Kujtim Boriçi: Ju tregoj “Bedinajt e Kaninës”. Radioloja, Operacioni i Zjarrit dhe lidhjet me Kadriun, Alikon e Dodanin

430
Sigal

 

Si ka bashkëpunuar Sulo Bedini me Mehmet Shehun, Kadri Hazbiun, Asim Alikon, Hekuran Pobratin, Pal Mëlyshin, Mark Dodanin

Sulo Bedini, një nga drejtuesit e operacionit “Zjarri”

Sulo Bedini dhe Radioloja “Liqeni i Vajkalit”, në vitin 1952

 Pikëtakime dhe rastësi që sollën deri në këtë libër…

Përgatitja e një libri, është një kalvar i stërmundimshëm, udhë me vështirësi të shumta që nisin

nga shtysa për këtë ndërmarrje, objekti, konsultat nëpër arkiva, kontaktet me protagonistët e bashkëkohësit, përzgjedhja e formës së serviries së materialit, impenjimi kohor e profesional deri në printimin e tij; me dëshirën e angazhimin për të arritur më të mirën e mundshme.

Kështu ka ndodhur dhe me përgatitjen e librit-monografi kushtuar familjes së madhe patriotike Bedini të Kaninës në Vlorë. Në fund të fundit, kur mbarojnë këto procese e libri është në dorë të lexuesve, tashmë, është ky i fundit që do të bëjë vlerësimin e tij. Por si autor i këtij libri, e quaj me vend të rendis shkurtimisht disa detaje që më nxitën dhe angazhuan në përgatitjen

dhe botimin e kësaj monografie. Duke punuar gjatë si gazetar, krahas të tjerave, me arkivat,

mbështetur në materiale të shumta, kam pasqyruar në medie shumë ngjarje e protagonistë që kanë pasur një rol të rëndësishëm në pikat kulmore historike që ka kaluar

vendi ynë ndër shekuj. Ndër ‘to, sigurisht përfshihet dhe ngritja e flamurit e shpallja e pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë në vitin 1912, rezistenca shqiptare kundër pushtimit nga fqinjët bregdetar më 1920, që njihet si ‘Lufta e Vlorës’, lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare e të tjera

ngjarje pas nëntorit të vitit 1944. Ndër atdhetarët që kanë qenë të gatshëm me armë e pasuri më 1912, krahas Ismail Qemalit, kam ndeshur dhe Muhamet Bedinin nga Kanina. Gjatë rezistencës së pushtimit fashist më 1939, e më pas dhe atë nazist, rezulton se familja Bedini e Kaninës,

ishte aktive me njerëz e pasuri në shërbim të saj, ku shumë pjesëtar u renditën luftëtarë me armë në dorë në mbrojtje të vendit, që nga Muhameti, fëmijët e tij Reufi, Rexho, Bastriu, Fadili e Lemani, ku spikati dhe nipi më i madh, Sulo Bedini, i ri komunist, partizan e kuadër në

Brigadën e V-të Sulmuese, e më pas një nga oficerët madhor në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Dikur, në vitet e para të punës, për disa kohë, kam punuar dhe me Luan

Bedinin, pjesëtar i familjes Bedini, një ushtarak ambicioz, i aftë profesionalisht dhe një njeri me zemër të madhe… Por pjesëtarët e kësaj familje, kanë qenë pjesë e shkrimeve

të mia, shkurtimisht, në kontekstin e ngjarjes e kohës kur ka ndodhur… Në një farë mënyre, këto, sa më sipër, për mua kanë qenë rastësi e punës rutinë, të cilat mund t’i quaj pikëtakime të rastësishme, që kohët e fundit, do të ishin pjesë e shtysës për të shkruar këtë libër…

Për sa më sipër, unë do të rendisja dhe njohjen e hershme si skënderbegas e pastaj si studentë e si shokë në vazhdim dhe me Agim Bedinin, një tjetër intelektual nga Bedinajt, futbollist e trajner i njohur, sot ushtarak në një strukturë të rëndësishme të Ministrisë së Brendshme.

