- Groetlanda ose toka e Gjelbër(Greenland), ka okupuar emërtesat e shkrimeve të mediave botërore. Por nuk bëhet fjalë për ishullin e akullt që ka varrosur pasuri minerare të vyera , por për gjithë Polin Verior Manjetik (±14 milion km2) ose më saktë, bëhet fjalë për Polin Verior Gjeografik (±30 milion km2) .Toka e akullt e polit gjeografik, së bashku me brigjet e shteteve, zotëron dy pasuri me interesa botërore, si vlera dhe si volume. Ndoshta Amerika është kujtuar me vonesë, sepse të gjitha shtetet e mëdha , që nuk kanë akses në Polin e Veriut , kanë vendosur një stacion, si Kina, India, Italia, etj. Interesat ekonomike përkufizohen.
- E para, Poli gjeografik i Veriut vlerësohet si Koridori më i rëndësishëm i rrugëve detare botërore.
- E dyta, Poli gjeografik i Veriut vlerësohet si hambari më i madh i mineraleve të ralla, naftës dhe prodhimeve të peshkimit.
POLI VERIUT ELEMINON KANALIN E SUEZIT DHE KANALIN E PANAMASË
- Pozicioni Gjeografik i Polit të Veriut krahasohet vlerën e rrugëve detare të Kanalit Suezit dhe Kanalit Panamasë.Të cilat mbulojnë sot 20% të qarkullimit të mallrave të tregëtisë Botërore. Për të kuptuar vlerën e kanalit Suezit po evidentojmë vetëm një tregues. Bllokimi i Kanalit të Suezit më 23-29 mars 2021, nga anija kontenier “Ever Given” paralizoi tregëtinë botërore. Sipas Lloyd’s List Intelligence, humbjet ditore nga bllokimi arrinin në $400 milion për orë, ose 9.6miliardë $/ditë, pasi mbi 12-13% e mallrave detarë globale kalojnë përmes Kanalit të Suezit. Në periudhën 2022-23, Egjipti përfitoi $ 9.4 miliardë nga kalimi i anijeve. Përfitimi vjen nga mungesa e një alternative detare tjetër. Ndërsa Bllokimi i kanalit Panamasë i shkakton tregëtisë botërore humbjet 750 milion $/ditë.
- Kalimi anijeve nga Poli Veriut i shkurton mallrave Amerikano-Aziatike (±4000 km) në krahasim me kalimin nga Kanali Panamasë ose rreth 6 ditë më pak lundrim dhe (±5000-8000 km) ose 7-12 ditë më pak lundrim, në krahasim me lundrimin nga kanali të Suezit.
- Në 2021,vlera e tregëtisë botërore arriti mbi 28 Trillion Dollar në vitin 2023, 30,5 Trillion Dollar dhe 12,3 miliard ton, me një rritje vjetore ±250 milion ton. Trasporti mallrave realizohet 80-90% me rrugë detare. Katër shtete, realizojnë n=48,1% të tregëtisë botërore. Ata janë (Kina16,4%),(Bashkimi Europian15,6),(Amerika 10,9%,)dhe Japonia 5,2%.Ndërsa direkt Kina-USA-Japonia realizojnë 32,5% të volumit trasportit detar, që nënkupton se Lundrimi nga Poli Veriut shkurton për 32,5 % të mallrave Amerikano-Aziatike ose për 4,9 miliard ton mall mbi 4000-8000 km rrugë detare.
- Por edhe mallrat Europës veriut dhe shteteve të tjera të Atlantikut kanë të njëjtat interesa nga lundrimi në Polin e Veriut. Nga llogaritjet specifike, lundrimi anijeve nëpërmjet polit Veriut shkurton për min 4000 km për 40 % ose 4,9 miliard ton mall të mallrave të tregëtisë botërore,. Ky është një tregues shumë i lartë ekonomik treguesit.
- Shkrirja e akujve në polin e veriut parashikohet të realizohet në dekadat 2030-2050, që nënkupton se hapja e rrugëve të reja detare do të realizohet mbas viteve 2035, sepse edhe brënda Polit ka diferenca të mëdha temperature. Të cilat do të hapen në varësi të shkrirjeve të akujve. Në pamjet e artikut ka 3-4 koridore, detare, litorale, nga ana e Kanadasë dhe Amerikës, qëndrore dhe litorale nga ana e rusisë. Koridoret e brigjeve USA dhe Kanadasë janë më të shkurtër se lundrimet rreth brigjeve Nga kalimi në Polin e
Veriut,anijet i shmangen lundrimit nga Ngushtica e Melakës, (Singaporit), Ng. Bab el Mandeb, Kanalit Suezit, Kanalit Panamasë, duke kursyer 4000-8000 km rrugë detare, për 4,9-5 miliard ton mall. Difernncat në milie dhe km, janë nxjerrë nga burimet rrugëve maritime të studjuara Waterwaysengineers.org.
