U shty prej pandemisë, vendosen datat se kur do të mbahet Eurovizioni vitin jetër

249
Sigal

EBU dhe transmetuesit NPO, NOS dhe AVROTROS kanë konfirmuar se dy gjysmëfinalet do të zhvillohen në 18 maj dhe 20 maj dhe Grand Final në 22 maj 2021, shkruan Eurovision.

Datat për edicionin e vitit të ardhshëm u njoftuan në Ahoy në Roterdam, vendi ku do të mbahet spektakli në vitin 2021.

Pas anulimit të Eurovision Song Contest 2020 publiku nga e gjithë bota kanë pritur me padurim diçka të re për të parë. Gjatë Eurovizionit ‘Europe Shine A Light’ u njoftua se edicioni i vitit 2021 do të zhvillohet në Roterdam.