Piedestali i vepres sē Mehmet Akif Ersoj “Safahat, – Panteoni i gjuhes Turke”
Prof.As.Dr. Adriatik Derjaj
Universiteti i Tiranës
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
Përgjegjës i Departamentit të gjuhëve sllave dhe ballkanike – Dega e Gjuhës Turke
Kam nderin të mbaj fjalën e hapjes në këtë takim shkencor të organizuar me rastin e 100 vjetorit të Himnit të Flamurit të Republikës së Turqisë i cili u shkrua nga dora e birit shqiptar poetit të madh Mehmet Akif Ersoj. Ky takim organizohet në bashkëpunim me universitete vendase e huaja të cilët përfaqësohen me kumtues me folës nderi.
Ndërkaq mbështetes të aktivitetit tonë janë edhe profesoret e Akemisë së Kulturës e të Folklorit të Baku – Azerbajxhan. Në këtë event aplikuan rreth 40 vetë dhe fituan të drejtën të kumtojne 33 prej tyre. Në seancat e këtij simpoziumi spikasin tituj në lidhje me Qytetrimin dhe kulturën Osmane e Turke, Poezine e Mehmet Akif Ersoj, Receptimi i veprës së tij nder shqiptarët, si dhe përkthimi i Safahat në gjuhë të ndryshme të botës.
Në këtë event kolegët shqiptarë do te kenë rastin të njihen me studimet e profesorëve turq, azerbaixhas, arabë etj dhe të të gjithë studiuesve të euro-azisë. Kumtesat do të botohen në librin prociding dhe artikujt më të arrirrë do të dërgohen për botim nërevistat e sistemit dergipark – Turqi.
Dy fjalë …
Mehmet Akifi Ersoj është sythim i një peme gjenealogjike rrënjët e të cilës janë të lashta sa edhevetë letërsia: asaj të bardëve. Siç ndodh në rastin e çdo bard, edhe në “këngën” e Mehmet Akif Ersoj është e pamundur ta vendosësh në një pantheoni të ngushtë gjeopolitik dhe gjeokulturor pa i krijuar një lloj firimi.
Për “këngën” e bardit nuk ka përveçse se një pantheon të vetëm, ai universal, në kuptimin më tee pastër të fjalës: në pantheonin e mbarëkohshëm dhe të mbarëhapësirshëm të shpirtit njerëzor, i cili shfaqet në kohë dhe hapësirë pa cënuar qënien e tij në thelb, një përmasë e mbikohshme dhe e mbi hapësirshme. Kjo është edhe arsyeja përse e kam përcjellë gjithnjë me rezerva përpjekjen për ta vendosur Mehmet Akifin në një pantheon të ngushtë kombëtar. Vetë arti ka koordinata, të cilat janë mbikombëtare, mbipolitike: janë koordinata njerëzore, pastërtisht e thelbësisht njerëzore. Në “vargjet” e “këngës” së tij, edhe Mehmet Akifit s’ka zgjedhur tjetër atdhe përpos “njerëzores”; Mehmet Akif Ersoj është një hero dhe vepra e tij qëndron në Piedestal, i lartësuar jo mbi shkallëmermeri, por në sheshet e ndërgjegjes sonë historike. Një komb është si Uliksi, shtegton nëpër damarët e fatit dhe aventurave historike, politike dhe kulturore, lundron nga një ishull interesash në tjetrin, nga një det trazimesh në tjetrin, ndërsa heroi i një kombi është si Penelopa; qëndron në pritje të kombit të tij, të atij kombi me tëcilin dhe pas të cilit Zoti e lidhi pa zgjidhshmërisht perms fijesh të padukshme.Heroi është angështimi dhe dëshira, synimi dhe stacioni i fatfundësisë së një kombi.-mes heroitdhe kombit ka një lidhje të ngjashme me piken e ujit dhe detin..Për të kuptuar shijen e detit, mjafton një pikë uji; për të kuptuar madhështinë e një kombi,mjafton të kuptosh heroin e tij.Në fjalën e heroit, është himni i kombit, në kujtesen e kombit, është poezia madhështore eheroit..Mjafton të mbajmë vesh Himnin e Turqisë, për të kuptuar këtë lidhje, këtë binom të pa-zbëshëm‘’hero-komb’’.Për të qenë heroik, një kombi i mjafton qoftë edhe një hero i vetëm; porse për të qenë hero, në shumë raste nuk mjafton një komb.Një popull nxjerr nga vetja një hero sa herë që ka nevojë të kapercejë vetveten, të zgjohet nga gjumi letargjik i ndërgjegjes së tij historike. Safahat, pasqyrë e ndjenjave, mendimeve, gërshëtimeve, përjetimeve, shpresave dhe lëndimeve, proza dhe poezia rrëfenjëtarja më besnike e heroit Ersoj..
- Poezia popullore, poezia e Divanit, poezia moderne si-trevëllezërit e pandarë të epopesëAkifjave.2. Në vargjet e tyre janë të lidhura pashmagshmërisht me gjuhën letrare, varietetet turkike,veçoritë morfematike të turqishtes së Anadollit…Safahat, një vepër arti në gjuhën turke, një udhërrëfyes për brezat, një histori kombesh…Për heroin, një komb i thyer socio-kulturalisht dhe ekonomikisht, mund të mbijetojë vetëm dukembajtur gjallë kodet themelore të tij.
Për heroin, vdekja nuk është humbje..
1- Për heroin në qendër është të qenies është fjala, për të nuk ka dorëheqje nga e vërteta.Veprimi për të është arsimi, qëllimi është dija.
2- Shpëtimi nga e keqja është parandalimi
3- Tek heroi Fazileti dhe Marifeti janë dy anë të një medaljoni.
4- Heroi nuk psherëtin por bëhet pishtar i zgjidhjes, përzgjedh djersën përkundër lotit,Krenaria, puna, shpresa janë ilacet e cdo kombi.
5- Tek arsimi, sheh besimin, kulturën, profesionalizmin, ndërgjegjen. Kjo e fundit është majaja e çdo fajle. Ndërgjegjia është gjykatësi i heroit, është organizmi i gjallë që përbashkon popullin.
6- Mendimtarët janë koka, populli është trupi. Ndarja e tyre sjell paralizën.Vepra e heroit tonë, thërret për bashkim, në ndenjë e besim, përfitim nga qëllimi i përbashkët. Lllogorja më e mirë është gjuha.
“Gjuha dhe Stili”
Gjuha dhe stili në poezitë e Mehmet Akif Ersoj, është shumë e ndryshme nga poetë të kohës., është e zhdërvjelltë, mozaike edhe brenda vargjeve të veprës së tij. Ndërsa proza është krejt mëvetësishme, e papërsëritëshme.
“Forma dhe tema”
Mehmet Akif në vargjet e tij është një me kombin e tij. Temë e çdo strofe, është vuajtja. Vargu i tij noton në diakroni. Studiuesit turq e të huaj, e studiojnë më vete, formën, teknikën dhe strukturën tematike të vargut Akifjan.Si përfundim: Poeti ynë, shkrimtari i kohërave me furtunë, është i pashoq, të paktën në dyshekujt e fundit. Ai është mistiku i kombit. Një njeri që përgjegjësia patriotike iu bë qelizë,rruazë e tretë në gjakun e tij. Gjuha turke, trashëgimtarja e shprahbundit të etërve të tij


























