“Italia, partner strategjik për perspektivën europiane”, Meta takohet me ministrin e Jashtëm italian (FOTO)

236
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Jashtëm italian, Luigi Di Maio.

Ka qenë Meta ai që ka postuar një foto nga takimi, ndërsa ka treguar detaje nga biseda me ministrin italian. Kreu i shtetit theksoi se Italia është një partner strategjik i Shqipërisë.

“🇦🇱🤝🇮🇹 Një takim i ngrohtë në Romë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio, në punimet e Konferencës Ndërkombëtare “Rrugë të reja për t’u përkujdesuar – Bota pas Pandemisë së COVID-19″.
Italia është një partner strategjik i Shqipërisë, me rol proaktiv në mbështetje të perspektivës tonë europiane, marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale me të cilën meritojnë të fuqizohen më tej, në të gjitha fushat.
Komuniteti arbëresh dhe emigracioni shqiptar në Itali, urë e rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.”, shkruan Meta.