Dritan Kaba: Nuk është çështja të vaksinohesh apo jo, por është çështja tek liria dhe të drejtat e individit a mbrohen apo jo

191
Sigal

Ndaj të djathtët janë kundër lejes së kalimit të gjelbër ( green pass ), ndaj janë kundër vaksinimit të detyruar sepse shkelen të drejtat themelore të njeriut.

Nuk është punë vaksine.

Vaksina me dhunë e detyrim është praktike e të majtëve se ata duan të thyejnë mitin e lirive dhe të drejtave, siç duan të thyejnë të drejtën e besimit në Zot, të familjes tradicionale, të emërtimit të prindërve ku nuk duan të quhen me mama dhe baba, por prindi një e prindi dy, siç kanë duan të thyejnë mitin e gjinisë, siç duan të thyejnë historinë.

Ndaj nuk është punë vaksine, por çështje identiteti.

Të djathtët duan që çdo kush që do të bëjë vaksinën të ketë mundësi ta bëjë nëse dëshiron, tua krijojnë mundësinë, por jo tua imponojnë zgjedhjen.

Ky është ndryshimi thelbësor.

Nëse ti humbet njëherë një të drejtë, atëherë e kanë më të kollajtë të të marrin të drejtat e tjera dhe të t’i zëvendësojnë ato me të drejta fake.

Ky detyrim ka të bëjë me identitetin, me vlerat me moralin, jo me vaksinën.

Gjithkush duhet të jetë i lirë ta bëjë apo jo.

Tashmë shpërndarës i sëmundjes je njësoj si i vaksinuar, si i pa vaksinuar, njësoj si me çdo sëmundje tjetër virale.

Një gjë duhet ta ketë parasysh çdo qënie humane, se nuk është kavie laboratori.

Ti je i lirë të zgjedhësh, jo vetëm për vaksinën, por je i lirë të zgjedhësh se kush të drejton.

Ata që të urdhërojnë të bësh kundër vullnetit tënd nesër do të heqin dhe të drejtën të zgjedhësh se kush duhet të përfaqësojë, se ti nuk je i lirë të zgjedhësh se çfarë duhet të bësh për veten tënde, me qënien tënde.

Ti nuk mund të mbrosh krijesën tënde, fëmijën tend, se një burokrat kokëbosh dhe me urdhër politik të detyron të vaksinosh fëmijën se nuk ta pranon në shkollë, kundër çdo logjike shkencore.

Ndaj nuk është punë vaksine, por nënshtrimi!