…Duke u marrë gjatë në arkiva si gazetar, ndër të tjera dhe me ngjarje të ndryshme të pas çlirimit, përfshi atë të operacioneve kundër bandave të armatosura që vepronin

maleve, (nga njerëz të gjallë sot e nga dokumente secrete të kohës), hasa dhe një Bedin tjetër. Bëhet fjalë për Sulo Bedinin, ish-drejtues i një sektori të rëndësishëm në Ministrinë

e Punëve të Brendshme, hartues e pjesëmarrës në shumë operacione të vështira të kohës që ka realizuar Sigurimi i Shtetit Shqiptar në vitet 1949-1955. Sipas dokumenteve,

ai ka qenë pjesëmarrës në të gjitha operacionet e vështira të viteve 1949-1955 që u ndërmorën nga Forcat e Sigurimit të Shtetit kundër bandave diversioniste, të cilat me ndihmën e armiqve të jashtëm donin të rrëzonin pushtetin popullor me dhunë. Në këto operacione, ai ka bashkëpunuar me shokë të rrallë për kohën si Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu, Asim Aliko, Hekuran Pobrati,

Pal Mëlyshi, Mark Dodani etj… Sipas dokumenteve të kohës, sidomos atyre angleze dhe amerikane të konsultuara vitet e fundit, këto operacione të organizuara

në këtë periudhë nga Sigurimi i Shtetit, jo vetëm ishin profesionalë, por vunë në vështirësi dhe qendrën e palës kundërshtare, e cila më pas, hoqi dorë nga ky synim.

 

Në Sigurimin e Shtetit, bashkëpunëtor i afërt i Kadri Hazbiut*

Sulo Bedini pas një periudhe të gjatë kohore në shërbimin e forcave të armatosura si para dhe pas lufte kishte përftuar përvojë të konsiderueshme profesionale, dhe si një i ri me perspektivë, me intuitë dhe me një përvojë lufte e pune për t’u admiruar, fillimisht ai transferohet

në divizionin e mbrojtjes së popullit dhe ndërkohë, kjo strukturë kalon në forcat operacionale të Ministrisë së Brendshme. Duke iu besuar puna në një nga sektorët më delikatë të Sigurimit të Shtetit. Referuar dokumenteve zyrtare arkivore dhe shënimeve ditore të tij, kjo ka qenë

dhe mbetet një periudhë e vështirë e delikate, veçanërisht për Sulon, eprorët e bashkëpunëtorët e tij, që hartonin e realizonin plane speciale veprimi kundër bandave të armatosura që vepronin kryesisht në Shqipërinë e Veriut dhe Shqipërinë e Mesme, duke infiltruar në shumë

raste dhe mes tyre… Referuar burimeve të mësipërme, në shumë këto operacione në Laç, Krujë, Mirditë, Pukë, Tropojë, roli i Sulo Bedinit ka qenë shumë i rëndësishëm. Duke punuar me emra të njohur si Asim Aliko, Hekuran Probrati, Gjeli Argjiri, Rexhep Kolli,Mark Dodani, etj…,

sigurisht dhe me mbështetjen (në shumë prej tyre dhe praninë fizike të Kadri Hazbiut), Sulua ka një meritë të veçantë në sukseset e përbashkëta… Njëkohësisht, me Kadri Hazbiun, Sulua jo vetëm që ishte bashkëluftëtar brenda e jashtë Shqipërisë në Brigadën e V-të Sulmuese, bashkëpunëtorë në të njëjtin sektor të rëndësishëm, por do të bëheshin më vonë dhe

miq (baxhanakë), duke pasur gratë, motra… Ja fragmente nga ditari i Sulo Bedinit gjatë punës në

Sigurimin e Shtetit:

Gjeneral Kadri Hazbiu, ish-ministri i Brendshëm 1954-1980 dhe ish-ministër i Mbrojtjen 1980-1982

E martë, 1 janar 1952

Festën e Vitit të Ri e organizuam në “Vollga” por nuk u kënaqëm siç e prisnim pasi dhe masat nuk ishin marrë aq të mira. Me ardhjen e Gjeneralit (Enver Hoxha) bashkë me anëtarët dhe kandidatët e Komitetit Qendror, situate

sikur u gjallërua…

E mërkurë, 2 janar 1952

Pas 15 ditësh për detyra specifike të Sigurimit të Shtetit, në veri të vendit, rikthehemi…

