Wandephul dhe Lega: Me ndryshime të njëanshme harrojeni BE

341
Sigal

Nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU të partisë së Merkelit dhe Raportuesi për Shqipërinë i PPE i flasin gjermanisht Tiranës zyrtare: Nuk njohim tjetër Reform Zgjedhore pa konsensusin e opozitës në Këshillin Politik. Vlersimet duhet ti bëjë ODIHR në përputhje me standartet e OSBE/ODIHR.

Nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU, Johann David Wadephul, i ka bërë thirrje Shqipërisë që të arrijë një konsenus në Këshillin Politik për reformën zgjedhore. Ëadephul ia tha këtë DË, pas takimit që ai pati në Berlin me Ministrin në detyrë për Punë të Jashtme, Gent Cakaj. Wadephul-i i tha DW në përfundim të takimit, dje në Berlin, se Gjermania e mbështet Shqipërinë në plotësimin e gjashtë kushteve të vëna nga Bundestagu. Por ai shtoi se ka ende për të bërë.  “Kthejuni konsensusit në Këshillin Politik. Dhe jepini ODIHR-it mundësinë që të vlerësojë ndryshimet që do të arrihen në Këshillin Politik për listat zgjedhore. Vetëm nëse thotë ODIHR-i se reforma zgjdhore është në përputhje të plotë me kriteret e OSBE/ODIHR-it, atëherë edhe ne do ta kemi të lehtë që të themi se është plotësuar edhe kushti i reformës zgjedhore,”- u shpreh Wadephul për DW.  Ndërkohë, Këshilli Politik do të mblidhet të enjten në orën 11:00, në mjediset e Pallatit të Kongreseve. Përfaqësuesi i maxhorancës Damian Gjiknuri përmes një letre, ftoi dy përfaqësuesit e opozitës jo parlamentare, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili. Më pas në Komisionin e Ligjeve, datë e cila nuk është caktuar ende, ku do të shqyrtohen nen për nen ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ndërsa më 5 tetor, drafti i integruar do të kalojë në Kuvend për t’u votuar.

Raportuesi i Shqipërisë në PPE, David Lega: Jo ndryshime të njëanshme

Raportuesi i Shqipërisë në PPE, David Lega ka reaguar në lidhje me ndryshimet e njëanshme që ka bërë mazhoranca e Edi Ramës, në kundërshtim të plotë me marrëveshjen e 5 qershorit. “Ndryshmet e njëanshme në këtë fazë janë kundër rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it  si dhe vendimit të Këshillit të BE-së  për hapjen e negociatave të anëtarësimit”, -shkruan David Lega. Reagimi i David Lega në Tëitter:  “Zgjedhjet e lira e të ndershme janë një parakusht i rëndësishëm për integrimin në BE. Reforma zgjedhore e 5 qershorit u miratua me konsensus e u përkrah ndërkombëtarisht, ndaj duhet implementuar ashtu siç u ra dakord. Ndryshmet e njëanshme në këtë fazë janë kundër rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it  si dhe vendimit të Këshillit të BE-së  për hapjen e negociatave të anëtarësimit. EPP u bën thirrje autoriteteve të frenojnë ndryshmet e njëanshme dhe të respektojnë marrëveshjen konsensuale sipas angazhimit.”