Intervista / Steve Bannon: Konservatorizmi shqiptar dhe ai amerikan. Ja çështjet e të djathëve nga vaksinat tek vjedhja e zgjedhjeve

239
  • Pjesa 1
Sigal

Intervistë me Steve Bannon, ekzekutiv i mediave amerikane, strateg politik dhe ish -bankier investimesh

Konservatorizmi shqiptar dhe ai amerikan

Ja  çështjet thelbësore të të djathtëve nëpër botë, nga çështja e vaksinave e deri te vjedhja e zgjedhjeve

Steve Bannon

 

Evi Kokalari

Kur në vitin 1990 shqiptarët drejtuan sytë nga perëndimi dhe në mënyrë të vecantë nga SHBA, në fakt ata drejtuan sytë dhe shpresën nga vlerat që SHBA përfaqësonin, pra nga demokracia. Kohët e fundit në të gjithë botën dhe sidomos në SHBA po flitet për “2 Amerika”. Një apo dy Amerika? Kjo është pyetja, e majta amerikane dhe konservatorët amerikanë. Amerika në fakt politikisht është më e ndarë sesa kurrë, dhe ky debat ka prekur jo pak dhe Shqipërinë për shkak të përfshirjes të paprecedentë në politikën e brendshme të diplomatëve amerikanë vitet e fundit. Për të kuptuar më mirë dhe shqiptarët ndarjen e “2 Amerikave” atë të vlerave dhe atë të ndërhyrjeve, do të shikojmë një intervistë nga më brilantet të Evi Kokalarit me Steve Bannon, i cili është një ekzekutiv i mediave amerikane, strateg politik dhe ish -bankier investimesh, i cili shërbeu si strategu kryesor i Shtëpisë së Bardhë në administratën e Presidentit të SHBA Donald Trump gjatë shtatë muajve të parë të mandatit të Trump.

 “Steve Bannon pa filtra”

 

E- Mirëmbrëma  z.Bannon! Sikundër e dini, unë jam në Shqipëri, sepse kemi patur problem me partinë demokratike, që është e djathta në Shqipëri. Jam përpjekur t’u them të gjithëve se e djathta ka nevojë të riformatohet në mënyrë të ngjashmë me Partinë Republikane në Amerikë. Ajo duhet të forcohet si mënyra e vetme për t’u rikthyer në pushtet, por duket se njerëzit kanë vështirësi për të kuptuar se si mund të bëhet ky riformatim. Partia demokratike është shkatërruar gjatë tëtë vjetëve të fundit dhe besoj se ju mund të jeni si melhem për mendjen e shumë shqiptarëve dhe se jeni i vetmi që mund t’u thoni atyre se çfarë të bëjnë tani, si ta rimarrin pushtetin. Fjala për ju!

S- Kjo është një çështje thelbësore mes konservatorëve apo të djathtëve nëpër botë tani. Mos mendoni se rasti i Shqipërisë është i izoluar . Mund të bëj një krahasim me partinë e vjetër republikane të Bushëve, një parti që me kalimin e kohës u bë pjesë e lëvizjes globaliste, dhe atë të Donald Trumpit, një parti populiste dhe nacionaliste. Ne kemi patur të njëjtat probleme që keni ju tani. Për këtë arsye lëvizja e Trumpit tani është fokusuar në disa çështje bazë, si për shembull se si iu vodhën zgjedhjet në nëntor partisë republikane, si ndodhi kjo?

Së dyti është pushtimi i kufirit tonë jugor. Ç’po ndodh atje?