- Shkrirja e akujve në Polin e Veriut, ndërtimi Kanalit Mesapotamisë dhe Udhëtimi anijeve Det-Tokë-Det, do të ndryshonte gjeografinë e rrugëve detare. E cila është më e prapambetura në qarkullimin e mallrave.
POLI VERIUT MANJETIK DHE POLI VERIUT GJEOGRADIK
- Poli veriut manjetik është një pikë në sipërfaqen e Tokës ku fusha magnetike e planetit drejtohet vertikalisht poshtë, domethënë fusha magnetike hyn në Tokë në një kënd prej 90°. Ndërsa si sip.teorike arktiku glacial Ajo llogarit 14 milion km2, me një reze rreth 2110 km me trashësi akulli mes 3-5m. Ndryshe nga antarktida Jugut) ku trashësia e akullit arrin 1,9 Poli veriut është në proces shkrirje të shpejtë me 18000 km2 në vit. Poli magnetik i veriut është i rëndësishëm për navigimin, pasi busullat magnetike drejtohen në drejtim të tij dhe jo në drejtim të Poles Gjeografik të Veriut.
- Lëvizja e Poles Magnetik: Poli magnetik i veriut nuk është i qëndrueshëm; ai zhvendoset me kalimin e kohës për shkak të lëvizjeve në bërthamën e jashtme të Tokës, ku rrjedhat e hekurit të shkrirë gjenerojnë fushën magnetike të planetit. Aktualisht, ai po lëviz drejt veriut të Kanadasë dhe Siberisë me një shpejtësi rreth 50–60 km në vit.
Xhvendosja e Polit Magnetik të Veriut ka rëndësi për disa fusha dhe aktivitete, edhe pse mund të mos ketë
ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të shumicës së njerëzve. Ai ndikon në: Aviacion, Navigim, Aktivitetet e Emergjencës Militare, Hartat, Zogjtë Migrator, Satelitët. etj.
POLI GJEOGRAFIK I VERIUT.
- Poli Gjeografik i Veriut, përcakton vendndodhjen gjeometrike të boshtit të rrotullimit të Tokës ose ai është pika e bashkimit të aksit, boshtit tokës me sipërfaqen e tokës , sepse atje bashkohen të gjithë Meriadianët e Globit.
Ai është i palëvizshëm ose ka lëvizje të papërfillshme. Kjo është gjeofizika shkencore. Poli gjeografik ose rrethi arktikut verior ,si shtrirje fizike përfshin ujrat rreth polit veriut dhe brigjeve e shteteve për rreth. Ai llogaritet deri në 30 milion km2, dhe kufizohet nga brigjet e shteteve Kanada, Danimarka ( ku përfshihet Groetlandia edhe ishujt Fær ), Finlandia, Islanda, Norvegjia, Russia, Suezia edhe shtetet e Bashkuara të Amerikës USA.
2. Informacionet gjeoshkencore vlerësojnë poli gjeografik ose Arktiku zotëron 30% të rezervave të gazit natyror dhe 15% të rezervave globale të naftës. Gjithashtu, parashikohet se strehon mbi 15% të burimeve globale të peshkut dhe përmban rezerva të mëdha mineralesh, përfshirë sasi të konsiderueshme të të ashtuquajturave elemente të rralla të tokës (Rare Earth Elements,REE).Të cilat aktualisht 95 % kontrollohen nga Kina. Në gjëndjen aktuale nxjerja dhe trasporti i hidrokarbureve është e vështirë, për arsyet klimaterike. Ai është konkurues për çmimin e fuçisë n=70 Dollar. Por me shkrirjen e akujve çmimi i barile naftë mund të zbresë 40-45 Dollar ose nën çmimin mesatar ndërkombëtar 60 $.Nga sa kuptohet në tërësi e hapsira e arktikut verior është një minierë e pa shfrytëzuar,ënku shtetet nëpërmjet ndarjes detit dhe shelfit detar kërkojnë të bëhen pronar.
