Yuri Kim: Abuzimi me prokurimet publike është njësoj si të vjedhësh të gjithë qytetarët, përfshirë edhe ata amerikanë

268
Sigal

Ambasadorja amerikane në Shqipëri ka përshëndetur operacionet e fundit të SPAK, (Prokuroria e Posaçme), në Lushnje dhe në ministrinë e Brendshme. Në një reagim në rrjetet sociale, Kim shkruan se, abuzimi me tenderat është i barabartë me vjedhjen e të gjithë qytetarëve. Këtu, Kim ka kujtuar edhe paratë amerikane që vijnë në Shqipëri për të ndihmuar, që iu merren qytetarëve taksapaguesë amerikanë.

Reagimi i ambasadores amerikane Yuri Kim

Na vjen mirë të shohim veprimet e SPAK kundër Korrupsionit. Abuzimi ose manipulimi i prokurimeve publike është njësoj si të vjedhësh të gjithë qytetarët, (përfshirë qytetarët amerikanë, taksat e të cilëve iu japin ndihmë), për të majmur kuletat e vetes ose të “miqve”. Ky është një krim.