Reforma Zgjedhore/ Përfundon mbledhja e Këshillit Politik

256
Sigal

Përfundon mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Palët kanë arritur dakordësi për financimin e partive dhe për identifikimin biometrik të zgjedhësve. Maxhoranca ka kërkuar të ecet sipas rekomandimeve të ODIHR, që fillimisht të ketë mbulim 10 për qind të votimit elektronik. Në Pallatin e Kongreseve ka arritur Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri.

Priten edhe përfaqësuesit e opozitës së bashkuar Rudina Hajdari e Petrit Vasili, por edhe ekspertë të të dyja palëve. Draftimi pritet të shkojë në Komisionin Parlamentar për Reformën Zgjedhore e pas debateve pritet që t’i kalojë parlamentit për votim”.

Ndërsa, po në lidhje me Reformën Zgjedhore, ka gjithashtu kërkesa nga 28 deputetë, të cilët kërkojnë lista të hapura.