Moisi Dalipi: Partitë mbledhin qindra militanë për mitingje, por ndalojnë tifozët në stadiume

309
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Disa ditë më parë, Federata Shqiptare e Futbollit i bëri një kërkesë Qeverisë dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve, për të lejuar një numër të vogël tifozësh në stadiumin “Air Albania”, në përballjen e Kombëtares tonë me atë të Anglisë, kërkesë e cila u refuzua, edhe pse stadiumi “Air Albania” me një kapacitet prej 22500 banorësh mund të sigurojë praninë e 2000 tifozëve duke respektuar në mënyrë strikte masat anti-Covid, sipas metodave që shumë federata të rëndësishme europiane dhe botërore po ndjekin kohët e fundit. Por ironia qëndron në faktin se, që prej 2 ditësh partitë politikë kanë hapur zyrtarisht fushatën zgjedhore duke mbledhur kështu qindra njerëz në sheshe.

Opionion e tij për këtë situatë ka dhënë edhe komentatori dhe gazetari i njohur sportiv Moisi Dalipi duke thënë se: “Tifozët nuk lejohen të jenë të pranishëm në stadium për të ndjekur ndeshjen ndaj Anglisë, por edhe skuadrat e kampionatit shqiptar. Qeveria ka refuzuar kërkesën e FSHF-së për të pasur një numër të limituar tifozësh në “Air Albania” me pretekstin se ekziston përhapja e Covid-19. Ditën e sotme, ashtu si edhe dje partitët politike mblodhën me qindra njerëz në shesh për hapjen e fushatës. Sot, Partia Socialiste, ka vijuar me fushatën e këtë herë si për ironi në një stadium, atë të Flamurtarit në Vlorë. Prej kohësh askush në Vlorë nuk kujtohet për ekipin e futbollit që është katandisur në vendet e fundit të Kategorisë së Parë, ndërsa sot bëjnë fushatë politike pikërisht në stadiumin e Flamurtarit dhe i mohojnë tifozëve mundësinë për të parë ndeshjen e Kombëtares shqiptare ndaj yjeve të Anglisë.”