109 vjet shtet, Shqipëria numëron 33 kryeministra

297
Sigal

Prof.Dr. Qemal Lame: Nga kryeministri më jetgjatë, Mehmet Shehu 27 vjet , tek ai më jetshkurtër Qazim Koculi vetëm 24 orë. Janë 7 kryeministra të vrarë, Ahmet Zogu më i riu 27 vjeç e 67 ditë, ndërsa Rama më i gjatë 202 cm. Ismail Qemali mbetet figura më moderne e krijimit të shtetit shqiptar. Ja historiku i plotë dhe emrat

 

Qemal Lame

Mehmet Shehu 27 vjet kryeministër  më jetëgjati në detyrë në historinë e shtetit shqiptar, por edhe në botë

Pas tij, kryeministra të dytë më jetëgjatë janë Enver Hoxha me 10 vjet, Adil Çarçani dhe Edi Rama me 9 vjet

  • – Kryeministri me jetëshkurtër në detyrë është Qazim Koculi, ai qëndroi kryeministër një ditë
  • -Pas tij vjen Hasan Prishtina me 5 ditë kryeministër: dhe Idhomeno Kosturi me 12 ditë
  • – Ahmet Zogu është kryeministri në detyrë në moshën më të re: ai ishte 27 vjeç e 67 ditë kur mori detyrën
  • – Edi Rama është kryeministri më i gjatë nga shtati në historinë e kryeministrave: 202 cm
  • – Turhan pashë Përmeti ishte 81 vjeç kur e la detyrën në janar të vitit 1920
  • -10 kryeministra shqiptarë janë dënuar me vdekje, pra një e treta e tyre
  • – Janë 7 kryeministra të vrarë në atentate, të helmuar apo vetëvrarë

Në 109 vjet shtet Shqipëria numëron 33 kryeministra, pothuajse një kryeministër për 3 vjet. Po të heqësh 27 vitet e Mehmet Shehut dhe 9 vitet e Adil Çarçanit, shteti, populli janë përballur me ndërrime të shpejta të qeverive.

E dyta, koha dhe mosha në detyrë.

Mehmet Shehu 27 vjet kryeministër. Ai është më jetëgjati në detyrë në historinë e shtetit shqiptar, por edhe në botë. Ky është një rekord për Guinness që ka pak gjasa të thyhet.

Pas tij, kryeministri i dytë më jetëgjatë është Enver Hoxha me 10 vjet, Adil Çarçani dhe Rama me 9 vjet dhe Sali Berisha me 8 vjet, me kohën më të gjatë në detyrë pas vitit 1990, duke lënë pas Aleksandër Meksin me 5 vjet, Fatos Nanon me 4.5 vjet dhe Ilir Metën me 2 vjet.

1ditë kryeministër

Kryeministri me jetëshkurtër në detyrë është Qazim Koculi. Ai qëndroi kryeministër një ditë, ose më saktë 12 orë, nga mëngjesi deri në mbrëmje.

Pas tij vjen Hasan Prishtina me 5 ditë kryeministër, Idhomeno Kosturi me 12 ditë.

Mosha:

Ahmet Zogu është kryeministri në detyrë në moshën më të vogël. Ai ishte 27 vjeç e 67 ditë kur mori detyrën në 2 dhjetor të vitit 1922.

81 vjeç kryeministër.

Turhan pashë Përmeti ishte 81 vjeç kur e la detyrën në janar të vitit 1920, duke mbajtur edhe rekordin e kryeministrit shqiptar në moshën më të madhe në detyrë.

Pas tij është Pandeli Evangjeli, i cili ishte 76 vjeç kur la detyrën e kryeministrit në vitin 1935, me gjatësi 54. 2 metër.

Edi Rama është kryeministri më i gjatë në historinë e kryeministrave: 202 cm

E treta, 3 kryeministra të dënuar me burg. 3 kryeministra pas vitit 1990 janë dënuar dhe kanë vuajtur dënimin në burg.

