Evdal Nuri: Dy Vrionas firmëtarë të Pavarësisë!

83
Sigal

Me rastin e 112-Vjetorit të Shpalljes të Pavarësisë

Iliaz Vrioni dhe Sami Bej Vrioni ishin ndër nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë të Shtetit Shqiptar më 28 nëntor 1912.Presidenti  i Francës Macron, vlerëson Iliaz dhe Jusuf Vrionin. “Përveç Kadaresë, i vetmi shqiptar që është dekoruar si Oficer i Madh i Legjionit të Nderit është Iljaz Vrioni, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe diplomat i shtetit shqiptar. Për kontributin e tij të pasur në marrëdhënie ndërkombëtare, ai u dekorua nga Republika Franceze në vitet 1920 si Oficer i Madh i Legjionit të Nderit.”

1-Jeta e Iljaz  Vrioni .  Iljaz Vrioni ka lindur në Berat në vitin 1882 dhe ka vdekur në Paris, më 17 mars 1932. Mësimet e para i mori në vendlindje,kuse  të mesmen në Janinë. Shkollën e lartë  në kryeqytetin e perandorisë, ku u diplomua më 1905. Më 1909 – 1911 shërbeu si kryebashkiak i Beratit.Më 1912 delegat i Kuvendit të Vlorës, ku u zgjodh dhe anëtar i Pleqësisë. Më 1914 anëtar i delegacionit shqiptar që i dorëzoi kurorën Princ Vidit. Më 1914-1918 qëndroi në Korfuz ku e shoqja, Xhemile Dino, lindi djalin e tyre, Jusufin. Më 1920 ishte delegat i Beratit në Kongresin e Lushnjës, ku në qeverinë e dytë të dalur pas këtij Kongresi ishte kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme. Iljaz Vrioni ishte gjetje kompromisi mes palëve, qeveritë e tij disa mujore u përqendruan në politikën e jashtme për njohjen e plotë të pavarësisë së plotë të vendit, fqinjësinë e mirë. Në politikën e brendshme thirrja e organizatorëve të huaj për organizimin e degëve të administratës, planifikimin e të ardhurave, përparësia ndaj arsimit, hartimin e një projektligji për zgjedhjet parlamentare. Zgjedhjet deputet i prefekturës së Dibrës 1921-1922, zëvendësohet më 1922. Pas ndërhyrjes së ushtrive serbe më 1921, u krijua qeveria e dytë e tij në korrik si koalicion mes dy partive më të mëdha, Partisë Popullore dhe asaj Përparimtare – pjesë e së cilës ishte atë vit. Ambicia e disa njerëzve shkaktoi në tetor të po atij viti një interpelancë që rrëzoi qeverinë. Më 1923-1925 rizgjidhet deputet, tashmë i prefekturës së Beratit. Tashmë ishte përfaqësues i grupit indipendent. Emërohet në qeverinë Vërlaci, ministër i Jashtëm dhe më pas është kryeministër për dhjetë ditët para se të ndodhte Lëvizja e qershorit. Largohet nga Shqipëria. Qeveria Noli e shpall në kërkim për arsye politike. Rikthehet me Triumfin e Legalitetit, shërben si mininistër i Jashtëm në periudhën tranzitore prej dhjetorit 1924 gjer në janar të 1925 .edhe si ministër i Punëve të Jashtme që më 12 shkurt 1927 dhe deri më 18 prill 1929, në një periudhë brenda së cilës kryen zëvendësisht edhe detyrën e ministrit të Drejtësisë. Nga 1929 e deri në 1932 ishte ministër fuqiplotë në Britani dhe Francë për së dyti pas periudhës 1925-1926.

