Kujtim Bizhga: Gjirokastra në ditën e 78- Vjetorit të Çlirimit nga nazifashistët

252
Sigal

Një mëngjes i përflakur nga zjarri i armëve të njësive partizane të ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe banorëve të qytetit për çlirimin e Gjirokastrës dhe rrethinave të saj. Ky do të ishte mëngjesi i parë në liri. Ky mëngjes, kjo ditë do të shkruhej në përjetësi si dita e fitores, dita e çlirimit të këtij qyteti me histori të madhe. Gjatë luftës së Dytë Botërore qyteti i Gjirokastrës dhe zonat përreth u kthyen në arenë të luftimeve. Në shkurt 44-ës në zonën e Lunxhërisë u zhvillua edhe beteja e Qesoratit ku lufta midis partizanëve dhe forcave gjermanëve u zhvillua deri në trup me trup. Kësaj beteje populli i ka kënduar këngë:”Qesorat e m’u në breg  bajonet me bajonet”. Katër nga njësitë më të mëdha të Ushtrisë Nacionalçlirimtare janë formuar dhe kanë kryer luftime në territorin e qarkut të Gjirokastrës. Brigada e 6-të Sulmuese, formuar në 20.01.1944, Brigada e 8-të Sulmuese u themelua në 25.04.1944, Brigada 14-të Sulmuese në 20.08.1944 dhe Brigada e 18-të Sulmuese në 30.08.1944. U formuan batalione partizane si “Asim Zenel” “Misto Mame”  “Themo Vasi” e shumë çeta e njësi vullnetare teritoriale, që luftuan deri ditën e çlirimit. Gjirokastra u çlirua në mëngjezin e datës 18 shtator, nga Brig.e XIV -të sulmuese dhe Bat.i II-të i Brig.XIX -të sulmuese.

Qendra e shtabit të Brig. XIV- ishte e vendosur te Teqeja e Kodrës së Shtufit, ndërsa Bat.Il- i Brig.XIX në Lazarat. Komandant i Brig XIV-të ishte Gjon Banushi, ndërsa Komisar Karaman Ylli. Shtabi i Zonës së I-rë Operative që merrej me organizimin e betejave për çlirimin e teritoreve dhe vend banimeve, ndodhej në Sheper të Zagorisë. Forcat gjermane u futën në kalanë e qytetit për t’u mbrojtur, por nuk i rezistuan dot sulmit heroik të partizanëve dhe u detyruan të largohen nga Gjirokastra më shumë të vrarë e të plagosur. Në këtë betejë për çlirimin e Gjirokastrës kanë rënë tre deshmorë dhe disa të plagosur. Nga rrethinat e Gjirokastrës kanë dalë qindra luftërarë partizanë si dhe dhjetra komandantë të shquar, trima e me kulturë, që kanë drejtuar formacionet partizane deri përtej kufive të Shqipërisë si Dilaver Poçi, Tahir Kadare, Ulsi Spahiu , Lipe Bogai, Avdul Bizhga, Mitat Kondi, Riza Veipi. e të tjerë. Nga Gjirokastra ka dalë edhe komandanti heroik, trim dhe i papërkulur i trevës së Kurveleshit dhe gjithë Labërisë Shefqet Peçi, komandant i brigadës V-të sulmuese, Heroi i Popullit. Për trima të tillë populli shkruan këngë: “Kush është dragoi i malit, dhe bilbil i labërisë, Shefqet Peçi nga Picari, që e do populli i gjithë. Pas 78 vitesh çlirim ne jemi një vend anëtar i NATO-s, kemi hapur negociatat për në Bashkimin Evropian por në themelet e aleancës së NATO-s, në themelet e Evropës së Bashkuar të pasluftës qëndrojnë vlerat e lirisë dhe të antifashizmit. Ne kemi bindjen e plotë se pa luftën heroike të ushtrisë Nacional Çlirimtare, pa këto mëngjese lufte e fitoresh si ai i 18 shtatorit, 17 nëntorit dhe pa 29 nëntorin e 1944-s, nuk do të kishim mundësi të festonin as 28 nëntorin e 1912-s, Pamvarësinë e Shqipërisë.

Kjo luftë Antifashiste

na ndihmon që ta mbajmë kokën lart dhe jo vetëm kaq, por sakrificat e heronjve dhe të dëshmorëve, vepra e tyre shkëlqen edhe sot dhe na ndriçon rrugën për të ardhmen. Pushtetarët e sotëm në çdo përvjetor në vend të luleve të freskëta vendosin një kurorë plastike dhe harrojnë që ashtu si vepra e tyre edhe emrat e tyre duhet të mbeten të pavdekshëm, duke i vendosur në emra rrugësh, istitucionesh, ambjete sportive e të artit se ata përveçse luftëtarë të lirisë, trima, idealistë, ishin edhe sportistë, krijues, ishin edhe artistë, ishin njerëz të rinj dhe të reja me një botë mjaft të pasur shpirtërore. Është detyra juaj o drejtues të këtij vëndi t’i krijoni kushte rinisë të kthehet, të qëndrojë, punojë e të jetojë me dinjitet në Gjirokastër ashtu siç vepruan ata të rinj shqiptare idealistë të viteve 40-të, që lanë librat punët e tyre në Perëndim dhe kthyen në Gjirokastër e Shqipëri për të luftuar ekupatorin nazifashist duke u bashkuar me formacinet luftarake të ushtrisë nacionalçlirimtare. Do ishte privilegj për brezat e rinj që këta luftëtarë të lirisë të ishin gjallë dhe të na tregonin vetë për këtë luftë çlirimtare për këtë periudhë të ndritur të histotisë së popullit tonë. Është detyrim i madh që brezave të rinj t’ju përjellim atë filozofi që  ka udhëhequr çlirimtarët partizanë në atë vepër të madhe dhe të paharrueshme, si dhe të luftojmë fort që ta mbrojmë Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare nga të gjitha atentatorët politikë nga pseudohistorianët, historiografët e paguar të politikës, të cilët kërkojnë ta shtrëmbërojnë, ta mohojnë, ta nëpërkëmbin, të rivrasin të rënët. Nuk kanë për t’ja arritur kurrë! Lavdi Dëshmorëve dhe Heronjve të Atdheut! Lavdi të Përjetëshme Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare!