Engjëll Musai
Kryetar i SH.A.K. Tomorri
Drejtor i Gazetës Telegraf
Njoftim për ceremoninë mortore:
Varrimi bëhet ditën e mërkurë më 27 Nëntor 2024, ora 12.00 në varrezat e qytetit të Durrësit.
Pritja bëhet në shtëpi, Lagja NR. 8, Rruga Kastrioti, mbrapa spitalit civil të Durrësit.
Dr. Nebiu, ju ishit një profesionist i palodhur dhe njeri fisnik. Kështu do të kujtoheni gjithmone! Ti ike, por vdekja nuk e mposht dot emrin tënd. Ngushëllime familjes dhe gjithë miqve të tu. Kurajë dhe forcë. Të qoftë i lehtë dheu i Atdheut!
Lajmi i dhënë tre ditë më parë për ndarjen nga jeta, të Doktor Nebi Musaj ishte njç lajm tronditës, jo vetëm për familjen, të afërmit, miqtë dhe dashamirësit e tij, që nisin nga vendlindja Vëndresha, e vazhdojnë me spitalin e Çorovodës ku punoi një jetë të tërë, Durrësit, dhe qytetarët apo pacientët nga gjithë Shqipëria, të cilët kanë pasur rastin të ndiejnë nga afër përkushtimin dhe humanizmin e tij, si pjestar i bluzave të bardha në mjeksinë shqiptare.
Dr. Nebiu ishte jo vetëm human, por edhe një personalitet, që reflektonte një qëndrim njerëzor e fisnik. Dhe të tregosh dashuri të thellë ndaj të gjithë njerëzve pa dallime, të kesh zemër të gjerë dhe të madhe, të mendon si t’u falësh gëzim dhe lumturi të tjerëve, këtë e shikonim në çdo çast dhe në çdo hap të punës dhe jetës së Doktor Nebiut, por edhe të pacientëve, të cilët kanë pasur fatin të kenë marrë shërbimin human të mjeshtrit të analizave shëndetësore.
Dr. Nebi Musaj lindi më 15 janar 1944 në Vëndreshë të Skraparit. Ai ishte i martuar me Fatmirën, nga ku sollën në jetë 3 fëmijë; 2 vajzat Albanën dhe Kozetën, si dhe djalin Armandin. Në këtë ditë të veçantë trishtimi, i shprehim ngushëllimet e sinqerta familjes, miqeve dhe dashamirëve të tij në Shqipëri dhe kudo ku ndodhen nëpër botë, për një jetë më të mirë.
Respekt pa fund për ju i dashur Dr.Nebiu! Personalisht më ke lënë kujtime të mrekullueshme për të cilat meriton falenderimin tim, të familjes time dhe amanetin e babait tim Asllanit, njëkohësisht miku dhe shoku juaj i fëmijërisë. Le të shërbejnë këto fjalë Dr. Nebiu si një rreze dielli që do të të ndriçojë shpirtin tuaj edhe në parajsë!
Pas viteve 1990, ishtë shume e vështirë të ishe mjek i vërtetë duke u bazuar në parimet e humanizmit dhe moralit të paqes. Por Dr. Nebi Musaj nuk ndryshoi, sepse për të mbi të gjitha ishte i shenjtë morali mjekësor njerëzor sipas këshillës së Nënë Terezës dhe në zemër ishte ngulitur Betimi i Hipokratit.
Dr.Nebiu do të kujtohet përjetësisht nga të gjithë bashkëqytetarët e tij. Madje edhe gurët e rrugës e nderonin sa herë hidhte hapat drejt Vendreshës për në Çorovodë, apo anasjelltas. Doktor Nebiu ishte një profesionist i nderuar, dhe këtë e deklarojnë të gjithë ata pacientë apo qytetarë që kanë pasur kontakt me të.
Respekt pa fund për ju i dashur Dr. Nebiu! Personalisht më ke lënë kujtime të mrekullueshme për të cilat meriton falenderimin tim, të familjes sime dhe amanetin e babait tim Asllanit, njëkohësisht miku dhe shoku juaj i fëmijërisë. Le të shërbejnë këto fjalë Dr.Nebiu si një rreze dielli që do të të ndiçojë shpirtin tuaj edhe në parajsë!
Ju kujtoj që në fëmijërinë time, si një nga miqtë më të veçantë të familjes, më vonë në spitalin e Çorrovodës, ku pata fatin të punojë 1 vitë dhe ju ishit pjesë e plejadës së dhjetra mjekëve të atij spitali model për kohën. Ndaj ju sot, edhe pse në një ditë plot trishtim, meritoni medaljen e dashurisç nga personeli mjekësor ku ju kontribuat, nga familja juaj e mrekullueshme, pacientët, miqtë dhe të afërmit e tyre. Kjo është arsyeja që kjo medalje është super e merituar, ndaj mbaje fort edhe aty ku do prehesh i qete! Dr. Nebiu, ju ishit një profesionist i palodhur dhe njeri fisnik, kështu do të kujtoheni gjithmonë! Ti ike, por vdekja nuk e vret dot emrin tënd. Ti nuk je më midis nesh, por ne i gëzohemi faktit që të patëm në jetët tona. Ngushëllime familjes dhe gjithë miqve të tu. Kurajë dhe forcë. Të qoftë i lehtë dheu i Atdheut.