Për veprimtari të shquar atdhetare patriotike Naim Braka së bashku me Abdurraman Çirakun dhe Ago Bletën me rastin e 50 vjetorit të çlirimit të Atdheut janë dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor. Bashkfshatarët e hershëm, por edhe ata më të rinj, që e kanë arritur shtëpinë e njërit nga fisi i Brakajve, atë të Difo Brakës tregojnë se ajo ishte një shtëpi mikpritëse me portë të madhe të gurtë ashtu siç ndërtohen në krahinën tonë të Kurveleshit.
Midis shumë fisesh të fshatit Vërmik është edhe ai i Brakajve, një fis i hershëm po aq sa edhe jeta në këtë fshat. Fshati Vërmik si pjesë e krahinës së Kurveleshit ka patur dhe ka një histori të pasur atdhetare, patriotike, liridashëse, në të mirë të fshatit, krahinës dhe Shqipërisë. Këto virtyte dhe ndjenja të pastra janë shfaqur në vazhdimësi që në kohët më të hershme deri në ditët e sotme. Ato janë treguar me fjalë, veprime e vepra nga individë, fise si dhe nga gjithë banorët e këtij fshati, sa herë është dashur. Më poshtë po rendis disa nga momentet më të veçanta të aktivitetit dhe veprimtarive patriotike të disa nga burrat, gratë dhe vajzat e fisit Brakaj. Ndjenjat e larta patriotike dhe atdhedashëse për të mbrojtur trojet shqiptare e konkretisht Himarën nga sulmet e shovinistëve grek. Në 24 nëntor 1912 populli i Vërmikut ju përgjigj duke marrë pjesë me çetën e tij ku një nga pjestarët e saj ishte edhe Muhamet Brakaj. Në këto luftime ai plagoset dhe pas disa ditësh vdes. Ai dha jetën për të mbrojtur tokën shqiptare. Disa nga vargjet që i ka kushtuar këtij dëshmori bashkëfshatari dhe poeti Felik Bleta janë:
Dëshmor i Pamvarësisë
Muhamet Braka me derte.
Muhamet Braka me halle
mbete nëpër këngë mbete!
Fis i vogël, der’ e madhe,
nuk e lëshove dyfekun
dhe kur plaga skuqi gurin
Brezat që pas teje vijnë
kanë diçka për të mësuar:
Vërmiku për Labërinë,
mbetet xhevair i çmuar
Një dëshmor tjetër nga ky fis ështe dhe vajza Xhevahire Braka. Xhevahires në moshën 2 vjeçare i vdes babai dhe u rrit nën kujdesin e gjyshes dhe xhaxhait të saj. Që në moshë të vogël ajo u rrit me ndjenja atdhetare e patriotike. Më 13 shtator 1943 në moshën 17 vjeçare ajo del partizane në çetën e Demo Fejzo të batalionit Asim Zeneli. Në operacionin e qershorit të vitit 1944 batalioni ku bënte pjesë po zhvillonte luftime në malin e Këmbuzit në Kurvelesh. Skuadra ku bënte pjesë Xhevahiria ju desh të përballonte një sulm nga të gjitha anët nga ushtarët gjerman, duke u zhvilluar luftime deri trup me trup. Në këto luftime ku mbështeteshin edhe me artileri, ne 16 qershor 1944 vajza e Vërmikut, Xhevahire Braka u vra duke luftuar heroikisht. Dëshira për të përhapur gjuhën shqipe edhe te fëmijët e vërmiqotëve bëri që Neim Braka djali i shkolluar në Francë,vendosi të hap në vitet 1918-1920 një shkollë në fshat.
Në përgjigje të vendimit të kongresit të Lushnjes, ku i bëhej thirrje popullit shqiptar për t’u pregatitur e luftuar për çlirimin e Shqipërisë . Në Vërmik krijohet çeta e fshatit me 49 vetë dhe komandanti i saj u caktua Naim Braka. Aktivitetin e çetës dhe komandantit populli e ka përjetësuar në këngën:
Viti 920 atë ditën e xhuma,
ranë komitat në Kotë , komita në Kotë ra!
Naim Braka nga Vërmiku flamurin në dorë e mba,
çi vajti rojes te porta aspeta aspeta tha…
Ndjenjat e larta patriotike dhe atdhedashëse për të mbrojtur trojet shqiptare e konkretisht Himarën nga sulmet e shovinistëve grek. Në 24 nëntor 1912 populli i Vërmikut ju përgjigj duke marrë pjesë me çetën e tij ku një nga pjestarët e saj ishte edhe Muhamet Brakaj. Në këto luftime ai plagoset dhe pas disa ditësh vdes. Ai dha jetën për të mbrojtur tokën shqiptare.
Për veprimtari të shquar atdhetare patriotike Naim Braka së bashku me Abdurraman Çirakun dhe Ago Bletën me rastin e 50 vjetorit të çlirimit të Atdheut janë dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor. Bashkfshatarët e hershëm, por edhe ata më të rinj, që e kanë arritur shtëpinë e njërit nga fisi i Brakajve, atë të Difo Brakës tregojnë se ajo ishte një shtëpi mikpritëse me portë të madhe të gurtë ashtu siç ndërtohen në krahinën tonë të Kurveleshit. Kjo shtëpi në fillimet e Luftës NCL në maj të 1942 u bë pritëse e Mustafa Matohitit me disa shok të tjerë, të cilët informuan banorët e Vërmikut për vuajtjet e popullit nga okupatori dhe për sakrificat që kërkonte liria dhe çlirimi i Shqipërisë. Difo Braka së bashku me disa Vërmiqot të tjerë në 28 Nëntor 1942 merr pjesë në çlirimin e nënprefekturës në Gusmar të Kurveleshit. Pas çlirimit të vendit Difo Braka caktohet të drejtojë komisjonin për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga lufta, detyrë të cilën ai bashkë me bashkfshatarët e tjerë e kryen më së miri. Në vitin 1971 ai ndërroi jetë dhe në gazetën “Zëri i Vlorës” në atë kohë shkruhej:
Zëri Vlorës ca fjalë thot!
Ne humbëm një patriot
Difo Braken vërmiqot.
Si përkrahës i lëvizjes anti Zogiste të udhëhequr nga Et’hem Toto, lëvizje e cila filloi në maj të vitit 1937 në qytetin e Delvinës, Ramadan Brakaj me detyrë gardian në burgun e Gjirokastrës së bashku edhe me tre patriot të tjerë shqiptar dënohen me vdekje nga një gjykatë e ngritur posaçërisht duke lënë të shoqen me një foshnje të porsa lindur. Një tjetër familje me emër në fisin Brakaj është ajo e Miftar e Sanije Brakës. Këdo që të dëgjosh e pyesësh të flasin me respekt për ta. Sanije Braka me origjinë nga fisi Begaj i Nivicës një zonjë grua me vdekjen e bashkëshortit në moshë të re ajo përballoi vështirësitë e jetës dhe rritjen e fëmijëve.Sania ka pritur e respektuar jo vetëm njerëzit e afërt të kësaj shtëpie, por edhe bashkfshatar, miq e shok të tjerë. Është e pa mundur të përshkosh historinë dhe jetën e një fisi në një shkrim të vetëm, por gjithsesi përshkrimi i shkurtër i disa momenteve dhe emrave të këtij fisi është shprehje e mirënjohjes dhe respektit për atë që ata dhe gjithë fisi kanë bërë në të mirë të vendit dhe të fshatit. Jeta dhe historia e këtij fisi është kontribut dhe pjesë përbërse e historisë se fshatit Vërmik.