Së treti është ekonomia. Së katërti është çështja e vaksinave, mandatet, teoritë radikale të marksizmit kulturor, a duhen mësuar ato nëpër shkolla. Pra, në gjithë Amerikën kemi një lloj kryengritjeje populiste.Mediat kanë filluar ta raportojnë. Rekomandimi im më i mirë për ju në Shqipëri do të ishte ta ndërtoni diçka sa të fortë aq edhe me përkulshmëri, por për ta bërë këtë duhen rrafshuar deri në themel. Kjo arrihet me një mobilizim të masave, por nuk e kam fjalën thjesht për protesta, kryengritje, mosbindje të qytetarëve, por që t’i marrin institucionet nga baza. Më lejoni t’jua shpjegoj më qartë. Nëse shikoni pushtetin, sidomos në perëndim, në Shtetet e Bashkuara, shumë institucione, si universitetet, mediat, kulturën apo kishat kryesore, të gjitha këto drejtohen nga njerëz që janë kundër Judeo-Kristianëve njerëz të marksizmit kulturor, që janë më pranë ideologjisë së partisë komuniste kineze sesa janë për lirinë e Judeo-Kristianëve. Si ndodhi kjo? Që në vitet 1960 këta radikalë kanë marrë institucionet dhe ne duhet ta themi këtë. Është një artikull i gjatë në NBC ku ata janë me flokë të djegur dhe Steve Bannon flet me njerëz, që mund të jenë stafi i ardhshëm i qeverisë kur Trump të fitojë prapë në vitin 2024.Tani ne jemi avangardë me ata njerëz. Janë 4000 të emëruar në qeverinë amerikane që kontrollojnë 4 milion nënpunës. Ne po i trajnojmë ata njerëz që të mendojnë për politikën e Trumpit dhe të ketë më shumë personel, jo si ndodhi me administratën e parë të Trumpit, ku nuk ishim të përgatitur si duhet për ta kapur qeverinë për fyti dhe ta detyronin të zbatonte politikat e Trumpit. Ka pasur edhe artikuj të tjerë që flisnin për nëna që shkojnë në shkollën e fëmijëve dhe u thonë drejtuesve se nuk mund t’u mësojnë fëmijëve të tyre teori për dallimin racor, sepse janë teori marksiste, nuk mund t’i detyroni fëmijët të mbajnë maska, kur është shkenca këtu dhe absolutisht nuk mund të na detyroni t’i vaksinojmë fëmijët. Pra, prindërit po përballen me drejtuesit e shkollave. Flitet për përfshirje të FBI-së për nënat që përballen me shkollat. Qytetarë të thjeshtë po marrin bordin e zgjedhjeve, po marrin partinë republikane që nga rrënjët dhe institucionet vendore po tmerrohen nga kjo. Fuqia më e madhe që keni është fuqia e së vërtetës, e kombinuar me fuqinë e vullnetit. Kjo personifikohet me punën me njerëzit e klasës së mesme, që duhet të thonë: “Mjaft me kaq!”

“Nuk dua të rri e të ankohem më, nuk dua të shoh televizor, as të dëgjoj radio. Dua të veproj!”

Mos harroni: Ajo që e ndan fitoren nga humbja është veprimi. Mënyra për të vepruar është motivimi. Njerëzit e shtresave më të ulëta duhet të marrin institucionet. Në Shtetet e Bashkuara tani kanë një ndikim të fuqishëm. Sondazhet për regjimin e Biden-it po bien. Jo vetëm për politikat radikale, por paaftësia e tyre për t’i riforcuar ato, por kemi edhe një shpirt të ri luftarak që thotë se do ta luftojë këtë regjim me gjithçka që mundet qoftë me takimet me këshillin e qytetit, me bashkinë, me drejtuesit e shkollave ose edhe me komitetin e drejtuar nga partia republikane, që gjithashtu mund ta marrin. E keni parë në sondazhe këtë intensitet në rritje për zgjedhjet në mes të mandatit të vitit 2022, me të cilat na ndan vetëm një vit. Tani ne mendojmë se mund të fitojmë mazhorancë në Kongres dhe t’i japim fund kësaj marrëzie që po ndodh dhe ta përdorim këtë si predikat jo vetëm për të larguar Joe Biden-in, por edhe për të nisur menjëherë një fushatë për Trump si president, që të fitojmë me shumicë votash në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024. Jemi gati ta marrim menjëherë pushtetin. Ta marrim qeverinë dhe të zbatojmë megapolitikat, politikat e mëdha amerikane, politikat e Trump-it për Amerikën. Sot erdhën disa individë nga Peruja. E njëjta gjë po ndodh edhe në Shqipëri, si në Amerikën Latine, qoftë në Peru, Kili, Brazil. Është një luftë globale mes konservativëve, të djathave, kundër globalistëve dhe marksistëve kudo. Pra, kemi një konflikt botëror, që luftohet në çdo shtet.  Edhe zgjidhja do të jetë e njëjtë. Dimë se kemi politikat e duhura, vlerat e duhura për Judeo-Kristianët, që të gjithë jemi krijuar nga shëmbëlltyra e Perëndisë dhe të drejtat tona vijnë nga Perëndia dhe jo nga ndonjë qeveri dhe bazohet në vetëbesim, vetërealizim, për prosperitetin e individit dhe komunitetit. Pra, i dimë vlerat e duhura dhe duhet t’i zbatojmë ato. Ajo që ua rekomandoj fuqishëm është: vazhdojeni luftën tuaj, por fokusohuni në bazë në aktivizimin e komuniteteve tuaja.