E premte 4 janar 1952

…Orar unik, detyrë e zakonshme e sektorit… I dërgova Pandorës paratë…. Nga ora 8 e mbrëmjes deri në orën 10 ndoqa filmin e bukur artistik sovjetik “Takim Lamtumire”. Na kënaqi së tepërmi. Dhe dokumentari para filmit ishte shumë i bukur. Pas kësaj, diku…. Takova

oficerin operativ X për problem pune. Bashkë qëndruam deri pas mesnate…

Sulo Bedini, një nga drejtuesit e operacionit “Zjarri”

Vrasja e “Heroit të Heshtur” Pal Mëlyshi, i infiltruar në radhët e bandave, të cilat, nëpërmjet akteve kriminale donin të rrëzonin me dhunë pushtetin e dale nga Lufta

Antifashiste Nacional-Çlirimtare, e përjetësuar dhe në filmin “Operacioni Zjarri”, për shumë kohë ka mbajtur shumë mistere, mes të tjerave dhe për rolin e protagonistëve

real të këtij skenari, hartuesit, drejtuesit e operacionit si dhe atyre që ishin pjesë e aktivitetit në terren. Referuar dokumenteve zyrtare të kohës, publikuar dekada më vonë, ky operacion ishte nga më të vështirët, profesionalisht dhe praktikisht, pasi në përballje do të

ishin zbulimi shqiptar relativisht i ri e me pak experience dhe zbulime të konsoliduar si ai amerikan e aleatëve të tyre të njohur. Për shkak të sekretit të kohës e viteve më vonë, në

mjegullën e ‘sekretit’ kanë mbetur në hije dhe roli e aktiviteti i hartuesve të operacionit e pjesëmarrësve në ‘të. Ky operacion (sikundër dhe disa të tjerë që i përkasin kësaj periudhe) është hartuar, drejtuar e realizuar nga pak njerëz, ku ideator kryesor ka qenë Kadri Hazbiu,

bëhej me dijeni të Mehmet Shehut, nën drejtimin e Asim Alikos, Sulo Bedinit e dy të tjerëve, me pjesëmarrës aktiv (të infiltruar në radhët e grupit diversant), Pal Mëlyshi e

Mark Dodani. Vetëm pas më shumë se katër dekadave, pas ndryshimeve politike të vitit 1990, dëshmive të pakta zyrtare (Arkivi i Ministrisë së Brendshme), u shtohen kujtimet e protagonistit Mark Dodani. Përgjithësisht, në kujtimet e Dodanit, shtjellohen rrethanat si u thirr dhe iu

besua detyra e të infiltruarit në bandën e armatosur, detaje të jetesës ‘mes bandave’, roli i tij në përplasjet e shumta, rrethanat e vrasjes së Pal Mylyshit dhe misteret e shumta

që mbajtën ‘në hije’ këtë operacion dhe dekada më pas. Flitet dhe për rolin e drejtuesve të këtij operacioni nga Ministria e Brendshme, të Kadri Hazbiut, Sulo Bedinit e

dy bashkëpunëtorëve të tjerë, por relativisht pak.  Në arkivin e familjes Bedini, është dhe një foto e veçantë e momentit pas vrasjes së Pal Mylyshit, ku drejtuesit e operacionit (mes tyre dhe Sulo Bedini), qëndrojnë pranë trupit të pajetë të Palit në shenjë nderimi për

aktin e lartë të tij në shërbim të atdheut e betimit të tyre për ta çuar më para punën e përpjekjet e tyre në fitore të tjera kundër kundërshtarëve të popullit e Shqipërisë. Në

këtë foto, Sulo Bedini ka shkruar me dorën e tij: “… Para trupit të shokut të armëve Pal Mylyshi, pas vrasjes nga banda e diversantëve, ku ai përmbushi me nder, duke dhënë dhe jetën

e tij, detyrën ndaj atdheut!” Referuar dokumenteve ‘sekrete’ të kohës, aktualisht

pjesë e Arkivit të Ministrisë së Brendshme, Sulo Bedini, drejtues sektori në këtë ministri atë kohë, është një nga tre hartuesit e operacionit që drejtohej nga Kadri Hazbiu

e me dijeni të Mehmet Shehut. Nga i njëjti burim mësohet se anëtarët e grupit të Ministrisë së Brendshme që realizuan këtë operacion, ishin dhe personat që ndiqnin në

