‘Barbarizëm ndaj Kullës së Sahatit’/ Bujar Nishani: Këta janë monstra

176
Sigal

Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani e ka cilësuar si krim monstruoz, atë që po i bëjnë kullës së Sahatit.

“Kalvari i ndërtimeve dhe kullave në Tiranë është një histori skandalesh e korrupsioni, tragjikisht pranuar nga një shoqëri pa nerv! Por ky barbarizëm edhe ndaj simbolit të vetëm që ka mbetur është një krim monstruoz! Nuk do të mund të ndodhte kurrkund kjo barbari!”,- u shpreh Nisha në reagimin e tij.

Reagimi i ish-presidentit Bujar Nishani:

I vetmi simbol identiteti dhe trashëgimie që kishte Tirana (Kryeqyteti) ishte Kulla e Sahatit.
Unike në arkitekturë dhe trashëgimi e asaj historie të mbetur!
Kalvari i ndërtimeve dhe kullave në Tiranë është një histori skandalesh e korrupsioni, tragjikisht pranuar nga një shoqëri pa nerv!
Por ky barbarizëm edhe ndaj simbolit të vetëm që ka mbetur është një krim monstruoz!
Nuk do të mund të ndodhte kurrkund kjo barbari!
As nën diktatura!
As nën fondamentalizma!
Përfundimisht janë MONSTRA!