 

E- Unë jetoj në Amerikë dhe i kam përjetuar të gjitha ato që sapo thatë. Si fillim, besoj fort në idenë për ta rifituar Amerikën, por kur erdha në Shqipëri, gjeta njerëz të dekurajuar dhe kur më panë pranë ish-presidentit, ish-kryeministrit të Shqipërisë, njërit prej themeluesve të partisë demokratike, më panë si një dritë të re, si një shpresë të re se gjërat mund të ndryshojnë. Njëra nga pyetjet që më bëjnë më shpesh është:

Nëse do të arrijmë ta rikthejmë Donald Trump-in në Amerikë…

Dua t’u thoni shqiptarëve gjithçka që ne po bëjmë, gjithë punën që po bëni ju me partinë kineze, me çështjen e vaksinës, për të cilën luftoni prej kohësh…

A mund ta dëgjojnë shqiptarët nga ju:

A mund të riktheni në pushtet Trump-in, a do të rikthehet në 2024-n, a mund të kthehet më parë? Mund t’i shpjegoni ato për të cilat ne flasim çdo ditë?

S- Së pari, ka tre gjëra tek të cilat ne përqendrohemi çdo ditë. Do të çojmë deri në fund çështjen se ç’ndodhi në laboratorin në Ëuhan, duhet mbajtur përgjegjësi dhe duhet dhënë llogari për atë. Do të zgjidhim se ç’ndodhi më 3 nëntor, ç’ndodhi me zgjedhjet tona këtu, kush është përgjegjësi për vjedhjen e madhe që u bë, dhe së treti do të mësojmë se ç’ndodhi më 6 janar, me incidentin në kryeqytet.

E kemi thënë që ditën e parë dhe tani po dalin prova në Arizona e në shtete të tjera:

Donald Trump i fitoi zgjedhjet e 3 nëntorit.

Regjimi i Biden-it nuk është legjitim. Kam thënë që në ditën e parë që ne mund ta vërtetojmë këtë në çdo shtet. Prandaj po bëhet kjo luftë e madhe.

Në Shtetet e Bashkuara do të shihni një mosvërtetim të zgjedhësve në disa shtete.

Kjo do të ngrejë një çështje kushtetuese për atë që ndodhi. Pavarësisht nëse kjo zgjidhet ose jo, legjitimiteti i regjimit të Biden-it gjithsesi është në pikëpyetje. Revista “The Economist” bëri një sondazh para dy javësh. Të pavarurit, jo republikanët dhe as demokratët, por të pavarurit në Shtetet e Bashkuara…

42% e të pavarurve mendojnë se Biden fitoi zgjedhjet në mënyrë ilegjitime.Nuk besojnë në legjitimitetin e tij si president. Kjo është një përqindje shumë e lartë, sidomos duke patur parasysh se si mediat e bënë mbulimin nç zgjedhje. Duke parë sondazhet dimë kolapsin total të regjimit të Biden-it në çdo spektër demografik të vendit dhe arsyeja është një pushtim masiv i kufirit jugor.

NBC News parashikoi 400 mijë hyrje ilegale në vend nga kufiri jugor vetëm në muajin tetor. Pra, kemi një pushtim në jug që e kalon atë që pamë në 2015-n dhe kjo është e tmerrshme.

Kemi një situatë në SHBA, mund të kemi 2-3 milionë hyrje ilegale vëtëm në këtë vit të parë të regjimit të Biden-it.Shifrat në sondazhet e Biden-it kanë rënë. Jemi afro një vit larg zgjedhjeve në mes të mandatit, që kontrollojnë zgjedhjet për përfaqësuesit në “House of Representatives” (Shtëpia e përfaqësuesve), që kontrollojnë shumë gjëra në sistemin tonë.

Mendojmë se mund të marrim 50-60 ose ndoshta 100 mandate, pra, mazhorancën dhe atëherë gjithçka do tç ndryshojë.