çdo hap ecurinë e tij dhe mbanin kontakte në rrethana specifike me të infiltruarit (Pal Mylyshi, Mark Dodani), duke dhënë dhe udhëzimet përkatëse në situatat e krijuara. Në këtë kuadër, shumë interesante janë dhe shënimet e hedhura në ditarin e Sulo Bedinit për këtë ngjarje. Dukeiu përmbajtur kërkesës rigoroze për ruajtjen e plotë të sekretit, ai jep data e ndodhi, shënime udhëtimi, takime, biseda, kontakte me njerëz etj, gjatë kohës që ai e kolegët

e tij punonin e drejtonin këtë operacion. Ky rregull e kjo përgjegjësi e Bedinit, është ruajtur dhe për rastet e ngjarjeve apo kryerjen e detyrave të tjera. Ja disa nga këto shënime:

“Pas 15 ditësh largimi për detyra specifike të Sigurimit të Shtetit në veri të vendit, përpiqem të gjej pak qetësi..”, 2 janar 1952; “…bashkë me kolonel Kadri Hazbiun shkuam me shër-

bim në Rrëshen. Punuam deri në orën 12:30…Është një detyrë tepër e vështirë, me shumë përgjegjësi, por kemi besim, do ja dalim…”, 4 janar 1952. “…në Rrëshen deri në orën 12:00…

Kishim rrugë të largët e pimë nga një gotë raki. Është dimër. Pasdite, pas drekës, u nisëm për në Peshkopi. Rrugë e vështirë, e bëmë për katër orë… Takuam shokët në Degën e Brendshme e

baza, punuam deri vonë e pastaj ramë gjumë…”, 8 janar 1952;

“…dje qëndrova dhe punova për ‘operacionin..’ gjithë

ditën në zyrë…” , 23 janar 1952; Me urdhër të Kadri Hazbiut nisemi për një detyrë në veri në zonën e …(X). Në orën 23 erdhëm në Shkodër…” 25 janar 1952; Për punën që erdha

në Pukë……., për fazën e parë dolëm me sukses. Gjithmonë me Muhedinin duke biseduar për problemet e Pukës…”, 28 janar 1952;…Dje isha në Rrëshen… Në orën 15:00, pas një bisede

me Kadriun u nisëm në detyrë në Rrëshen ku mbërritëm në 17:45…”, 10 shkurt 1952; “…në Rrëshen… Fleta në krevatin e Ndue Gjinit. Bënte mjaft ftohtë. Në ora 8:30, nga forcat tona u

vra P. F. me dy djemtë. Në darkë erdhëm në Rrëshen për arsye pune…”; 11 shkurt 1952; “Pas dy ore bisedë me Kadri Hazbiun, në orën 15:20 u nisa për në Rrëshen. Në orën 17:30 mbërrita

në Rubik. Gjeta Sulën aty dhe në punë…u nisëm bashkë…”, 12 shkurt 1952; “…Pasi bisedova me kolonel Kadri Hazbiun dhe mora detyrat, në ora 14:00 bashkë me ‘Arjanin’ u nisëm

për në Lezhë. Në orën 16:30 mbërritëm tek objektivi…”, 18 shkurt 1952; “…Në Rrëshen. Kohë dhe situata të vështira. Në orën 5:45 u çova dhe shkova në pyllin Bunga ku ndejtëm gjithë

ditën me ‘Dyllin e Bardhë’ dhe ‘Davet Axhiun. U kap P. L….Në orën 20:30 me makinën ‘Gaz’ u nisëm për në Tiranë. Arritëm në orën 22:25…”, 14 maj 1952; “…Në Rrëshen. Fjetëm

në orën 3 të natës se patëm punë në polici…, por keq… Në drake na erdhi N. Gj., e na pruri lajm të mirë. Shkova së bashku me Asimin (Aliko) në pyll dhe erdhëm natën. Në orën 20 nisemi

nga Rrësheni dhe mbërrijmë në Tiranë në orën 24:30..