Në vitin 1946, eshtrat e Iliaz Vrionit (tri mandate kryeministër dhe pesë mandate ministër i jashtëm ), nënshkruesi i Deklaratës së Pavarësisë, u zhvarrosën dhe u hodhën në lumin Osum në Berat.
                                                                

2- Sami   Vrioni: Lindi më 1868. Ishte i biri I Omer pashë Vrionit. Sami Bej Vrioni ka qenë një anëtar i shquar i familjes së madhe Vrioni të Beratit, Fierit dhe Myzeqesë, dikur qytete dhe rajone të provincës osmane të Janinës, në Shqipërinë e asaj kohe. Babai i tij ishte Omar Pasha Vrioni II (1839-1928).Vetë Sami Vrioni ishte pronar i rreth 5,000 hektarë në rajonin bujqësor të Myzeqesë jugore (sot qendra e qytetit të Fierit).
Ai ishte një prej delegatëve të Deklaratës shqiptare të Pavarësisë në vitin 1912,

Më 1912 shërben si deputet i sanxhakut të Vlorës . Më 28 nëntor emërohet delegat i Fierit në Kuvendin e Vlorës ku dhe firmos Shpalljen e Pavarësisë. U emërua senator në Pleqësinë e dalur nga Kuvendi. Në shkurtin e 1914 si përfaqësues i Beratit, bën pjesë në dërgatën e kryesuar nga i vjehrri, i Esad pashë Toptanit me misionin për t’i shpënë kurorën Princ Vidit. Qe pjesëmarrës në Kongresin e Lushnjes ku u zgjodh delegat (ministër) i Punëve Botore, Bujqësisë . Më 1924 shpresohej që të emërohej kryeministër për të pajtuar opozitën, në vend të zgjedhjes së Shefqet bej Vërlacit .  Emri i tij u lakua po ashtu me rastin e Lëvizjes së qershorit për postin e kryeministrit për shkak se e peshonin si liberal nga qëndrimet.U zgjodh deputet në legjislaturën 1923-1925, senator 1925-1928 dhe në legjislaturën e parë të Mbretërisë shqiptare .  1928-1932 po prapë deputet i prefekturës së Beratit.Pas lufte arrestohet nga komunistët dhe vdes në vitin 1947.

3 Të tjerë Vrionas të persekutuar .
Tri herë e futën në burg Irfan Vrionin, vetëm se fliste kundër  komunizmit. U dënua me burgim të përjetshëm  dhe vdiq në burg.

Qemal Bej Vrioni u ekzekutua në vitin 1950, ndërsa Izedin Bej Vrioni në vitin 1947.

Kahreman Pashë Vrioni vdiq në rrethana të panjohura në vitin 1955.                                                                           

Nermin Vrioni vdiq në gjendje te keqe .Jusuf Vrioni, përkthyes i talentuar u dënua me 15 vjet burg.
– Hasan Vrioni ,
ishte Kryetar i KNACL-së për fshatrat Suk-Strum. Si i pasur dhe për bindje të ndryshme politike  në vitin 1946 u dënua me 5 vjet burg. Në vitin1960 u dënua përsëri, por këtë radhë me 10 vjet burg, duke bërë 8 vjet. Në vitin 1967, nga Berati u internua në Strum.

Nesim (Neka) Vrioni, Anëtar i njësitit gueril në Kuçovë. Në qendër të Kuçovës ekzekutoi një nga spiunët italianë. Pas çlirimit, u shpall kundërshtar i regjimit. U dënua me 30 vjet burg. Bëri grevë urie deri sa vdiq. As varri nuk i dihet.

– Ali Vrioni u internua në Libofshë, pasi mendohet te ketë thënë se edhe mbreti Zog ishte i bukur.

– Shehabedin Vrioni, më 1 maj të ‘43 la shkollën dhe me 100 nxënës doli në mal partizan. Pas lufte u bë mësues  dhe në fund si i deklasuar përfundoi punëtor.

– Muharem Vrioni, partizan dhe më vonë u internua në Roskovec në një stallë lopësh.-Enver  Vrioni pesë vjetë burg

– Faik Vrionin e pushuan nga arsimi, punëtor edhe pse ishte mësues i shkëlqyer matematike. Po kështu, u persekutuan edhe Hadi Vrioni, Shkëlqim Vrioni, Sabaudin Vrioni, Eshref Vrioni.

Atëhere pse ky qëndrim ? Se kanë qenë të pasur ? Të ditur ? Patriotë ? Apo bujarë?     Një fakt i njohur:  Në Sarajet e Vrionasve në Berat, çdo të shtunë, shtrohesh  drekë falas  për gjithë fshatarët .

Berati  ka vlerësuar figurën e Iliaz Vrionit me emërtimin e sheshit  në qendrër të qytetit. Gjithashtu dhe një shkollë  9- vjeçare mban emrin e “Mehmet Ali Vrioni”.