Nensi Pelosi do të hiqet dhe do t’i japim fund çmendurisë së administratës Biden.

Do t’ua marrim pushtetin me para. Nuk do të kursehemi për t’i dhënë fund këtij regjimi. Do të ketë luftë titanike dhe çdo ditë do të jetë pjesë e luftës për të arritur këtë, për kufirin e borxhit, për faturat e shpenzimeve.Nuk kam parë kurrë një intensitet të tillë në politikën amerikanë.Kjo do të na çojë në vitin 2022. Ky është predikati. Unë besoj fort se pasi të marrim “House of Representatives”, do të fillojmë menjëherë largimin e Joe Biden nga zyra, për një sërë arsyesh.

Duke filluar nga çështja e Afganistanit, ajo e kufirit jugor, por veçanërisht nëse kthehemi pas dhe shohim se si ai e mori pushtetin në nëntor 2020. Por unë jam mbrojtës i idesë për largimin e tij. Populli shqiptar duhet ta dijë se ashtu siç jemi ulur këtu sot më datë 2 tetor 2021, Donald Trump do të kandidojë për president.  Për këtë nuk ka asnjë dyshim. Nuk e ka bërë publike kandidaturën deri pas zgjedhjeve në mes të mandatit presidencial për shkak të një sërë çështjesh financiare dhe ligjore, por Donald Trump do të rikandidojë për president dhe nëse do të kandidojë ai do të fitojë patjetër. Ai fitoi në vitin 2020. Këtë jua them me siguri dhe mund t’jua vërtetoj me fakte. Kjo është pa dyshim koha më intensive në politikën amerikane. Lërini fjalët për luftën civilë, për njerëzit që duan të përçajnë vendin, ato janë marrëzira.Unë shoh një rizgjim në bazën e Trumpit. Ne përbëjmë shumicën e popullit në këtë vend. Mendoj se ne do të marrim 50% të votave hispanike ne 2022 dhe akoma më shumë në vitin 2024. Hispanikët e klasave punëtorë në Amerikë e kuptojnë që hapja e kufirit do të thotë pushtim, që do të thotë shumë punëtorë të gatshëm të punojnë me paga të ulëta. Mendoj se marrim 50% të votave të meshkujve afro-amerikanë në vitin 2022 dhe me presidentin Trump.

Tani, në krahun nacionalist populist njerëzit e kuptojnë se politikat e Biden-it për të marrë krah pune të lirë dëmtojnë shtresën e klasës punëtore, kështu që kemi një rizgjim mes njerëzve të Trump-it që thonë se fituam nç 2016-n , fituam edhe në 2020-n, kemi pjesësmarrje të gjerë në këtë lëvizje, si hispanikët, afro-amerikanët, aziatikët, ata që janë kundër politikave raciste, anti partisë komuniste kineze, po i bashkohen lëvizjes sonë, sepse jemi partia politike dominuese. Një pjesë e partisë republikane janë globalistë. Ata besojnë në “parinë e Davosit”, në Forumin Ekonomik Botëror nuk mendojnë se George Soros është njeri i keq. Ky është një fraksion i vjetër i Uoll Stritit, i partisë republikane. Ne nuk i duam ata. Preferojmë të marrim demokratë nga klasat punëtore që janë patriotë në lëvizjen tonë. Kur e sheh në media, duket një kaos total, sikur i kemi hedhur duart në fyt njëri-tjetrit…

Është shumë intensive, por ka një optimizëm dhe fokus në rritje çdo ditë, prandaj edhe në Shqipëri është shumë i rëndësishëm rikthimi  në bazë. Një nga arsyet pse mendoj se njerëzit tanë janë të entuziazmuar është sepse e ndiejnë që po fuqizohen. Po fitojnë drejtimin e shkollave, këshillat e qyteteve, komitetet e partisë republikane, po marrin bordet e zgjedhjeve lokale.

Nuk kushton shumë të shkruash një çek si donator, ata ndiejnë se po fuqizohen dhe kue njerëzit ndiejnë se po fuqizohen, ata nuk thonë “Hej, unë e di si mund ta realizojmë këtë”.

Jo, mendoj se kjo është koha më e mirë për lëvizjen Trump dhe e shihni që trajektorja e lëvizjes Trump është globale, është në Peru, në Kolumbi, në Brazil…

E-Është edhe në Shqipëri

 

S- Është lëvizje globale ku çdo komb ka karakteristikat e veta dhe ne këtë duam.