Mark Dodani: Sulo Bedini dhe Radioloja “Liqeni i Vajkalit”, në vitin 1952

Njohja me Sulo Bedinin nis shpejt, kur unë u thirra në Tiranë dhe u ngarkova me një mision të rëndësishëm, të infiltroja në një bandë të armatosur që vepronte në zonën

e Mirditës dhe kishte për qëllim të kryente akte terroriste, me synim dobësimin e pushtetit popullor e rrëzimin e tij, forca që financoheshin nga jashtë vendit… Kishte mes

tyre njerëz që i kishin lyer duart me gjakun e pafajshëm të shqiptarëve, por dhe të gënjyer… Pra, këtë periudhë, kur morëm detyrat konkrete nga Kadri Hazbiu e bashkëpunëtorët

e tjerë, ku një prej tyre ishte Sulo Bedini, u njoha unë me Sulo Bedinin.

Dua të them që në fillim se ai ishte një kuadër i aftë, ishte trim, i besës dhe i sakrificës. E kam provuar dhe e kam parë këtë me sytë e mi në momentet më të vështira,

ku jeta e secilit ishte në fije të perit dhe nga një gabim apo pakujdesi sado e vogël të kushtonte shtrenjtë. Detyrat tona, si në çdo rast tjetër, ishin të vështira, tepër sekrete. Pra,

dhe detyrat që merrnim, flas për ato specifike, jepeshin direct apo në raste të veçanta dhe nga dy personat që kishin hartuar e drejtonin operacionin. Unë e kam thënë dhe e kam

shkruar se në periudhën që unë isha i infiltruar në bandën e armatosur, e dija se veproja i vetëm në realizimin e detyrës që më kishin vënë. Por vonë, pas përfundimit me sukses të

operacionit, mësova se ishte dhe dikush tjetër nga tanët me rol të veçantë me këtë bandë e unë nuk e dija. Një ndër operacionet tona të vështira, ku pati një rol të rëndësishëm Sulo Bedini, është ai që njihet si Radioloja “Liqeni i Vajkalit, në vitin 1952, organizuar e vënë

në zbatim me profesionalizmin më të lartë nga një grup i vogël, nën drejtimin e Kadri Hazbiut. Dihet që viktimë e këtij operacioni u bënë njerëzit më të besuar të Ahmet Zogut, përfshi Hamit Matjanin, Zenel Shehun, Tahir Preçin etj… Kapja dhe arrestimi i Hamit Matjanit që u hodh me parachute nga ajri, ishte një moment delikat dhe tejet i vështirë, përfshi jetën tonë që ishim

në operacion. Hamit Matjani dihet që ka qenë trim, i zgjuar dhe askush nuk mund ta mendonte

se ai mund të binte në grackë… Këtë operacion, e drejtontedirekt Kadriu

Hazbiu ku do të zbarkonte Matjani. Ne e përballuam me sukses, veçanërisht momentin kur pas shkëmbimit të parullave e bisedës së parë, ne bëmë arrestimin e tyre me shpejtësi, pa u lënë mundësi manovrimi. Por më vonë Sulua ngjiti shpejt shkallët e karrierës e iu besuan detyra me

rëndësi, kështu që takimet tona tashmë ishin tejet të rralla. Për më tepër, ai u nda aksidentalisht në një moshë tepër të re dhe pak kohë pas periudhës që fola më sipër, periudhë

e neutralizimit të bandave diversante, periudhë e cila ka qenë nga më të vështirat atë kohë dhe për sigurimin e shteti. Për Sulo Bedinin ruaj respektin dhe vlerësimin maksismal. Ai ka qenë shumë inteligjent, shumë përgatitur fizikisht, trim, shumë i qetë në momente të vështira,

një profesionist i vërtetë. Me Sulon më pas, unë kisha dhe takime të tjera pune, kryesisht gjatë operacioneve për neutralizimin e bandave. Vdekja e tij ishte një humbje e madhe jo vetëm për familjen e tij, por dhe për armën e sigurimit të shtetit.

Shënim: Biseda e mësipërme me Mark Dodanin është regjistruar në fillimin e vitit 2017, pak javë para se Dodani të

ndërronte jetë në Francë.