Mjeshtri i Madh, Osman Mula/ Festivali “ Lule Bore”, një arritje e këngës qytetare Shkodrane. Edicioni dha një shpresë se vlerat e këngës dhe artit do të lartësohen.

276
Sigal

 

Osman Mula

Mjeshtër i Madh

Për dy net në Teatrin Migjeni  në Shkodër u mbajt Edicioni i 6 i këngës për të rritu:, organizuar nga Bashkia e Qytetit dhe Teatri Migjeni. Edicioni dha një shpresë se vlerat e këngës qytetare do të lartësohen aty ku e meriton arti dhe kultura qytetare aq të tronditura vitet e fundit në rang kombëtar.

Festivali kishte shumë përkujdesje, shumë dashuri , profesionalizëm, krijimtari: gjë që u vërtetua nga duartrokitjet e shumta që e ndoqën këtë aktivitet. Pa dyshim eksperienca, formimi , kualiteti, talenti i dy drejtuesve artistikë të Festivalit Shpëtim Saraçi dhe Markelian Kapedani ishin garancia e suksesit . Po ju mund të pyesni pse ?! Festivali kishte krijimtari muzikore profesionale nga artistë nga të gjithë trevat shqiptare. E dyta: shumë e rëndësishme ishin poezitë e këngëve nga poetët tanë më të mirë e gjer te Ndre Mjeda – poet i Rilindjes e me rrallë.

Orkestracione të gjalla, plot linja me finesë e energji, të lëmuara dhe të gjetura gjë: që këngëtarët i kishin shpatullat e ngrohta. Sfondi harmonik dhe modern ecnin në një rrugë që së bashku e rrisnin forcën e tingëllimit të kangës. Këngëtarë të zgjedhur me intonacione të pastra, diksione të qarta ,me lëvizje të kandshme dhe plastikë me finese lejonin që të përcillej në sallë një emocion i sinqertë dhe profesional. Kishim nevojë dhe kemi përherë që aktivitetet tona të udhëhiqen nga krijimtaria e mirë; gjë që nuk po ndodh. Festivalet tona nganjëherë prihen nga një lloj tregu. Gjoja për të qenë të kohës nuk paraqesin vlera dhe mbështeten mbi efekte, me pjesë të fragmentarizuar, me tingëllime të përgjithshme dhe plagjiatur aspak kombëtare, që shoqërohen me banalitete aspak të këndshme, që të çedukojnë dhe formojnë kulturë të keqe kombëtare. Duke mos kaluar në filtër profesionistësh arrijmë në një të keqe të pakorigjueshme. Po mirë , do thotë dikush: Kaq i mirë ishte ky ?!

Po ! Kishte seriozitetin në punë dhe çdo këngë që këndohej në skenë kishte kaluar disa herë para drejtuesve për ta parë a e meriton të futet në garë apo jo?!. Ka aktivitete që bëhen për me marrë zarfin pa parë për kualitetin, por ka dhe aktivitete që bëhen për dinjitet dhe për të thënë se kështu duhet dhe kjo është rrug . Dhe aktiviteti i Shkodrës ishte i tillë. Skenografi e bukur dhe funksionale, ndriçuar bukur, prezantuar këndshëm nga Enkel Demi dhe Rosela Gjylbegu, me dirigjent shumë të njohur Jetmir Barbullushi dhe Gridi Kraja, me drejtuesformacioni Mario Deda …Juria e festivalit me kryetar jurie mjeshtrin Zhani Ciko vlerësoi me çmim të parë Rezarta Zmaja, me çmimin e karrierës Justina Alia dhe me zërin më të bukur të festivalit Jaorian Enjlli.

Edhe një herë përgëzime për punën e bërë nga drejtuesit duke na dhënë një produkt kombëtar dhe profesional që më kishte marrë malli për një të tillë .