Çdo vend është ndryshe. Ka kulturë, histori dhe njerëz të ndryshëm. Ndryshimet janë të mira, ne i duam ato.Megjithatë, ata kanë vlera të përbashkëta.Nuk ka rëndësi nëse janë globalistë multikulturorë apo drejtojnë një biznes të vogë. Të gjithë raportojnë në Uoll Strit, në Londër, në Frankfurt, kudo ku janë kryeqytetet tregtare globale…“Partia e Davosit”, Forumi Ekonomik Botëror…Klaus Schwab, Xhorxh Soros…

Ne nuk i duam këto marrëzira! Ne duam kontrollin lokal dhe kombëtar të qeverisë, popullit, shoqërisë dhe kulturës sonë, dhe kjo sa vjen e po forcohet. Meqë ra fjala, mos e lejoni median të mendojë“ nuk dua t’ia di nëse ndodh në Indi, Japoni, Australi, Brazil, Amerikë apo në Shqipëri. Aty është shpirti i lëvizjes. Na presin përballje të forta. Nuk dua të gënjehemi e të mendojmë se do të jetë e lehtë. Do të jetë e vçshtirë, sepse po flasim për para dhe për pushtet.

Do të jetë e vështirë, por ne do të dalim fitimtarë.

 

  • Pjesa 2

Ja rendi i ri botëror sipsa fjalimeve të pjesmarrësve në Forumin Ekonomik Botëror, diktatura globale, kampet e përqëndrimit dhe persekutimi i demokracisë. Soros financon elementë në partitë shqiptare

Soros financon elementë në partitë shqiptare

Ja rendi i ri botëror sipas fjalimeve të  pjesëmarrësve në Forumin Ekonomik Botëror, diktatura globale, kampet e përqëndrimit dhe persekutimi i demokracisë

E- Më pëlqen që i referoheni si “partia e Davosit”,  sepse ka vite që ata e bëjnë këtë. Kjo është e njohur.Miliarderë si Xhorxh Soros, Bill Gejts ishin atje.Kyështë një mega-plan për të cilin punuan të gjithë, sidomos gjatë vitit të kaluar. Problemi është se Sorosi ka pesë zyra në Ballkan.E them këtë që ta dini se ai i ka rrënjët të thella në Shqipëri, Serbi, Kosovë, Maqedoni, në të gjithë Ballkanin.

Të gjithë e dinë se shumë elementë në parti janë financuar nga Sorosi.Thonë se edhe drejruesi i partisë që po përpiqen të heqin, është dikush që në njëfarë mënyre është fiancuar nga Sorosi.Ai e dinte që ai njeri manipulohej lehtë dhe ne jemi në një pikë kritike tani.

Dua të përsërisni gjithçka për Xhorxh Sorosin, që ta dëgjojnë mirë të gjithë:

Pse ai është i keq?

Si ta heqim dhe pse duhet ta heqim atë?

Dy-tri gjëra që do t’i ndihmonin të kuptonin.

S – Diçka që duhet të dini për rëndësinë e kësaj përballjeje tani në Shqipëri është që Ballkani ka qenë çelësi i shumë çështjeve në shekullin e njëzet dhe në shekullin e njëzet e një . Jeni në atë rajon që është qendra gjeopolitike , do të thosha Ballkani deri në Hungarinë Lindore , Poloni . Këto vende dhe Kina e Jugut.

Tre pikat e nxehta gjeopolitike , një nga Ballkani deri në Europën Lindore , tjetra kufiri veriperëndimor i Indisë , Pakistani , Afganistani , Kina tani me aleaten tonë , Indinë , tjetra është pa dyshim Deti i Kinës së Jugut .

Ju jeni në një prej tri pikave të nxehta , sidomos prej lëvizjeve tektonike në politike , prandaj Forumi Ekonomik Botëror prandaj dhe “partia e Davosit”, kjo mbledhje e elitës globale kanë marrë vëmendje të veçantë .

Prandaj Sorosi ka 5 zyra në Ballkan.

Flasim pak për Sorosin.

Pak njerëz janë aq të zgjuar, aq të fuqishëm dhe aq mashtrues sa Xhorxh Sorosi.