GROETLANDA
- Nëntoka e GROETLANDËS fsheh një thesar me vlerë të paçmuar: depozita të mëdha të elementeve të rralla të tokës, elemente kimike jetike për industrinë e teknologjisë së avancuar, nga prodhimi i mikroçipeve te komponentët për telefonat inteligjentë, bateritë dhe teknologjitë e Një pasuri minerare që po bëhet gjithnjë e më e aksesueshme falë shkrirjes së vazhdueshme të shtresës akullnajore. e cila mbulon 81% të territorit, duke nxitur një garë të vërtetë për “arin” e shekullit XXI mes fuqive më të mëdha botërore. Ajo që shqetëson më shumë amerikanët dhe evropianët është veçanërisht interesi në rritje i Kinës, e cila tashmë kontrollon 95% të prodhimit botëror të elementeve të rralla të tokës dhe tani e ka drejtuar vëmendjen me kujdes të veçantë drejt ishullit arktik. Për më tepër, në vitin 2017, zbulimi i depozitave të reja të rubinëve në jug- perëndim të ishullit ka nxitur një industri minerare në lulëzim, e aftë për të tërhequr investime ndërkombëtare. GROETLANDA GJEOFIZIKA..
- Groetlanda, emri i së cilës do të thotë “Tokë e gjelbër” (Greenland në anglisht, Grønland në danisht), është ishulli më i madh në botë, me një sipërfaqe prej 2.175.600 km², dhe ndodhet midis Oqeanit Atlantik të Veriut dhe Oqeanit Arktik, mes brigjeve kanadeze dhe Islandës, nga e cila ndahet nga Kanali i Danimarkës. E mbuluar nga akulli në 84% të territorit të saj, ka një popullsi prej vetëm rreth 000 banorësh, të cilët jetojnë kryesisht në zonat bregdetare në pjesën jugperëndimore të vendit. Sot Groenlanda gëzon një autonomi të madhe administrative, pavarësisht se është pjesë politike e Mbretërisë së Danimarkës, duke përfaqësuar territorin ose ishullin më të madh “të varur” që ekziston.Por emërtimi Ishulli Gjelbër nuk ka lidhje strukturin e ishullit bardhë.
- Në vitin 2019, ish-presidenti amerikan Donald Trump shprehu dëshirën për të blerë Groenlandën (një përpjekje që SHBA-ja e kishte bërë edhe dy herë më parë): ishulli, përveç se i përket gjeologjikisht dhe gjeografikisht Amerikës së Veriut, është i pasur me lëndë të para dhe burime energjie, strehon një bazë të NATO-s dhe që është një platformë natyrore perfekte për kontrollin e Koridoreve tregëtare Arktike e botërore.
- Pretendimet territoriale dhe strategjitë e vendeve arktike, janë të lidhura me ekonominë dhe tregtinë e ofruar nga zhvillimi i Rrethit Polar Arktik.Ai ka ngjallur interesin si të vendeve bregdetare, ashtu edhe të atyre nga pjesa tjetër e botës. Në fakt, ndërsa të parët synojnë të pretendojnë të drejtat e tyre sovrane mbi pjesë sa më të gjera të Arktikut, të dytët, përkundrazi, janë të prirur të ruajnë një regjim ligjor ndërkombëtar që lejon një shfrytëzim më të gjerë dhe të lirë të burimeve dhe rrugëve tregtare.
- Përparësia e një prej këtyre pozicioneve varet nga zbatimi i rregullave të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit (United Nations Convention on the Laë of the Sea, UNCLOS), që ka hyrë në fuqi në vitin 1994.Në mënyrë specifike, UNCLOS përcakton disa kategori ligjore themelore për të sanksionuar efektivitetin dhe nivelin e sovranitetit të shteteve bregdetare . Ato përcaktojnë :
- Linjën Bazë , nga e cila llogaritet shtrirja e ujërave të brendshme, detit territorial dhe zonave: Zonën Ekonomike Ekskluzive (ZEE) dhe Platformën Kontinentale. Ujërat e brendshme ,Ujërat territoriale, pra hapësira e detit brenda 12 miljeve detare nga vija bazë. Zona e ngjitur, pra hapësira e detit brenda 24 miljeve detare nga vija bazë. Zona Ekonomike Ekskluzive (ZEE), që përbën hapësirën e detit brenda 200 miljeve detare nga vija bazë. Platforma kontinentale, që përfaqëson “zgjatimin natyror” të territorit të shtetit përtej kufirit të tij bregdetar dhe shtrihet deri në 350 milje detare nga vija bazë ose deri në 100 milje detare nga izobata prej 2500 metrash.