Adil Çarçani u dënua me 15 vjet, por bëri 3 vjet, i dënuar për abuzime me pushtetin gjatë regjimit të mëparshëm. Fatos Nano u dënua dhe bëri 4 vjet burg për abuzime me ndihmat italiane.Vilson Ahmeti, i dënuar për skandalin “Arsidi”, bëri 2 vjet burg.

Kryeministrat e dënuar me vdekje e të pushkatuar.

10 kryeministra janë dënuar me vdekje, pra një e treta e tyre.

Nga 33 kryeministra, 10 prej tyre janë dënuar me vdekje. Ata janë: Ahmet Zogu, Fan Noli, Maliq Bushati, Ibrahim Biçakçiu, Kostaq Kota, Shefqet Vërlaci, Rexhep Mitrovica, Mustafa Kruja, Ekrem Libohova dhe Fiqiri Dine.

Numrin më të madh e kanë kryeministrat që kanë qeverisur gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe që regjimi komunist i shpalli kriminelë lufte dhe i dënoi me vdekje në mungesë, duke pretenduar dhe kërkuar zyrtarisht që Fuqitë e Mëdha t‘i dorëzonin te shteti shqiptar.

Mes 10 të dënuarve me dënim kapital janë ekzekutuar dy prej tyre: Maliq Bushati u pushkatua dhe Kostaq Kota vdiq në burg.

Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë dënuar njëri-tjetrin me vdekje, pas kryengritjes së vitit 1924, kur Noli erdhi në pushtet dhe në dhjetor të atij viti, kur Zogu erdhi sërish në pushtet me ndihmën e Serbisë.

Kryeministra të vrarë

Kryeministrat kanë qenë edhe viktima të luftës së ashpër për pushtet. Janë 7 kryeministra të vrarë në atentate. Historia e eliminimeve të kundërshtarëve politikë nis me kryeministrin e parë Ismail Qemal Vlorën, të cilin e helmuan në hotelin “Brufoni” në Perugia të Italisë. Vijon më parë me vrasjen në atentat të Esad pashë Toptanit në Paris. Hasan Prishtinën, i vrarë në atentat. Xhaferr Ypin, i vrarë nga bombardimi. Idhomeno Kosturin, i vrarë në atentat. Tipik është eliminimi i Maliq Bushatit të pushkatuar si armik i popullit dhe i Kostaq Kotës që vdiq në burgun e Burrelit nga torturat. Më e rëndë është vrasja në detyrë apo “vetëvrasja” e Mehmet Shehut sipas versionit zyrtar të asaj kohe. Për të dokumentuar historinë dhe vlerësuar me objektivitet veprimtarinë e shtetit dhe të funksionarëve të lartë shtetërorë është e nevojshme të saktësohen nga institucionet e sotme të shtetit të së drejtës vrasjet, vetëvrasjet, pushkatimet, zhdukja e varreve të krerëve të shtetit shqiptar, si dhe të gjithë të dënuarve me vdekje e të persekutuarve politikë.

 

5 krerë me kontribute të ndryshme

Ismail Qemali mbetet figura e krijimit të shtetit modern shqiptar. Ai vlerësohet dhe nderohet për vizionin kombëtar, mbështetjen e gjerë në popull dhe qëndrimet e drejta dhe pa armiqësi që mbante edhe ndaj kundërshtarëve të tij politikë. Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912 u realizua me mbështetjen e Fuqive të Mëdha evropiane, sidomos të Austro-Hungarisë. Kryeministri Ismail Qemali u dallua për mbështetjen e Perëndimit demokratik.

Ahmet Zogu, sipas studiuesve, në karrierën e tij politike, me funksionet e ministrit të Brendshëm dhe ngjitjen në piramidën e shtetit si kryeministër, President dhe në fund si mbajtës i kurorës së Mbretit, i atribuoi vetes padrejtësisht dhe në kundërshtim me rregullat e praktikën e monarkive këtë funksion të kreut të shtetit, duke anashkaluar trashëgiminë e familjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeut. U anashkalua edhe Mbreti Vidi që ishte akoma i gjallë. Për 45 vjet gjatë Luftës Nacionalçlirimtare dhe në kohën e shtetit socialist ai u akuzua e dënua si tradhtar e vrasës i kundërshtarëve politikë. Tradhti kombëtare mbetet dhurimi i territorit shqiptar, Shën Naumit dhe Vermoshit Jugosllavisë. Studiuesit që mbështesin transformimet demokratike, vlerësuan Ahmet Zogun si person që u përpoq për të ndërtuar

dhe konsoliduar shtetin bashkëkohor duke futur metodën e qeverisjes dhe legjislacionin perëndimor. Në dhjetëvjeçarin e dytë pas vendosjes së demokracisë eshtrat e tij u sollën e u vendosën në varrezën familjare. Aktualisht nderohet edhe me një monument në Tiranë etj.

Enver Hoxha ka vlerësime të ndryshme nga studiues dhe politikanë. Si Kryetar i Shtetit me funksionet e Sekretarit të Parë të KQ të PPSH-së, kryeministër, drejtoi për afro 45 vjet me politikën e rreptë të luftës së klasave kundër armiqve për të marrë, konsoliduar, ruajtur deri në vdekje dhe dhuruar pushtetin trashëgimtarit të tij Ramiz Alia.

Mbrojtësit e tij e vlerësojnë si udhëheqës i Luftës Nacionalçlirimtare, për zhvillimin e shtetit e ndërtimin e vendit, zhvillimin e arsimit, si dhe denoncimin dhe më pas largimin nga Traktati i Varshavës e të trupave ushtarake të saj nga bazat në vendin tonë, distancimin nga Lindja dhe me pasoja pozitive për sigurinë e mbrojtjen për fqinjët e shtetet perëndimore e të NATO-s.

Studiues dhe politikanë kundërshtojnë figurën e rolin e tij për rolin si diktator mesjetar, për trajtimin e interesave kombëtarë në funksion të pushtetit personal, herë si internacionalist proletar dhe herë si nacionalist.Vendosi shtetin diktatorial dhe legjislacionin sipas modelit ekstremist të Lindjes. Ai nuk ndërmori veprime për hapje, bashkëpunim ose partneritet me demokracitë perëndimore. Prishja e njëanshme e marrëdhënieve me Kinën, për të rritur rolin si udhëheqës i lëvizjes marksiste-leniniste, shpejtoi rënien e mitit të figurës legjendare të tij dhe shkatërrimin e ekonomisë e të shtetit etj. Monumentet e tij u shembën. U hoq emërtimi i tij nga institucionet industriale, arsimore e kulturore.

Mehmet Shehu, luftëtar në Spanjë kundër fashizmit e diktatorit Franko, një nga udhëheqësit kryesorë të Luftës Nacionalçlirimtare dhe pas luftës, si kryeministri më jetëgjatë derisa u nda nga jeta. Fajësohet për vrasje politike në kohën e Luftës Çlirimtare, ruajtjen e pushtetit autoritar me anë të luftës së klasave si ministër i Brendshëm dhe si kryeministër. Ka përgjegjësi të njëjtë me Enver Hoxhën. Mbështetës i Lindjes komuniste!

Ramiz Alia, një nga kuadrot e Luftës Nacionalçlirimtare, bashkëpunëtor dhe trashëgimtar i Enver Hoxhës, president, ka përgjegjësi të njëjtë me të. Mbështetës i Lindjes komuniste! Në ndryshimin e sistemit politik nga sistemi i diktaturës së proletariatit në demokracinë perëndimore veproi për ruajtjen e pushtetit të tij, bëri politikë të dyfishtë për vazhdimin e sundimit 57

të regjimit të vjetër duke e maskuar me pseudoreformat për demokraci. Gjatë kohës që qe president ai ushtroi dhunë shtetërore për të penguar lëvizjen demokratike, por pa shkaktuar gjakderdhje masive. U përpoq të krijonte imazh si i moderuar, por në çdo hap që ndërmori manifestohej botëkuptimi i tij si mbrojtës i vazhdimësisë së diktaturës.

– Kryetarët e shtetit dhe kryeministrat kanë pasur arritje, dështime e përfundime të ndryshme në periudhat historike që kanë përjetuar.