimtarë katolikë, të krishterë dhe pse jo, tek-tuk vinte dhe ndonjë mysliman që e kish xhaminë larg dhe ndihesh mirë në këtë kishë.
Në ambjentet e brendshme të kishës besimtarët sikur çliroheshin nga ankthet, mërzitja apo lodhja. Diku ishte vendosur organua, që i bënte më të gëzueshme ditët festive si ato të Krishtlindjes, apo festën e Pashkës e të Shën Marisë. Në këtë Kishë bëheshin pagëzime, vendoseshin kurora martesore dhe mbaheshin mesha për të vdekurit që përcilleshin në banesën e fundit. Këto dukuri festive vazhduan deri në vitin 1967, ku Partia në pushtet zhvilloi luftën e ashpër kundër fesë e kulteve fetare. Të gjitha kishat dhe xhamitë në vend ndërprenë aktivitetet për festat fetare. U mbajt qëndrim ndaj priftërinjve dhe hoxhallarëve duke i quajtur ata njerëz që vepronin në kundërshtim me vijën e Partisë. U vu kazma mbi muret e objekteve fetare duke e quajtur fenë opium për popullin. Në shumë kisha dhe xhamia po veprohej me objektiva ndryshe. U prishën  kambaretë, ku binin këmbënat dhe disa prej këtyre objekteve në qytet apo fshat u kthyen në vatra kulture, shkolla apo qendra shëndetësore. Të gjitha veprimet bëheshin me tendencën poshtëruese. Objekti i kishës katolike u kthye në kinema “Rinia”. Besimtarët kur kalonin në atë rrugë ndaleshin duke respektuar kujtimet e kohës kur besimi tek njerëzit ishte i lidhur me jetën. Por, edhe pse u kthye në kinema besimtarë të ndryshëm që mbanin mend çdo ambjent të kishës, ndiznin qirinj. Por, po në këtë ambjent kthyer në kinema dhe jepeshin filma, shumë të rinj duke përfituar nga errësira, putheshin apo shprehnin ndjenjat e tyre.

Nënat dhe baballarët tanë kur bisedonin në shtëpi thoshin:

Sigal

” Ky është komunizmi, nuk e njeh Zotin e Madh…Janë ateistë. I rëntë mallkimi ynë në kokë…Do vijë një ditë që prapë do t’i kemi tonat kishat! Mjerë këta për shpirtin e tyre. Ndiqnin lajmet ku flitej për aksionet e rinisë në luftë kundër fesë, për prifërinjë, që po burgoseshin, për familje që besonin dhe survejoheshin për të mbajtur qëndrim me normat e moralit komunist.-Pika…pika t’ju bjerë në kokë…Po çfarë e keqe ju erdhi nga besimi në Zot, nga kishat dhe xhamitë? Mjerë ata për shpirtin e tyre që ia kanë falur Djallit! Kaluan shumë vite që shumë familje besimtare ditët e shënuara të Pashkëve, apo Bajramin i festonin fshehtas me fëmijët e të afërmit e tyre derisa erdhi viti 1990 ku demokracia lejonte hapjen e funksionimin e kishave dhe xhamiave. Katolikët bënë gjithçka që kisha e tyre të rikthehej si më parë. Vinin banorë jo vetëm nga Tirana, por dhe Mamurrasi, Lezha, Kruja dhe rrethinat me banorë të fesë  katolike. Në këtë kishë në vitet e para shkonin dhe ortodoksë. Fillimisht priftërinjtë ishin italian. Lart, në krye të kishës vendosën një kryq të madh, në faqen ballore. Filloi funksionimi i rregullt i këmbanave dhe këmbanares, ku nga vetë priftërinjtë premtohej se më pas do ta rregullonin edhe më mirë me një projekt më bashkëkohor italian. Në vitet e para të pluralizmin kisha ortodokse  vazhdonte me ambjentet e saj e përshtatur si palestër për skuadrën e 17 Nëntorit të Tiranës.
Por, kaluan vite dhe u bë rregullimi i detajuar i kishave dhe xhamive kudo në vend. Në shumë qytete e fshatra njerëzit gjejnë prehje dhe shërim në emër të Zotit. Kisha e Laçit është njëra, por dhe Kuzumbabai në Vlorë , apo vendi i shenjtë i Abaz Aliut në Skrapar po ringrënë në shpirt besimin e vërtetë në Zot. Besimtarët e shumtë tashmë kryejnë ritet fetare në qetësi të plotë dhe gjithë dëshirë. Tek ortodoksit dëshira për të festuar Pashkën e Madhe, ngjalljen e Krishtit me vezë të kuqe po bëhej tashmë një realitet e shumëpritur.
Kisha Katolike në Rrugën e Kavajës bëri një rikonstruksion mbi anësoret e ekzistuara dhe u vendos një kambanare shumë e gjatë me një orë të madhe në të katër faqet anësore të saj. Kishe dëshirë ta shikoje dhe të dukej sikur vështrimi dhe dëshira ngjiteshin pas saj në emër të Zotit, lart në qiell. Kur e shikonin aq të lartë në ato vite të fillimit të Demokracisë, kish nga ata njerëz që thoshin:-Duhet patur kujdes kur kalon këtej, sepse një lëkundje dhe kambanarja bije në tokë dhe mbi shtëpi, dyqane apo udhëtarë…Filluan të pyesin në rast se bie tërmet deri në sa ball ajo reziston! Po të ishte ndërtuar në 2019 një tërmet i fortë e hidhte pa diskutim, por jo fortësia e kambanares i reziston gjithë lëkundjeve. Nga frika se rënia e saj shkaktonte dëme, filluan të largohen disa banorë duke e dhënë shtëpinë me qera duke kaluar më djathtas apo më majtas. Visi i celularëve apo Luço Batisti si e quanin atë banorët e lagjes, por dhe më gjërë kërkoj dyqan tjetër për zhvillimin e biznesit të tij me celularë. Fjala vajti deri në Bashki dhe erdhi një grup specialistësh  që filluan të verifikojnë cilësinë e ndërtimeve dhe panë që ato ishin realizuar sipas një projekti të detajuar nga tre inxhinier italian. Kjo Kishë përballon tërmetet e fuqishëm deri në 9-të ballë, kështu kush shiti shtëpi dhe dyqane u bë pishman. Shitësi i celularëve që e kish fobi lartësinë bleu një dyqan në një vend me hapësirë, fushë ku ishte i përjashtuar nga rreziku i ndonjë tërmeti…Askush nuk ka frikë se nga ndonjë tërmet do të bjerë kambanarja dhe do sheshohen ndërtesa të tilla, ku në projekt kanë hedhur firmë inxhiniera dhe specialitë të njohur vendas apo italian. Jeta vazhdon e qetë me besim tek Zoti për çdo hap të hedhur me kujdes…
Dëgjojmë të bie këmbana dhe i falemi Zotit dhe i lutemi të kemi mbështetjen e tij. Besimin në Zot nuk e tund asnjë tërmet!

Som

Por, kaluan vite dhe u bë rregullimi i detajuar i kishave dhe xhamive kudo në vend. Në shumë qytete e fshatra njerëzit gjejnë prehje dhe shërim në emër të Zotit. Kisha e Laçit është njëra, por dhe Kuzumbabai në Vlorë , apo vendi i shenjtë i Abaz Aliut në Skrapar po ringrënë në shpirt besimin e vërtetë në Zot.

Som

Kisha Katolike në Rrugën e Kavajës bëri një rikonstruksion mbi anësoret e ekzistuara dhe u vendos një  kambanare shumë e gjatë me një orë të madhe në të katër faqet anësore të saj. Kishe dëshirë ta shikoje dhe të dukej sikur vështrimi dhe dëshira ngjiteshin pas saj në emër të Zotit, lart në qiell.