9. Nga njëra anë, Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit (UNCLOS) vendos kushte kufizuese të ngjashme për përcaktimin e sovranitetit shtetëror.Nga ana tjetër, e Drejta Ndërkombëtare në tërësi vendos që Poli i Veriut dhe Rajoni Arktik,ZEE,përbëjnë ujëra ndërkombëtare, që i përkasin trashëgimisë së gjithë njerëzimit dhe, mbi të gjitha, burimet e tyre administrohen nga Autoriteti Ndërkombëtar i Fondaleve Detare.
- Bazuar në këto konsiderata bëhet e qartë se shtetet bregdetare i referohen dispozitave të UNCLOS-it për të drejtat sovrane për të kërkuar zonat e lira të Arktikut, ndërsa shtetet jo bregdetare priren të mbështesin një regjim më të hapur dhe ndërkombëtar për menaxhimin e këtyre burimeve dhe rrugëve tregtare. Deklaratat e Trump janë pjesë e luftës shteteve bregdetare të arktikut veriut për të interpretuar ligjet ndërkombëtare, për të përfituar sa më shumë sovranitet mbi ujrat polare. Ndërsa Groetlanda padyshim mbetet trualli më i lakmuar i ujrave polare. GJIRI MEKSIKËS APO GJIRI AMERIKËS.
Vija Bregdetare e Amerikës L=2725 km. Vija Bregdetare e Meksikës L=2135 km….
- Gjiri Meksikës kufizohet nga Usa, Meksika, deti Karaibeve dhe Kuba.Sip=1,56 milion km2 ,1800 km i gjatë dhe 1500 km i gjërë, volumi 2,56 km3, me një formë rethore të hapur,Është gjiri më i madh në nivel detar.Në dy ekstremitetet e Amerikës kufizohet nga gadishulli Floridës dhe Yucatan i Meksikës. Vija Bregdetare e Amerikës L=2725 km,Vija Bregdetare e Meksikës L=2135 km. Vija e bregdeti amerikan në gjirin e meksikës është 1,273 herë më e madhe se vija bregetare e Meksikës.Për rjedhojë dhe pronësia e ujrave detare dhe shtratit detit të Amerikës është më e madhe e se e meksikës. Presidenti amerikan Trump ka të drejtë . Ai duhet të emërtohet Gjiri Amerikës.Nga ana fizike dhe urbane bregdeti gjirit kufizohet nga shtetet,Florida, Alabama, Missisippi,Louisiana e Texas, ndërsa nga ana e Meksikës kufizohet Tamaulipas, Veracruz,Tabasco,Veracruz.
, Campeche, Yucatán e Quintana Roo.Gjiri Meksikës gjendet 1000 km në perëndim të Trekëndëshit Bermudës.
Ndryshimi emrave të Gjirit Meksikës mund të realizohet dhe nga istitucionet ndërkombëtare, bazuar në të drejtat e detit UNCLOs, Konflikte nuk ka , ndryshime interesash ekonomike nuk ka ,vetëm është çështje prestigji.
PËRSE TRUMP KËRKON TË PUSHTOJË KANALIN E PANAMASË?
(KONTROLLI I KANALIT PANAMASË, NGA USA, ME MARRËVESHJE OSE ME FORCË ËSHTË I DETYRUAR.)
- Kanali i Panamasë, një mrekulli inxhinierike, u përfundua në vitin Ai u projektua dhe ndërtua nga americanët
Sepse Lessepsi dhe Eiffeli,dështuan dhe u burgosën se abuzuan me aksionet.
- Kanali realizon kalimin e mallrave me vlerë rreth $270 miliardë çdo vit, ose rreth 5,5-6% të tregtisë botërore . E cila mbi ±50 % nga 4 shtete Kina, USA, UE, Japonia. Kjo nënkupton se shtetet e Kinës, USA, kërkojnë të zotërojnë tranzitin e Kanalit Panamasë globale. Sepse (60-78%)e mallrave që tranzitojnë në kanal, i përkasin mallrave USA.