Sa herë që i viheni kundër Sorosit, ta dini që i jeni vëne kundër më të zotit.

Ai është për një botë pa kufi. Do qarkullim të lirë të kapitaleve dhe të krahut të punës në botë. Nuk do kufij kombëtarë. Ai do të thotë se jam antiautoritar.

Nuk e do që partia komuniste kineze tani po lufton me ÇP-në, për të cilën nuk besoj se është një luftë e vërtetë, por gjithsesi ai është për kufij të hapur, për një shoqëri të lirë. Nuk do kufij botërorë, nuk do kultura kombëtare, ai është tregtar, do para dhe do kufij të hapur.

Kjo është vetëm një formulë për shkllavëri të plotë të klasave punëtore dhe të mesme.Atëherë ato marrin fund.Le të kthehemi në vitin 2017. Javën e tretë të janarit në vitin 2017, u mbajtën dy fjalime shumë të rëndësishme. I pari besoj se u mbajt të mërkurën, data 18 janar, në Davos.

Ishte edhe Xi Jinping me ftesë të Sorosit dhe të tjerëve në Forumin Ekonomik Botëror, Klaus Schëabi…

Ai foli për një rend tëri botëror, që mbart efektin e rrjetit. Kina ishte në krye për manifakturat, me iniciarivën “ një rrip brezi, një rruge” nga Azia Qendrore deri në Ballkan, në Europën Lindore, në Europë dhe në Afrikën Sabsahariane, në Karaibe e në Amerikën Latine.  Një rrjet i drejtuar nga Kina.Ky do të ishte rendi i ri botëror dhe të gjithë pjesëmarresit ne Forumin Ekonomik Botëror e pëlqyen shumë.

E pëlqyen konceptin “ Një rrip brezi, Një rrugë” dhe se si ai rrjet do të ndikonte tregjet dhe njerëzit. I kishin marrë të gjithë atje.

Të gjithë këshilluesit, McKinsey, Booz Allen, te gjitha bankat, JP Morgan, natyrisht edhe bankat investitore…

Ishin të gjithë atje.

Te gjitha mediat globale:

“The Economist” “Financial Times”.

Ata e portretizuan Xi Jinpingun si një njeri vizionar.

U shprehën se ky ishte vizioni i një të ardhmeje të qëndrueshme, të paqtë e të begatë.

Dy ditë më pas, Donald Trump mbajti fjalimin e betimit, të cilin e kisha ndihmuar ta përgatiste.  Ai është quajtur si “Fjalimi i Masakrës Amerikane” por në fakt ishte mbrojtje e sistemit uestfalian…

E- E njoh mirë atë fjalim.

S- ishte për gjendjen e kombit.

Ishte për individët, për lirinë, për kombësinë dhe për kulturën e tyre.Për të patur këto unione të pavarura që ne i quajmë kombe.

Si një vëllazëri kombesh në mbarë botën. Në këtë mënyrë bota do të kishte paqe dhe bagati.

Dy ide radikalisht të ndryshme. Në Davos ata e mburrën Xi-në thanë se është gjeni, njeri i paqes, por mendoni pak:

Ata njerëz që merreshin me investime bankare, tregti bankare, tregje kapitali, mediat, këshilltarët, të gjithë ata që ishin në auditor ishin në të njëjtin biznes.

Ishin në biznesin e informimit.Kanë të gjithë informacionin e brendshëm se si funksionon bota. Atëherë të gjithë e dinin për kampin e përqendrimit të ujgurëve, për persekutimin e Falun Gong, e dinin për persekutimin e lëvizjes demokratike, e dinin për marrjen e organeve të të persekutuarve ujgurë, ku partia komuniste kineze merrte qenie të gjalla, ua hiqte organet dhe i shiste në treg të hapur ose i përdorte për anëtarët e partisë komuniste kineze: merrnin veshka, zemër.

E dinin për shtypjen e kristianëve, shtypjen e Kishës Katolike e dinin për kamper e dinin për zhdukjen e gjithkujt në Kinë që kundërshtonte dhe e dinin për “murin e kuq”.

Kjo është hipokrizia e Xhorxh Sorosit, Klaus Schëab-it dhe të gjithë atyre në Davos.Ata i dinin të gjitha.E dinin për kampet e përqendrimit, për vrasjet, për torturat, për popullin e varfër të Kinës, për te varfrit e Pekinit, punëtorët.

