Albert Habazaj: “Shqiponjat e Tërbaçit” dhe buzëdeti vlonjat

630
Sigal

TUNGJATJETA NGA BUZËDETI VLONJAT!

DYMIJË E NJËZETEDYSHI QOFTË LULE DHE MJALTË!

Uroj një vit të mbarë për njerëzit e mi: për familjen, për miqtë, për universitetin tim, për të Mirët e letrave shqipe, të bibliotekonomisë, të folklorit dhe etnologjisë shqiptare, për thëllëzat e bilbilat e këngës për Shqiponjat e Tërbaçit: 2022 – shi qoftë fatbukur për fisnikë si Ju!

GËZUAR VITIN E RI 2022!

Gonxhes, pa çelur, i vola freskinë:

ëmbëlsinë ia preva nga hojet mjaltit.

Zemra qesh e më bëhet mandolin.

Urimi bëhet notë e pentagramit…

Adhurueshëm spërkat me dritë Vlore,

romantikën e ndritshme me flatra lulebore.

Vala, si pulëbardhë, Adriatikut e Jonit,

i merr me vete dëshirëmirat e Vitit,

Të vesuara freskët me aromën e limonit,

i zbukuron hijshëm gjelbërorja e ullirit.

Në buzë të detit bëhem lirikë për ju

e nis me mikun e kaltër mesazh drite në sy.

Rezonancë bën diellin urimi im kështu,

i Vitit të Ri Dymijë e njëzet e dy.

Vlorë, e premte, 31.12. 2021, ora 11:11’

Këngë për muajt e vitit nga Shqiponjat e Tërbaçit

 

 

  1. Sa nisi udhën janari,

siç e thotë dhe kalendari.

Qoft’ për vitin këmbëmbari,

për Shqiponjat – faqebardhi!

 

  1. Shkurti i shkurtër, i çalë,

tek gremis dimrin ngadalë.

Nis nga Çika festebardhë:

shqiponjat mbi det me valë …

 

  1. Mars i bukur, sa të dua,

të çelë lulja në ftua.

Lart, tek fluturojnw shqiponjat,

pranverojnë këngët tona.

 

  1. Tridhjet’ ditët që ka prilli,

bëfshin drit’ me mjaltë ylli.

Lule, freski e blerim,

për “shqiponjat” fluturim!

 

  1. Maji çel syrin e qeshur:

“shqipet” ç’i zbukurojn’ nurin.

Nw shpirt të tyre me drit’ veshur,

kënga ka ngritur flamurin.

 

  1. Qesh qershori i qershive,

në valle ngrihen shqiponjat,

mbushur Gurrë e Dashurive,

me dritë Tërbaçi nga Zonjat.

 

  1. Mbushur me visare iku

Qershori dhe erdh’ korriku.

10 shqipet – 10 zana Çike,

janë dhjetë burime drite…

 

  1. Ninullën, Çmimin e Parë,

na përcjell visar korriku.

Pim’ ujë gurrw qelibar

gushti qesh me nderim miku.

 

Uji që pimë në burime

Na jep krah’ për fluturime.

 

  1. Gushti shkoi, ca halle mori,

Lajm i bukur vjen shtatori.

Përsëri shqipet e zemrës

po marrin qiejt e këngës.

Shihni Shtojzovallet-o,

bijat e Tërbaçit-o,

shqiponjat e valles-o,

lum kush ka shoqe ato!

 

Që nga Shkupi gjer në Dropull

shqipet lart e malet rrotull …

 

  1. tetori, i ëmbli muaj,

ku ëndrrat lozin me yje.

Kënga jonë në shpirtin tuaj,

vjen e çel gazin e syve.

 

Mbushur jemi nga shtatori:

përsëri me tre trofè!

Bylisi ç’hijeshi mori:

shqipet çanë dhe atje.

 

Shqipe për diell e llohë

Tërbaçi nxjerr në çdo kohë.

 

  1. Shkoi tetori bukur, qetë

hyn hijerëndë nëntori.

Këng’ e shqipeve çan retë,

ngjyrën e lirisë mori.

 

Tërbaçi lindi shqiponja.

Ç’dritw lëshojnë në sy të llohës!

Paragjykimet si Zonja,

qëllojnë si Miro të kohës.

 

Dhjetë shqiponjat e Tërbaçit,

me këng’ e me valle kaçi.

 

  1. Vallja edhe Kënga Labe

cc’nur që merr në krah’ shqiponjash,

tek fluturojnë mbi male

me portrete dritw zonjash.

 

Për shqiponjat, në Himarë

e mbylli syrin nëntor.,

Fluturime për të marrë

shtigjesh të bardha dhjetori.

 

Mbyllur vitin bukur kemi,

shqipet e Tërbaçit jemi.

Fillimet e këngës grarishte tërbaçiote

Personalisht i mbaj mend edhe fillimet e këngës grarishte tërbaçiote, që të organizuara e të regjistruara në Radio Tirana nisën me njësinë folkorike “Tërbaçi, gur’ e përrallë, ma-ja-ve…”, që ia merrte me aq ëmbëlsi, shtruar e qetë, grarishte, ish – mësuesja e mirë Hatixhe Hodo (dtl. 1937, me arsim të mesëm pedagogjik), bijë nga Radhima, nuse në Tërbaç, ia thyente Edie Muho (dtl. 1938, me arsim 7 vjeçar, kthyese e grupit), ia hidhte Farì Skëndaj (dtl. 1936, me arsim 7 vjeçar) dhe ia mbushnin (mbanin iso) disa gra të tjera. Të tria, këto që u përmenda emrin kanë qenë zërat kryesorë të këngës dhe sot janë më moshë të tretë, gëzojnë respekt nga fshati, fëmijët, nipërit e mbesat. Shumë këngëtare të tjera të këtij grupi janë larguar nga jeta. (Qofshin përjetë të paharruara dhe të kujtuara nga brezat e pasëm!) Krahas këtij grupi më të vjetër, krijuesi ngriti dhe një grup me vajza të reja, ku spikatën, sidomos në vitet 1968 – 1972 vajzat e Tërbaçit: Dashuri Hodo (Mehmetaj), Afërdita Demo (Nevraj), Natasha Hoxha (Rrapoj), e paharruara Besie Hodo (Mehmetaj), Lumturi Hodo (Habazaj), Fatbardha Lushaj (Lulaj), Velide Shirokaj, Fatbardha Barjami (Kapo), Bukuroshe Abazi (Ramohito), Pestrova Mehmeti (Abazi), Ferzilete Barjami, Shpresa Abazi (Gjondeda), Nazo Dautaj (Ribaj), Shpresa Kapo (Çelaj) etj., nga të cilat, disa ishin angazhuar qysh me grupin e nxënësve e të tjera, shpesh herë e në vijimësi, këndonin edhe me grupin miks. Shpresa Kapo dallohej (që me grupin e fëmijëve në Gryka) dhe në krye të valles, si më e gjata në trup e grupit elegant dhe hedhëse me ngjyra të pastra e të ngrohta e këngëve të Nazos. Si tekste, drejtuesi u jepte së pari ato të traditës, të krijuara nga Xhebro Gjika, Hamdi Hodo, Sinan Gjondeda, Sinan Mullahu, Puçe Veliko apo pa autorësi (autorë anonimë). U kënduan po ashtu tekste të Kujtim Micit, i cili i ngriti shumë artistikisht si poezi dhe melodi. Grupi i vajzave i ka sjellë stilit Tërbaçiot përherë nota të freskëta e të bukura në këngë. Marrëset kryesore të grupit kanë qenë: