Ministrja Evis Kushi uron Ditën Kombëtare të Rinisë me një foto të veçantë

293
Sigal

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi ka zgjedhur të urojë të rinjtë shqiptarë për Ditën Kombëtare të Rinisë, me anë të një fotoje të veçantë me pjesën më rinore dhe vitale të stafit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Urimi i Ministres Kushi:

I uroj të gjithë rinisë shqiptare Gëzuar 8 Dhjetorin përmes vajzave dhe djemve të rinj që janë sot pjesa më vitale e ekipit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Ata janë të talentuar, të guximshëm, kreativë dhe me energjinë e tyre pozitive po japin një kontribut të rëndësishëm në përmbushjen e misionit tonë të lartë, për një sistem arsimor gjithëpërfshirës, cilësor e të barabartë.

###

https://www.facebook.com/100057450729783/posts/372397831351905/?d=n