Evdal Nuri: Ne, pandemia dhe varfëria…!

90
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Në çdo ambient tematika kryesore e bisedave është pandemia. E kam unë, apo e ke ti, ta dhash unë, apo ma dhe ti? Ku e more? Si u infektove?  Tani na dalin teza të reja: “Sipas analizës së ekspertit, është konstatuar nga ekspertët e huaj që personat që e kalojnë lehtë sëmundjen herën e parë kanë gjasë më të lartë të ri-infektimit, ndoshta sepse ata nuk kanë zhvilluar një përgjigje imune herën e parë.

“Rekordet” e ditëve të fundit.                                                                                      Po thyen “rekorde” nga koronavirusi . Numuri i të infektuarëve ka kaluar shifrat ditore mbi 1000. Nga M.SH, s’kemi pse “ankohemi”. Të dhënat e këshillat na i jep saktë, fjala vjen,      data 15-2-2021. Raste ditore 775, të shtruar në spital 547,  humbje jete12, numri i testimeve  2698, raste pozitive gjithësej 93850, të vdekur 1567, etj.. Këto ditë u morën masa të reja. Ndalimi i lëvizjes dhe puna në lokale nga ora 20.00 -06:00. Secili bën pyetjen, “A do të ndikojnë këto masa?”. Koha ka treguar se masa të tilla janë marrë  dhe më parë dhe kanë  dështuar. Shikoj që, nga ora 18:00 deri në orën 20 ka një lëvizje të madhe pas këtij vendimi. Kjo krijon premisa për shtim të rasteve . Ministrja jep alarmin, s’ka më shtretër në Tiranë, kurse zv. ministrja na thotë se, “Janë shumë të rrezikshëm personat që nuk respektojnë karantinën dhe dalin në ambient të hapur. Nëse kjo vazhdon, do të kemi rritje jo vetëm tek moshat 45-50 vjeç, por dhe më të rinjtë, që së fundi janë raste të rënda fatkeqësisht”. Këtu s’kuptoj, kujt ja thotë këto mendime ? M.SH. është pjesë e qeverisë. Të marri masa, si gjthë bota po s’ditën për të karantinuar e të sëmurët. Kjo situatë erdhi nga hapja e menjëhershme  pas karantinës.

Tani që duhet karantina, siç po e bën Franca, Greqia, në s’kemi takat dhe po e pësojmë. Gjendja është dëshpëruese. Kemi 11 muaj, duke jetuar me frikë. U ndamë nga fëmija, miqësia e shoqëria për së gjalli e në vdekje. Kthejmë kokën, devijojmë rrugën kur shohim njerëzit. Kur i takojmë s’i  japim dorën, duke ruajtur distancën. Po jetojmë me ankthin e me frikën e vdekjes që e kemi pranë sidomos moshat e treta. Ai(koronavirusi ) qejfin e ka me ne. Kështu i thash Mozës, mbesës sime të dashur. Edhe pse ne jemi më të bindur, më të urtë, duke mbajtur maskat, distancën, kontaktet ai  prap s’na ndahet. “Jo dajë”, më tha Moza, “Ju iu ka dashur perëndia që arritët në këtë moshë. Ai s’po kursen as 9-vjeçarët 30, 50-vjeçarët.” Kjo s’është punë muajsh, do të vazhdojë gjatë, shumë gjatë. Ajo që deklarohet është “maja e aizbergut”. Numrat që na serviren janë në propocion me testimet. Fjala vjen në 3000 testime dalin 900 të infektuar. Tani që po bëhen 4000 testime po dalin  mbi 1100 të infektuar. Po të bëhen 6000 testime do të dalin mbi 2500 të prekur. Sipas këtij arsyetimi shifrat që raportohen janë disa herë më të ulëta. .

Më e mira të vdesësh kur t’na e ketë caktuar Zoti.                                                    Mënyra si jeton, e afron ose e largon vdekjen. Di shumë njerëz që kur i vjen fundi bëhen pishman,  fjala vjen që kanë pirë duhan, alkool, drogë kanë bërë jetë të ç’thurur, por ka qënë vonë. Vdekja i ka rrëmbyer, duke mos i falur.Covid-i s’pyet si ke jetuar dhe a ke frikë apo jo?  Ai s’bën diferencim, je i pasur, apo i varfër, i mirë apo i keq, burrë apo grua, i ndershëm apo i korruptuar. Të gjithë janë të barabartë për të. Çdo ditë shqetësohemi. Herë nga ifektimet, herë nga numri i vdekjeve, herë nga të rejat e shkencës që s’i janë sot s’janë nesër. Varianti i mutacionit anglez ka ardhur dhe tek ne. Tani po flitet për atë të Afrikës së Jugut. Këto “siariqe”, na i japin punonjësit e shëndetësisë. Pra, siç e shohim përditë, covid-19 është shumë infektues dhe shumë i dëmshëm. Ai prek të gjitha organet. Prek edhe sistemin nervor. Prekja e sistemit nervor e bën të sëmurin ta vuajë edhe më shumë sëmundjen. Ecuria është më e pasigurtë dhe vdekshmëria më e madhe.