I dinin të gjitha dhe nuk pyetën.

Edhe e dini pse?

Është shumë e thjeshtë.

Prandaj nuk pyesin as për askënd në Shqipëri.

Për ata ju jeni fundërrina.

Sepse ata duan t’ia dinë vetëm për të përfituar.Ata duan vetëm para. Nëse dikush u sjell më shumë para, ata nuk pyesin nëse kanë apo jo të drejta njerëzore, nuk pyesin se çfare jete bën.

Për ata ju jeni një element i vogël prodhimi dhe konsumi. Për sa kohë që e beni këtë pa liri, ata këtë duan nga ju. Për këtë arsye, ata nuk kan standarde morale. Ata janë tërësisht imoralë.Në perëndim, ne përfaqësojmë diçka.Duam më të mirën e njerëzimit.Kuptojmë që çdo njeri është bërë sipas shëmbëlltyrës se Perëndisë dhe është frymëzuar nga Shpirti i Shenjtë dhe kjo ma bën ne unikë.Nëse e ke këtë, nuk pyet për asnjë qeveri në botë, nuk pyet për asnjë Forum Ekonomik Botëror, as për Xhorxh Sorosin, as për Klaus Schëab-in.

Të drejtat e tua nuk varen nga ata, nuk varen nga partia komuniste kineze dhe as nga qeveria shqiptare. Të drejtat e tua i ke nga Zoti! Kjo ju bën unikë dhe ja vlen të luftoni. Kyështëndryshimi thelbësor. Këta njerëz nuk kuptojnë asgjë.Nuk vlerësojnë aagjë. Janë njerëzit më të këqij në botë dhe unë do të shtoja se janë më të këqijtë në gjithë historinë e botës.

Kjo është diktaturë globale. Unë nuk jam nga ata tipat e teorive konspirative.

Thjesht po ju them se si funksionon ky sistem. Ajo për të cilën po luftoni ju në Shqipëri është po ajo për të cilën Bolsonaro po lufton në Brazil, e njëjta gjë për të cilën po luftohet në Indi, në Japoni. Dhe ç’është më e rëndesishmja është e njëjta gjë për te cilën po luftohet në Amerikë për presidentin Trump.

Prandaj kauza jonëështë fisnike. Prandaj jua them sinqerisht që ne nuk do të humbasim dhe nuk duhet të humbasim, sepse nëse ne e humbasim këtë luftë, njerëzimi merr fund.

E- Ne nuk do ta humbasim këtë luftë. Do ta fitojmë!

S- Ndonjëherë do tëna duket sikur po humbasim, por ne do te fitojmë, sepse duhet të fitojmë. Nuk ka rrugë tjetër.

Humbja nuk është një opsion.Duhet të fitojmë.Unë dhe të tjerë që i respektoj i kemi kushtuar jetën kësaj kauze.Nuk është dicka që mund ta bësh “me kohë të pjesshme”.

Është angazhim me kohë të plotë.

Por ia vlen sepse mbrojmë parimet bazë të Judeo-Kristianizmit dhe atë çka e ka bërë këtë botë unike me anë të kulturës e qytetërimit. Kjo luftë po tërheq njerë nga çdo kulturë, çdo shoqëri.Ata e kuptojnë se kjo është një betejë shpirtërore që po e luftojmë në fushën e materializmit, politikës, tregjevë kapitale, ekonomisë, por në thelb është luftë shpirtërore. Pra kemi mbështetës në të gjithë botën nga fe, raca dhe gjini të ndryshme.

E  Kuptoj që po i thoni popullit tim që të mos dorëzohet, të luftojnë fort, që nuk janë vetëm, do ta kalojmë këtë e do të fitojmë.

S- Nëse nuk dorëzoheni, nëse luftoni çdo ditë, do të fitoni!

E- Dy pyetje të shpejta, para se të ikni.

E kam thënë gjithmonë se nëse do të kishit qenë ende në administratë, nuk besoj se do të kishim humbur. Nuk jam e vetmja që e them këtë. Po të kishit qenë, nuk do të kishim arritur në atë pikë që dëshmuam të gjithë.

A do të jeni ju pjesë e administratës së re?

S- Vullneti i Zotit është vullneti i Zotit!

