I moshuari has vështirësi gjatë procesit në Berat, por ia del të votojë: Komunistët nuk dua t’i shoh në erë

Një i moshuar ka hasur probleme në një qendër të votimit në Berat, pasi për shkak të shikimit pati vështirësi në identifikimin e subjektit që do të votonte, por më në fund ia doli.

Në një deklaratë për mediat pas votimit ai u shpreh:

Sigal

‘Votova për atë që më deshi zemra. Komunistët nuk dua t’i shoh në erë. Pa pension, pension 120 mijë lekë. Kam punuar kaq kohë me ilaçe e gjilpëra i marr me lekë. Ka 12 vjet që na ka shtypur kokën. Kam 25 vjet me diabet’.

Ndërkohë përfaqësues të OSBE/ ODIHR lanë ambientet e Gjimnazit ‘Babë Dudë Karbunara’ pas monitorimit të procesit zgjedhor.

Ky gjimnaz ka 5 Qendra Votimi, por nuk janë raportuar problematika.