Pandemia dhe  varfëria.
Varfëria venit dëshirat. Njeriu ka shumë kërkesa, por jo të gjitha realizohen. Këto janë në përputhje me aftësitë e tij, por dhe nga gjendja social- ekonomike e situatës ku jetojnë. Të dhënat nga INSTAT tregojnë se numri i të punësuarve ka rënë mbi 30 mijë persona gjatë 11 muajve. Kriza e pandemisë është shndërruar në krizë ekonomike, duke ndikuar negativisht  edhe punësimin. I dhash këto shifra, mbase në këtë gjendje dhe fëmijët tanë më pak do t’na ndihmojnë. Karantina nxori mbi 50 mijë të papunë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se 50 mijë persona kanë humbur vendet e punës në 6 muajt e parë të vitit 2020. Kjo përbën rreth 6% të totalit të të punësuarve në vend. Pjesa më e madhe e tyre janë nga bizneset e vogla, ku numri i të falimentuarve i kalon 6300 . Borxhi real pritet të kalojë 90% të PBB-së, duke arritur në nivele të paqëndrueshme e kthyer në një rrezik edhe më të madh se pandemia. F.M.N projekton marrjen e një Eurobondi të ri me vlerë 500 milionë euro për të amortizuar pasojat e pandemisë. Kjo do na varfërojë më tepër. Sëmundjet e bëjnë edhe më të vështirë përballimin e  jetesës, sidomos në situatat që po kalojmë. Periudha e pandemisë ndikon në mënyrën sesi mendojmë dhe veprojmë. Por disa po pasurohen. E kam fjalën për farmacitë, laboratorët e analizave e spitalet private. Halli na ka çuar tek të treja. Çmimet e larta për një analizë, apo ilaç. Shërbimi në spitalet private  i mirë, por s’na e mban xhepi. Ja disa raste. Rasti parë, shpenzimet i kushtuan 150.000 lekë, vetëm ilaçe e analiza. I dyti ishte më i rëndë e vizitat, analizat e serumin e mori në një spital privat, shpenzoi 300.000 lekë. Rasti i tretë më i rëndi u shtrua në një spital privat për 13 ditë , duke shpenzuar 800.000 lekë. Ka dhe të tjerë që kurohen jashtë shtetit. Ata janë ata që na drejtojnë e na “japin mend”. Ku t’i gjej fukarai këto lekë? Atëhere do të pranojë pa dëshirë vdekjen. Në këto kushte është më tepër të ulin çmimet, duke u treguar human sipas betimit të Hipokratit. Sipas ekspertëve të shëndetësisë, fazat e pandemisë prej koronavirusit do të përfundojnë kur të krijohet imuniteti i tufës. Sa të  krijohet ky imunitet kanë vdekur mijra njerëz. Tani po flitet, se po të mbash dy maska, bllokon me 92.5% mundësitë që një person i infektuar të përhapë spërklat e tij në ajër, duke parandaluar kështu kthimin e tij në një burim të rrezikshëm infeksioni. Edhe këtë po e bëjmë. Situata globale e koronavirusit  është dëshpëruese. Në të gjithë botën numri i të infektuarve  me koronavirus ka kaluar shifrën e 107 milionë. Nga koronavirusi në botë kemi mbi 2.3  milionë të vdekur.

Shifra për historikun e pandemive në Botë.
Pandemia covid-19, vdekshmërinë për banorë e ka më të ultën , 39 persona për 1 milionë banorë në rank global. Gripi spanjoll në vitet 1918-19 pati një vdekshmëri jo të zakontë, me rreth 100 milionë të vdekur në rank global, duke shënuar edhe prevalencën më të lartë të jetëve të humbura mbi 57 mijë për 1 milionë banorë. Pandemitë e tjera kanë patur nivele shumë më të ulëta të vdekshmërisë. Më të rëndë ishin gripi i Hong-Kongut (1968-69) dhe gripi Aziatik (1957-58), me afro 300 dhe 400 vdekje për milionë banorë. Duke analizuar 200 shtete në fusha që lidhen me efikasitetin e karantinës, efikasitetin e qeverisë në menaxhimin e riskut, monitorimin dhe zbulimin e rasteve, gadishmërinë e sistemit shëndetësor, rezistencën rajonale dhe përgatitjen e emergjencave gjatë përhapjes së virusit covid-19, Shqipëria renditet në vendin e 88 në grupin e tretë, nga katër grupe në të cilat ndahet vëzhgimi.