Xhaferri: Sot qytetarët e Tiranës ju përgjigjen thirrjes për mosbindje civile duke pushtuar rrugët e qytetit për të dëshmuar se ky vend nuk i pranon më prangat e Autokracisë

80
Sigal

Sot qytetarët e Tiranës ju përgjigjen thirrjes për mosbindje civile duke pushtuar rrugët e qytetit për të dëshmuar se ky vend nuk i pranon më prangat e Autokracisë.

Qytetarët e fisëm të këtij vendi kryesisht pensionistë, kryefamiljar dhe të rinj janë përplasur me Policinë që sonte u soll si krahu i armatosur i një Narkoshteti, që nuk e kurseu dhunën, gazin lotsjellës dhe ujin ndaj tyre.

Arrestimi i Fatmir Myrtajt si të ishte eksponent i krimit dhe arrestimet e zonjave të LDG si të ishin kriminele janë testi i parë i mercenarëve të krimit dhe politikës të emëruar si drejtues policie.

Ne jemi peng të rezistencës së këtyre qytetarëve të ndershëm që sot morën përpara Narkoregjimin e parë në Evropë.

Ndërkohë kontributit për asgjësimin e protestës ju Bashkua dhe Ministria e Shëndetësisë që nxorri flotën e ambulancave me patronazhistë, ambulanca që zhduken nga qarkullimi sa herë Bashkia organizon Maratonat shumëngjyrëshe të sektit tij.

Ne nuk kemi ndërment të bëjmë pazar me gjakun e Martin Canit, Ardit Gjoklajt dhe Klodian Rashës dhe nuk kemi ndërmend të amnistojme vjedhjet dhe gjenocidin e Edi Ramës!