Donald Trump nuk është shumë fetar, dua të them në kuptimin e kishës, edhe pse është natyrë shumë spiritualiste.Por ai është figurë.

Perëndia deshi që ai, si çdo miliarder në moshën e tij, të luante në fusha golfi, të kishte një grua të bukur, një familje të bukur.

Në fund të moshës 60-vjeçare dhe në fillim të moshës 70-vjeçare ai mund të bënte ç’të donte.Nuk kishte pse t’i hynte politikës, që të rrezikonte t’i shkatërrohej familja, bizneset, të rrezikonte burgun.Nuk kishte pse ta bënte këtë.Por ai e bëri sepse beson në ndershmërinë e popullit amerikan.

Beson se Amerika duhet të kthehet në rrugën e drejtë. Ai pati fat që në 2016-n dhe këtë jua them me siguri. Ata ishin më të shumtë në numër, në pajisje, në organizim, kishin më shumë para, mediat, dhe ne prapë fituam.

Pse?

Prej popullit amerikan.

Nuk ka dyshim që në vitin 2020 Biden i vodhi zgjedhjet. Ne e dimë këtë, kemi dhe prova dhe do ta vërtetojmë në të ardhmen. Përsëri kemi një ndodhi hyjnore: ata i përmbysën letrat.

Tani e dimë mirë se ç’përfaqësojnë qeveria Biden dhe e majta radikale.Nuk bëhet më fjalë për partinë e vjetër demokratike.Unë vetë vij nga një familje demokratësh të klasës punëtore.Këta janë radikalë të stërvitur nga Sorosi, të mbështetur nga Sorosi, njerëz të marksizmit kulturor.Pavarësisht nëse bëhet fjalë për mësime me dallime racore në shkolla, për vaksinat, mandatet, nëse kemi pushtim të kufirit jugor që do të lejonte ardhjen e elementëve kriminalë mes popullatës amerikane.Ata i përmbysën letrat.E bukura e vjedhjes së Biden-it është se në SHBA nuk diskutohet më se në ç’anë qëndron dikush.

Tani radikalët po shpenzojnë pa fund pë të na zhytur në borxhe. Kjo është më se e qartë.Ndodhi hyjnore është edhe ajo e 3 nëntorit.Doli diçka e mirë nga ajo. E mira është që mund ta kuptojmë tani dhe askush s’mund të mbajë qëndrim neutral: ose je me ne, pse je kundër nesh.

Ajo që kam bërë unë që ditën e parë dhe që kisha dhjetë vjet që e bëja para se të takoja presidentin Trump ishte krijimi i një lëvizjeje nacionaliste populiste në Amerikë dhe në mbarë botën. Do të vazhdoj ta bëj këtë për aq jetë sa të më japë Zoti! Por ajo që mund t’ju them është se kjo lëvizje politike do të marrë pushtetin në vitin 2022 në Kongres dhe pastaj do të marrë edhe Shtëpinë e Bardhë në 2024-n. Gjëja kryesore është të fitojmë njëherë dhe pastaj të sigurojmë të vendosim njerëzit e duhur për politikat e duhura.

 

E- Pyetja e fundit:

Pasi ta rimarrim partinë demokratike këtu në Shqipëri dhe bëhet konventa e radhës, a do të vini ju në Shqipëri dhe t’u flisni njerëzve?

S – Së pari, do të ishte nder për mua!

Së dyti, siç e thashë, Ballkani është qendra gjeopolitike…

E di që është e vështirë të flasësh kur je në gjendje lufte, por kjo është një nga kohët më të rëndësishme në historinë e vendit tuaj dhe rajoni juaj është ndër vendet më të rëndësishme në botë.

Ashtu si të jetë gjendja në Ballkan, është edhe gjendja në botë.

Ka ndodhur shpesh në të kaluarën.

Gjithçka në Luftën e Parë Botërore lindi nga Ballkani dhe ajo gjendje zgjati pothuajse 90 vjet, derisa ra Muri i Berlinit.Ballkani është shumë i rëndësishëm dhe lufta juaj është shumë e rëndësishme.

Do të ishte nder të isha aty me ju.

E- Është ky një premtim?

S- Po.

E- Faleminderit që ishit me ne dhe uroj të shihemi shpejt.

Ndoshta pas disa javësh do t’ju shqetësoj prapë. Presim me padurim t’ju shohim në Shqipëri.

Faleminderit!