- Lundrimi detar nga Taiëani dhe Japonia për në Florida ose gjirin e Meksikës nëpërmjet Kanalit Panamasë shkurton mbi 5000-8000 km rrugë detare, në krahësim me lundrimin Taiëan-Suez-Mesdhe-Gjiri Mekikës. Përveç anës ekonomike, Panamaja është dhe nji nyje e detyruar Kina ka avancuar me zotërimin e porteve në dy anët e kanalit Panama dhe Balboa. Marja e porteve nga ana e Amerikës vështirësohet, sepse ato bazohen nga kontratat bilaterale. Por Kina ka investuar edhe në vënde të tjera të Amerikës qëndrore, si Guatemalë etj. Studimi kanalit të ri të Guatemalës ,që shkurtonte 1500 km në krahësim me Panamanë , është financuar nga kinezët. Kontrolli i Kanalit Panamasë, nga USA, me marrëveshje ose me forcë është i detyruar. Para kanalit Panamasë anijet lundronin në jug të Amerikës latine, mbi 8500 km më poshtë, rreth Kepit Horn, ose rreth një nga dhjetë ngushticave mbytëse. Sepse mbi 800 anije të evidentuara , prehen në fundin ku takohen dy oqeanet. PROCESI KALIMIT KANALIT (Shkurt).
- Istmi Panamasë ka gjatësinë L=±82 km. Pengesa midis dy Oqeaneve është 26 m. Aty është ndërtuar Liqeni Gatunit ,i cili furnizohet me ujë të ëmbël nga rezervuari Anzhuela H=75m. Për të kaluar nga niveli Oqeaneve , në lartësinë e Liqenit Gatunit, janë ndërtuat nga dy grupe Eskluzesh, tipi vjetër dhe i ri. Pozicioni Eskluzeve varet nga relievi, ndërsa kuotat janë të detyruara . Ato janë Vaska gjigande Betoni me dy porta, me dimensione (304,8×33,5) m dhe (427×55)m. Të dyja nga ±20m të thella. Kur Anija hyn nga oqeani në Vaskën e parë , ajo mbushet me ujë nga liqeni Gatunit me lartësi 8,5m dhe kalon në vaskën e dytë. E cila mbushet përsëri me ujë ±8,5m, dhe anija kalon në vaskën tretë. E cila mbushet përsëri me ujë.
±9m, dhe anija kalon në nivelin e Liqenit Gatunit.
- Për të realizuar nji ngritje anije, më parë konsumoheshin 200 mijë m3 uji, me eskluzet e reja konsumohen
±100mijë m3 uji nga Liqeni Gatunit. Duke kaluar min. 50 anije ditë volumi ujit kalon 4-5 miliard m3, paguhet taksë kalimi 500 – 800 mijë$ me kohëzgjatje 8-10 orë. Ndërmjet viteve 2019-2020 dhe 2023-2024, Kanali i Panamasë është përballur me kriza të përsëritura të ujit, të përkeqësuara nga fenomeni El Niño. Reshjet e pakësuara kanë sjellë një rënie të konsiderueshme të nivelit të ujit në liqenin Gatun, një burim i rëndësishëm uji për portat e kanalit. Kjo situatë kërcënon tregtinë globale dhe ekonominë e Panamasë. Projektet e Kanalit Nikaraguas, Rio Indios, Sendig Cloud, për të furnizuar liqenin e Gatunit me ujë , kanë dështuar.Tranziti në Panama nuk është i sigurtë.
- Autorët mendojnë se mrekullia inxhinierike e Kanalit të Panamasë ose shekullit të kaluar, tani i përket historisë. Në vend të kësaj, ne sugjerojmë të përdorimit të Ujrave të liqenit Gatunit dhe Anjuelas për të gjeneruar energji elektrike, ndërsa Eskluzet , e vjetra dhe e reja, së bashku me liqenin Gatun, mund të shërbejnë si atraksione
7. E vetmja zgjidhje për kanalin e Panamasë është udhëtimi tokësor i Anijeve. Ndryshimi midis dy koncepteve qëndron se anija për të trasversuar Istmin e Panamasë kërkon Ujë për të mbushur Eskluzet dhe për të ngritur lart anijet .Në projektin tonë, Dalja e anijes nga deti kërkon të hiqet uji nga Stacioni Nën Ujor .Që ne e realizojmë pa kosto. Jemi në pritje për të prezantuar projektet.
Marrë nga projektet waterwaysengineers.org